E marte, 18.11.2025, 11:10 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Shyti: Baraka buzë kënetës

E marte, 18.11.2025, 06:55 PM


Baraka buzë kënetës

Tregim

Nga Vladimir Shyti

Pas një stuhije përzier me shi që zgjati pak minuta, ujrat e gjolit u rrëkllyen edhe disa herë me radhë nga veriu në jugë dhe nga jugu në veri, gjersa gjetën drejtpeshimin e natyrshëm dhe ranë përsëri në plogështinë e shtratit të kënetës. Babai hapi me vrullë derën e barakës të sapo përfunduar së ndërtuari dhe, vështrojë nivelin e ujit të shtuar nga stuhija e papritur në atë fund vere të vitit 1962. Më përkëdheli me një gëzim, që i gufonte nga përbrenda, kur pa barangën të pa cënuar dhe nivelin e ujit të shtuar nga stuhija që ishte shumë metra larg barakës.

Sapo ishim dyndur në fermën e sapo krijuar në Spitallë të asaj kohe komuniste, që shtrihej në periferi të qytetit të Durrësit ku, më tepër të jepte përshtypjen e një lagjeje ngjitur me qytetin. Hë për hë e kishim hedhur spirancën në Porto Romane te një farefis i nënës, ndaj, në kokën e babait po luftonte ngjallja me mortjen, gëzimi me dhembjen, çlirimi me ankthin.

-Këtu, së shpejti do të festojmë ditlindjen tënde birë, -foli midis entuziasmit im atë me vështrim nga çatia mbuluar mbi kapariata me katrama të zhytura në bitum sere. -Mbushë pesë vite, do të kem në krah…

Rrezet e diellit pasi shkërmoqën disa re qurrashe, hapsira qelliore mori sërisht pamjen e kaltër. Papritur,  nga pas barangës u shfaqën dy burra, njeri mbante një dosje të verdhë në njërën sqetull. Babai u ngrys në fytyrë dhe nxitojë t’u dilte para. Rrokën duart në mënyrë miqësore,  u ndjeva mirë dhe frika që më kaplojë në ato çaste më largohet si me magji. Ngadalë me çape të lehtë mbi lulet e kripës u afrova pa bërë zë. Njeri prej tyre, që bënte dëgjuesin më buzëqeshi dhe më rrahu supet e njomë.

-Lëvizja nga fshati në fshatë lejohet nga qeveria vetëm në raste të veçanta, megjithatë, kërkesa juaj për banim në katundin e Spitallës është aprovuar, -serioz i dërguari pushtetit dhe i afrojë në mënyrë solemne babait dosjen që mbante në njerën dorë. -Ku keni buajtur këto muaj?

-Kam shumë të njohur këtu, por së fundi te Tolë Ziu e Sotirë Biceri, -babait i doli zëri si telat e çakarduar të një violine.

-I biri Tolit, Jorgji Ziu dha jetën për këtë vend, -i dërguari mori një tjetër pamje si krenari për atë ç’ka po thoshte. -Mendojë se edhe Ti me familjen tuaj do të jeni besnikë Partisë së Punës të Shqipërisë.

-Deri në vdekje…shoku nderuar i Partisë, -tingëlloi fuqishëm zëri ngazëllyer i babait.

Pastaj, hyjnë në barangë duke përkulur disi kryet.

Unë u ula rrëzë një mezhde hendeku, para meje zgjatej fusha belik deri në kodrat e Kallmit mbi brigjet e detit Adriatik.

