Kulturë
Ilir Muharremi: Fryma e Gështenjës me peizazhe magjike
E shtune, 15.11.2025, 06:57 PM

Fryma e Gështenjës me peizazhe magjike
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Natyra
është frymëzim për çdo artist, melodia e gjetheve, aroma e luleve, kaltërsia e
qiellit të pafund prek ndjenjën artistike e cila rrafshon nën tingujt e
ngjyrës. Peneli tregon mprehtësinë aty ku qielli e toka krijojnë sonete. Natyra
ringjallet brenda bukurisë së saj, optika e syrit ndez fenerin e magmës së
brendësisë dhe rrëshqet pa kushte nën këtë impresion. Mbrëmja poetike u mbush
me kujtime dhe zëra të njohur artistë,
ish-studentë të profesor Agim Vincës dhe dashamirës të poezisë që kapën fjalën
e tij me vëmendje. Profesor Vinca rrëfeu me ndjeshmëri episodet e shumta të
vizitave të tij në Deçan dhe rrethinat, udhëtimet në Drenoc, Kodrali, Voksh,
Prilep, Strellc dhe takimet në Dubovik vendet që përbëjnë një auditori të
ngrohtë kujtimesh për të. Ai përmendi me mall edhe emra njerëzish dhe vende që
i kanë shënuar shpirtin, duke treguar se lidhja e tij me këtë trevë është e
thellë dhe e qëndrueshme. Fjalët e tij, të thëna në një ton mes melankolie dhe
mirënjohjeje, kthyen mbrëmjen në një homazh të përbashkët ndaj atyre peizazheve
dhe njerëzve që e kanë shoqëruar gjatë rrugës së krijimit.
Dita
e tretë e manifestimit i kushtohej
letërsisë. Në ditën e katërt të manifestimit u hap ekspozita me punimet e
realizuara gjatë Kolonisë së Piktorëve (tri netë e katër ditë) në Belle Resort.
Ekspozita u organizua në Qendrën Rinore “Fitnete Ramosaj” dhe paraqiti një
përzgjedhje të veprave të krijuara gjatë qëndrimit në ambientin tradicional
prej guri e druri, të rrethuar nga Bjeshkët e Nemuna. Në të njëjtën hapje u zhvillua
edhe panairi i prodhimeve vendore dhe një program artistik që pasuroi më tej
atmosferën kulturore të ditës.
Fjalën
përshëndetëse e mbajti Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj më pas
përshëndetën të pranishmit Ramush Haradinaj dhe piktori Musa Prelvukaj. Hapja
zyrtare u përmbyll me një interpretim tradicional vallen e Ansamblit të Deçanit
që theksoi lidhjen midis trashëgimisë dhe krijimit bashkëkohor.
Ekspozita
përfaqësoi frymën dhe pasionin e kolonisë piktorët prezantuan punime të ndryshme,
nga portreti dhe peizazhi deri te kompozimet që marrin frymëzim nga tradita dhe
natyra vendore. Përmes këtyre veprave, Deçani u promovua si vend i pasur me
identitet artistik dhe si hapësirë e bashkëpunimit ndërmjet artistëve nga
trevat mbarë shqiptare.
Një
falënderim i veçantë shkon për menaxheren Saranda Ahmetaj dhe stafin e Belle
Resort për mikpritjen, si dhe për të gjithë piktorët që dhuruan nga një vepër
për fondin artistik të komunës. Piktorët pjesëmarrës: Musa Prelvukaj, Skender
Idrizi, Sabri Behramaj, Xheneta dhe Agim Kadillari, Agron Ujkashi, Xhevdet
Dula, Nagip Berisha, Bija Jasiqi, Saba Berisha Ismajli, Kaltrina Hoti, Greta
Tahiraga, Lindita Dedvukaj, Katarina Kushi, Musa Kalaveshi, Genc Gjoka, Cano
Duli, Fatos Bylykbashi, Nexhmi Bardhi, Fehmi Hoxha, Arianit Alimusaj, Blerim
Tahiraj, Besim Dedaj, Anton Krasniqi, Afrim Fetahu, Bledar Cakalli dhe Agron
Mulliqi , Isa Alimusaj, Nezir Ramosaj, Melisa Ukshinaj.
Peizazhi
si triumf dhe sfidë. Aty ku ngjyrat nuk janë thjesht pigmente, por dëshira që
bëhen pamje, e kuqja shpërthen si një
vullkan i fshehur, e verdha si një klithmë e diellit, bluja zbeh si një mendim
i thellë. Në këto tablo ngjyrat sillen si forca që kërkojnë formë dhe forma është përkohësia që i bën të
kuptueshme.
Tonet, një hierarki e fshehtë. Tonet e errëta sillen
si kujtimet dhe hije që shtyjnë ngjyrat drejt lartësisë, tonet e lehta janë
afirmim i vetëgjallërisë. Kur e kuqja përplasët me të kaltrën dhe e verdha
thyhet në portokalli, na shfaqet një dialog i dhunshëm midis dhimbjes dhe gëzimit midis dhimbjes që krijon thellësi dhe gëzimit
që ndez sipërfaqen. Harmonia është një marrëveshje e dhunshme, piktori nuk
kërkon paqe, ai kërkon një pajtim midis kontrasteve. Në njërin punim