Mbasi shokët e pushtetit u larguan, im atë më njoftoi se, po shkonte të merrte nënën dhe vëllanë tim, i cili kishte kapërcyer tre vite jetë. Mbeta vetëm me shushërimën e dallgëzave që loznin me bregun e cekët të kënetës. Ujët e kripur të detit hynin nga Ura e Dajlanit dhe deri në qendër Spitallë kishte pak thellësi, mandej derdhej përsëri në detë, ku thellësia shkonte mbi gjashtë metra në afërsi të Porto Romanes. Në këtë zonë gjuhej nga peshkatarët durrsak me lundrat e tyre, që vozisnin, duke hedhur rrjetat ku të mundinin. E kisha humbur sencin e kohës, kur familja ime po afrohej pranë barangës. Babai tërhiqte nga pas një karro si ata që shisnin qymyr, ngarkuar me një pjesë të orendive shtëpijake, ndërsa nëna shtrëngonte prej dore vëllanë, që kërcente pupthi mbi lulet e kripës, e cila zotronte pothuajse tërë fushën belik rreth kënetës.

Mbas pak u futëm në barangë gjithë shëndeverë. Muret dhe tavani ishin të përbëra prej lese kallamash mbushur dhe savotuar me argjilë që gjëndej me shumicë në afërsi të kodrinave të Spitallës, dritarja shikonte nga qyteti, por vetëm një shtëpi në largësi dukej në horizont, ku ndante fshatin nga qyteti. Nëna përcillte një energji të shumëfishuar ndër ne dhe, me gaz në buzë na urdhëroi që të mblidhnim mbeturina e drurit, që ishin me shumicë rreth barangës të sapo ngritur.

Ndezëm zjarrin jashtë në oborrin e improvizuar, nëna vendosi mbi zjarrë kamjen e hekurt në formë trekëndëshi dhe,  mbi të tiganin e petullave për këtë rast të veçantë.  Tigani po i dukej aq i zi, sa ajo nuk po guxonte dot të hidhte në të brumin e bardhë që po e pregatiste im atë. Dukej sikur i gjithë ari dhe argjendi i botës qe grumbulluar në barangën tonë. Dhe gjithçka, sende e gjallesa, po praroheshin në atë galvometër gjigantë, sikur komunistët ishin bërë më të pasurit e botës dhe ne do të jetonim parajsën. Por babait, dukej qartë se po i mjaftonte vetëm e tashmja. Lëpirjet e valëve  të kënetës së kripur, që tani ishin qetësuar në shtratin e vet, dukeshin sikur po e lyenin barangën me fosfor. Vendi ku ne ishim ngulur dukej sikur ndriçohej që lartë nga një hënë e plotë, kurse hënë nuk kishte fare. Gjithçka vezullonte nga një dritë e brendshme, që buronte nga shpirti ynë i lumtur, që më në fund ishim bërë banorë të Durrësit, që gjithkush në Shqipëri e ëndërronin, megjithëse ligji s’e lejonte lëvizjen e lirë të popullit, politikë komuniste e asaj kohe tepër të vështirë.

***

Viti kalojë pa u ndjerë, veç dimrit të acartë.

Me komshiun në largësi kishim arritur një farë shoqërie, por kur im atë zbuloi një mini ishull në mes të kënetës, që përmbante brenda tij një burim uji të ëmbël, u duke sikur diçka u fut midis nesh, diçka që na afronte e na largonte njëkohsisht. Megjithatë prindërit e mi bindën veten si ndodhira të zakonshme midis fqijve. Babai kthehesh i lodhur nga porti detar, ku punonte si hamallë në ngarkimin dhe shkarkimin e mjeteve detare dhe, mbasditeve punonte me nënën në kopshtin që e kishin ngritur në atë sop prej tridhjet, apo dyzet meter katror, që ngrihesh paksa mbi sipërfaqen ujore të kënetët afër pesëqindë metra nga bregu.

Në njerën nga ato mbrëmje të vjeshtës, që sapo nëna kishte ndezur llampën e vajgurit brenda ambientit të barangës u dëgjua lehja e qenit, të cilin im vëlla e kishte gjetur nën tubat që përcillnin ujrat e zeza të qytetit drejt derdhjes në bregun e Porto Romanes. Unë ndeza kandilin dhe dola të shohë në oborrë. Silueta e babait u duk në breg të kënetës me pantallona të përveshur deri rrëzë kofshëve. Ishte kohë zbatice, kur uji tërhiqej nga deti, dhe kopështi dukej më qartë nga largë e, thellësia e ujit shkonte deri te gjuri i të rriturve. Nëna e rënduar nga shtatzania doli nga baranga e shqetësuar nga lehja e pa ndërprerë e qenit.

-Mjaftë Fjori!- thirra fortë në drejtim të kafshës.

Babai uli kanistrën me zarzavate dhe pjesën e ngritur të pantallonave. Përkëdheli Fjorin dhe bëri me dorë nga një udhë qorre ende të pashkelur nga familja jonë.

-Dikush po afrohet, shkoni brenda!-urdhëroi im atë, duke më marrë kandilin nga dora.

Nëna zuri të pregatiste harxhën e fasules që ende ziente në një tenxhere xhingu mbi sobën e llamarinës sajuar nga babai. Unë i bëra me shenjë vëllait që të dilnim jashtë nga dritarja, që ne fëmijët e kishim kthyer në derë të dytë. Kërcyem pa bërë as më të voglën zhurmë, shkuam nga pas ndërtesës së drujtë dhe, zumë vend pas një tufë zhuke në formën e një guve, kureshtarë për ardhjen e të huajit në shtëpinë tonë largë të tjerve.

-…duhet të ankohesh në këshillin popullor, -dëgjuam pas zhukave zërin e të ardhurit. -Tashmë edhe ju jeni banorë si gjithë të tjerët, elektriku nuk është pronë e disave. Para Partisë jemi të gjithë të barabartë. Ne u përballëm me armiqtë dhëmbë për dhëmbë, komunistët vetëm letra shkruanin kundra pushtesëve.

Errësia po mbulonte gjithçka përreth. E zbehur kishte dalë hëna. Fjori ishte qetësuar dhe diçka brente me dhëmbë brenda stelës së llamarintë. Kërciti stoli gjatosh ku qëndronin të ulur babai dhe i huaji. Ne s’kuptonim asgjë nga ato që thuheshin aty.

-Jemi disi largë nga qyteti…-i qetë zëri babait.

-Dy a tre shtylla nevojiten nga shtëpia e Murat Agasit dhe vjen elektriku këtu tek ju, -zëri pasionant i të ardhurit.  -Vetë e kërkuan komunizmin, tani t’i përgjigjen popullit!

Fjalët e të panjohurit po përtëriheshin me bujë në një formë bërtitje si një koshere e zgjuar nga dremitjet e natës prej diellit. Ato shkriheshin si avujt e ujit të kënetës dhe pushtonin mendime të reja për ngjarjet mbas luftës së dytë botërore në vendin tonë, ku mbizotronte jehona komuniste. Im atë dukej i shtangur, hija e tij nën dritën e kandilit u zvogëlua në murin e qepiçtë të barangës. Vetja po i dukej një thërmijë e jetës, ku dielli i së nesërmes ndoshta do t’i sillte edhe atij diçka të shumëpritur ashtu si bimëve të gjithësisë. Ai vetëm heshtë…, diçka bluan në mendje, që e bën të panjohurin të mendohet për fjalët e thëna.

-Eshtë hapur fjalë, që këneta jonë do të thahet, -theu heshtjen hija e stërgjatur. -Në një kohë, që e dinë mjaftë mirë dhe nuk po e zbatojnë projektin italijan, që qytetin e Durrësit e kthen në një ishull, duke thelluar kënetën në përmasat e zakonshme të lundrimit. Një urë gjigante mbi urën e Dajlanit dhe, ja, qyteti ynë bëhet i veçantë, si Vencia e Italisë fqije.

-Eh, ç’të mira do të ketë?-babai e sheh në sy.

-E ardhmëja, miku im, -u shpërfaqë tjetri me zë të tjetërsuar, -por, për këto e të tjera do të flasim më vonë.

Sakaq nga qyteti u dëgjua si gjithmonë zëri Hoxhës nga maja e minares, që nuk kuptohej se ç’predikonte dhe, tepër e habitshme për ne fëmijët u dëgjuan dhe këmbanat e kishës-manastirë të Shën-Vlashit, që ngrihej në anën tjetër të bregut kënetës përballë mini ishullit tonë.

Babai vërejti rrotull si ujk, bluza e pambuktë i zbuloi paksa njerin sup:

-Nuk do të ketë më, një herë tjetër…

-Ju tashmë jeni pjesë e këtij qyteti, -Tjetri u ngrit në këmbë.

Im atë i uroi thatë natën e mirë, i panjohuri mori shtegun nga pas barangës, Fjori lehu brenda stelës dhe errësia mbuloi gjithçka përreth.

***

Ishte dhjetor. Gjithçka e vjeshtës së fundit ishte se, baranga kishte filluar të pikonte nga shirat, Tasat e aluminit të vendosur nga prindërit në ç’do rrjedhë të tavanit, hera, herës nuk mund të përballonin ujin e tepërt dhe, si pasojë dyshemeja e dhertë në disa vënde kthehej në baltë. Ne dy vëllezër qëndronim mbi shtretërit e drunjtë derisa vrratat e baltës thaheshin dhe merrnin pamjen e mëparshme.

Atë mëngjes dimëri, Fjori qeni ynë kishte hyrë brenda në barangë dhe nisi të lehë te fundi i shtratit të Yllit, vëllajit tim më të vogël se unë. Nëna lante në një govatë druri disa tesha nën një kthinë me kallama rrethuar e mbuluar me katrama, ku me anën e disa drurëve të lahtuara me sqepar,  mbështetej mbi faqen me pamje nga këneta të barangës. Ne u ngritëm vërtik nga shtretërit, i hodhëm disa grushte ujë fytrës nga kazani i shplarjes së teshave, hëngrëm si ç’do mëngjes nga një fetë bukë të lyer me marmalatë molle pregatitur nga nëna më herët dhe, dolëm në breg të kënetës, nga pas na ndiqte qeni ynë besnik.

Tërë natë kishte uluritur një stuhi e paparë nga ne, por nga mëngjezi ishte qetësuar dhe rrezet e diellit po vendosnin rregullin e natyrës. Gjysma e gjolit, e braktisur nga furtunali dhe ujrat e zbaticës  nga ana e Dajlanit, si gjysma tjetët e hënës së ngrënë, duke u tretur në pafundësinë e errësirës që kishte gllabëruar gjithçka. Por, për ne fëmijët ishte një argëtim, shkuam me vrap në ishullin tonë. Nuk kishte asgjë, veç kërcellave të tharë të zarzavateve të stinës që kishte kaluar tashmë. Pimë ujë të freskët nga burimi dhe morëm arratinë andej ku ujrat nuk i trembeshin zbaticës së madhe. Për ne ishte diçka e magjishme të ecnim mbi shtratin e zbrazur të gjolit dhe, m’u kujtuan fjalët e të panjohurit që kishte folur me babain për tharjen e kënetës.

-Kthehemi!-më përmendi im vëlla, kur kishim arritur përtej gjysmës të kënetës, kur vështroi “kortezhin” e lundrave, që peshkatarët i tërhiqnin zvarrë mbi llumë mjetet e tyre  të peshkimit.

-Shkojmë nga rruga!-thashë dhe shkuam nga një shteg i shkelur anës një kanali kullues, i cili vinte nga qendra e Spitallës dhe derdhej në kënetë.

Aty ku mbaronin lulet e kripës, Fjori ndali hapat mbi një shtyllë të rrëzuar telefonike dhe zuri të përmjerë me një putër të ngritur lartë mbi shtyllë. . Mbas pak minutash arritëm në rrugën e kalldrëmtë që të çonte në qytet. Disa shtëpi të rrallë me gardhe rrethuar, si dhëmbë të rënë në gojën e një plaku rrjeshtoheshin anës udhës dhe, në anën tjetër varjonin kodrat e Durrësit buzë detit Adriatik, nga vila e Zogut deri në shkëmbinjtë e thepisur të Porto Romanes. Ndaluam hapat para shkollës Jorgji Ziu, zemra më rrahu me vrull. ”Më prit edhe një vit, shkollë e dashur!”i ngazëllyer shqiptova me vete. Një karrocë e mbuluar e tërhequr nga dy kuaj të fuqishëm po vinte nga dyqanet dhe shkonte për në qytetë. U fshehëm pas trungut të një peme stërmadhe të goditur nga rrufeja dhe, sapo karroca arriti bri pemës vrapuam edhe u ngjitëm pas saj që tundej e shkundej në rrugën e gurtë. Ashtu të varur  dhe, duke qeshur me njeri-tjetrin bëmë një cop rrugë, sakaq kuajtë ndalën, u shkëputëm dhe tentuam të largoheshim, por karrocieri kishte zbritur shumë shpejtë dhe na fishkëlloi me kamxhik duke thënë fjalën; rrugaçër. Im vëlla zuri të qante. Karroca vazhdoi udhën dhe ne dy vëllezër që fërkonim me pëllëmbët e duarve vithet e mavijosur nga kërbaçi.

Pasi qetësoi Yllin dhe u shqetësova për zhdukjen e momentit të Fjorit, ku im vëlla e kërkonte tek unë me të qara, kafsha papritur, mbuluar i tëri nga pluhuri rrugës i’u hodh në gjok. Pastajë, vazhduam drejt deri te një harkore që mbahej nga dy shtylla  e gjitha metalike, ku ndante qytetin me fermën e Spitallës. Disa metra më tutje ishte spitali Durrësit, ku ishte instaluar në ish makazinat e italianëve, përshtatur më së miri në shërbimet mjeksore të shëndetit për popullatën.

Vendosëm të ktheheshim në barangën tonë buzë kënetës, morëm rugën e pluhurtë që të çonte tek shtëpia e Agasëve. Njëri prej djemëve të Muratit na preu rrugën me një skelet të ndryshkur automatiku, duke zbardhur dhëmbët. Nuk treguam interes, ishim të vonuar dhe, vrapuam nga shtegu midis fushës drejtë vendit ku jetonim largë të tjerëve. Dera e barangës ishte hapur, Fjori futi turinjtë në kusinë e ujit që ndodhej para kthinës, ndërsa ne u futëm brenda duke fshehur vërratat e kamzhikut, por u shtangëm!

Babai përplasi grushtet fortë, por duke i mëshuar suprinës të sobës, saqë brryli tubit lëvizi nga vendi. Cullufet e flokëve i kishin rënë në dy anët e fytyrës së përflakur. Ishte hera e parë që e shihja në atë gjëndje. Nëna kishte mbështetur kryet në njerën dorë mbi gjurin e vet ulur mbi shtratin tim.

-Dilni jashtë djema!-me të butë babai na nxori jashtë nga baranga.

U pamë sy më sy dy vëllezër dhe nxituam hapat nga pas ndërtesë pranë dritares, ku njera kanatë ishte gjysmë e hapur mbuluar me një perde puplinë.

-Më larguan nga puna derisa të mbyllet çështja, -zëri babait vinte i trishtë nëpërmjet perdes.

-Kush ishte ky provokatorë?-ngriti zërin nëna me të dy duart mbështetur mbi barkun e fryrë nga shtatzania.

-Operativi zonës, ngulmonte në mos raportimin tim në polici. Për atë m…nuk më foli asgjë.

-Mbase duan të na largojnë nga Durrësi, -sytë dhe ato duar të magjishme mbledhur kryq mbi gjujë, çdo muskul transmetonte në mënyrë plastike përjetimin e ethshëm të nënës. -Hidhu një vrap te Toli!

-Nuk bën, moj grua, -i prishur në fytyrë im atë. Rreth buzëve iu zgjuan disa valë të vogla që përpëliteshin, duart iu mbërthyen me njëra tjetrën, fytyra burrërore u zhduk, tensioni brengosës e ktheu në zhgënjim. Ai kishte humbur;për një hop nguli vështrimin në fytyrën e nënës si i hutuar, sikur nuk po kuptonte se ç’po ndodhte, pastaj, befas, u ngrit nga vendi, i rrahu njerën shpatull partneres dhe doli jashtë nga baranga.

Ne e ndoqëm me sy, mori rrugën e qytetit, Fjori i, u ngatërrua nëpër këmbë, përkuli trupin, përkëdheli qenin dhe vazhdoi të ecte në shtegun midis belikut. Ylli vrapoi pas qenit, lidhja e tyre ishte tepër e ngushtë, saqë edhe flinte me të mbasditëve. Unë hyra kokëulur në barangë, nëna nuk kishte lëvizur nga vendi. Tmerr përpara një reje të padukshme që varej pezull mbi kryet e saj. Po, të tilla ndjenja është e vështirë të çansohen dhe të analizohen, mbasi ato janë të befasta dhe të skllavërojnë shpirtin, sidomos, kur po kalonim një jetë tepër të vështirë, të cilën po na e serviste ky qytet.

-Pregatituni, biri im, do të shkojmë në Bubullimë te nënëdaja!-u shpreh ajo e mbytur nga lotët.

Mbeta i shushatur para saj. A mundet vallë të shpjegohet se përse disa njerëz që nuk dinë notë hidhen nga maja e urës për të shpëtuar një që po mbytet?Tek unë në ato çaste ndërhyjnë forca të brendëshme të pakuptimta që më shtyjnë drejt ujit. Por, në atë gjëndje që ndodhej ime ëmë, pas gjithë atyre sakrificave që kishin kaluar dhe po kalonim, i duhej vetëm një fjalë e mirë, për t’i dhënë kurajo.

-Babi e kundërshtojë të huajin, unë me Yllin e dëgjuam pas kules së zhukave, -dhe e rroka në qafë. -Te nënëdaja do të shkojmë pasi të lindësh bebin, kështu ka thënë babi.

-Ejjj…po vjen uji nga deti!-u dëgjua zëri vëllait nga jashtë.

-Eja mama, batica pos jell ujin rishtas në kënetë!

-U rrite para kohe biri im.

Dhe tani përfytyroni gjëndjen tonë shpirtërore. As unë nuk e di ta shpjegoj, qëndronim disa metra larg buzës të kënetës, ngulur aty në mendime kapitse e dëshpëruese, ndërsa uji sa vinte e mbushte kënetën.

***

Fati shoqëron të fuqishmit dhe ata që janë këmbëngulës. Për muaj të tërë, si skllavë, tregtohet i vuajturi, megjithatë i bindur në pafajsinë e tij. Dhe vet qeveria e do njëriun e thjeshtë, që mësohet me elementin fat, mbase ky ishte jashtë çdo kuptimi. Edhe familja jonë bie në duart e një njeriu hiç, por të rekomanduar, i cili trazojë një rehati të zgjedhur midis të mirës së më të keqe. Im atë luftoi vetëm dhe me të tjerë provokatorë, ku i afrohet madhështia, por duke mos qenë në gjëndje t’i bëj për vete favoret e tij, pasi nuk bashkëpunoi me spiunazhin e sigurimit të shtetit komunist. Ai u mundua të arrijë ta kapë e ta mbërthejë me forcë momentin e dhënë, duke i shpëtuar dhe arratisjes nga Durrësi.

Muaji Mars e kishte mbushur Spitallën me mimoza e të tjera lule pranverore, ndërsa unë pres padurim Shtatorin, ku do të shkoja në shkollë në moshën shtatë vjeçare. Baranga nuk na mbante më, sa do që im atë e meremetonte pothuajse çdo fundjavë. ”Ishulli”ynë u braktisë, pasi sekretari partis me disa të huaj inxhinjerë si Sovjetik dhe Italianë e tjerë që u shkonin nga pas, po projektonin tharjen e kënetës. Jeta jonë po bëhej tepër e vështirë:nëna kishte lindur dhe, foshnja vëllai ynë ndërrojë jetë ende pa mbushur vitin, kur nëna dhe ne dy vëllezër vajtëm të kalonim dimrin te nënëdaja në fshatin Bubullimë të Lushnjes.

Në të dielën e fundit të muajit, babai po merrej me të çarat e tavanit të barangës, ndërsa nëna po pregatiste ushqimin e drekës në kthinën e rrënuar nga agjentët atmosferik. Unë dhe im vëlla po shulleheshim pas barangës ku dielli hidhte rrezet pingul, me këmbët e mbledhura në çizmet e llastikut që na shtërgonin gjer përdhe. Andej nga ura e Dajlanit, nga ku kishin filluar punimet e para për tharjen e kënetës, u dukën disa persona që vinin anës bregut drejtë barangës tonë. Im atë la punën kapërceu pragun dhe doli në oborrë që të presë të ardhurit. Ai u step, një frikë e pakuptueshme u dallua në fytrën e djersitur, stepja iu bë e padurueshme derisa, ai që udhëhiqte grupin u afrua dhe rroku duart me babain në mënyrë tepër miqësore. U bashkua edhe nëna, e cila pas përshëndetjes e ftojë të sapoardhurin të hynte brenda, por ai me mirësjellje s’pranoi. Pastaj, me një buzëqeshje të lehtë i dorëzojë një zarfë të madhë jo postar të pa mbyllur tim eti dhe tha:

-Vijë me urdhër nga komiteti Partis Durrës. Tashmë ju dhe tërë Spitalla jeni qytetarë të Durrësit, ndaj ju lutem bëni çmos të largoheni nga këtu!Jeni të lirë të jetoni kudo në qytet, arsyen e largimit mund t’a gjeni në shkresat brenda zarfit. Punimet për tharjen e kënetës së shpejti do të arrijnë edhe këtu, ndaj ju lutem…

-Ju lutem unë të më jepni pak kohë, që të mundem të kërkoi një tjetër streh, -e ndërpreu im atë dhe buzëqeshi hidhët dhe i përhumbur shtoi;-Ju shkofshin mbarë punimet!

-Hë, dhe diçka tjetër, -shtoi i dërguari komitetit, duke i rrahur supet në të ikur. -Baranga do të na duhet për ca kohë, mos e prishni!

I dërguari u bashkua me grupin dhe shkuan andej nga erdhën. Babai mbeti si hu i ngulur në tokë, papritur filloi të dridhej si gjethe, madje mbylli sytë për një çast. Duke shpresuar se objekti i tmerrit të tij të ishte iluzion, hapi sytë dhe u ulë në bishtë pranë dy fëmijëve, ne e rrokëm në qafë.

-Ku do të mbytemi Kristo?-dhe lotët e nënës tregonin pasiguri dhe kthim prapa, nga ku kishim ardhur.

-Lufta vazhdon, moj grua, - dhe im atë u ngritë vërtik në këmbë dhe u mat të largohej. - Kam diçka në mendje, po shkojë.

-Dreka është gati, ha dy kafshata, mandej shko!- iu lutë nëna me një zë në të qarë.

-Farmakë, -murmëriti si me vete babai, na puthi kryet ne fëmijëve dhe u largua.

Unë u ngrita, mora Fiorin para duarëve dhe shkova nga bregu kënetës. Nuk mundesha të pranoja largimin. Më pëlqenin gjelbrimi, mëngjeset e qeta plot diell, zërin e hoxhës majë minares, tingujt e kambanave të kishës, që më jepnin shpresën e së ardhmes. Por, njerzit me të cilët jetonim në këtë qytet, më kishin mërzitur, ata më dukeshin të huaj, madje edhe herë-herë të poshtër. Ndoshta vetmia prej disa vitesh largë njerzëve më kishte bërë të gjykoja, aq sa mund të kuptoja në atë moshë të mitur. I dërguari nga komiteti ekzukutivë, me atë buzëqeshje të shtirur në buzë, me ato fjalë përkëdhelëse, që për familjen tonë ishin vrastare, me syrin dhe veshin që miklon dhe përgjon njëhkohësisht, e me ato duar të trasha e të gjëra ngjan si mëshirim i vërtetë i një burgu jetësor familjarë. Ai u largua, duke i lënë babait vetëm një zarfë të hapur, pa pritur përgjigjen dhe problemin, që mund të kishim ne si familje.

Im atë u kthye në perëndim të diellit, nëna hynte e dilte si fantazëm në barangë. Ushqimi drekës ishte i pa prekur, fati ynë varej tashmë vetëm nga babai. Ai na mblodhi në stolin e gjatë para derës me dru pishe të barangës me një gëzim dhe vetëbesim, që i përshfaqej në fytyrë dhe, në mënyrë solemne, duke i shkëlqyer sytë njoftoi;se kishte gjetur streh në një mulli të braktisur, ku zoti mullirit ia kishte shitur për pak para. Objekti ishte rrëzë kodrinave të qytetit, por duheshin disa ditë punë që të bëhej fuksionale për shtëpi. Ne kërcyem përpjetë duke përplasur duart tepër të ngazëllyer dhe i’u hodhëm babait në grykë, duke fshirë fshehtas lotët e gëzimit.

Kalua disa ditë, ç’është e vërteta shumë rrallë janë këto emocione në jetën e njeriut që pret me padurim diçka që i ndryshon jetën. Kjo është një bukuri shpirtërore, që zgjohet papritur, shpërthen turbullirën dhe, ndez ngjyrat llamburistëse, të blaton larminë e pafund të luleve e kënaqësisë që e përqafon me shumë ëndje. Dhe, ajo ditë ngazëllyese, që lindi nga një natë e troshitur prej kaosit të rrëbeshit të larë nga një shi, rruga drejtë mullirit-shtëpi shkëlqente, qielli i bruztë me retë që largoheshin tutje nga veriu ndriçonte, aty këtu degët e mbushur me lule si pishtarë ngjyra ngjyra midis atij gjelbërimi, që qyteti Durrësit e kishte me shumicë. Ajri, i përshkuar nga rrezet e diellit pranveror dukej aq i tejdukshëm sa që kodrinat e bregut buzë detit dukeshin shumë afër, sikur ishin mbledhur të festonin për ardhjen tonë, ku kudo ndihej thirrja gjallëruese dhe e vendosur e natyrës dhe zemrat tona vetvetiu i bindeshim asaj.

Tashmë ne ishim qytetarë me të gjitha të drejtat ligjetime. Gjithçka, përpjekjet e dëshiruar tani treten, në forma më të pastra e më fisnike, të qetësuar nga ndjesia e pajtimit dhe e njësimit më të lartë me qytetin. Kishim gjetur një tjetër çati, por baranga buzë kënetës, që nuk u braktis kurrë nga Fiori u bë kujtimi më i vyer, e cila ishte e pranishme në të gjithë bisedat midis miqëve. Familja ime u gozhdua në një lagje të qytetit, ku gjithkush kërkonte të tashmen, secili në punë të vet, ku nanurit veç veten e vet, por pa dobi se lubia e rrëmben dhe për qytetarin e ndershëm veç mundimi ka pjesë.

Fund



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx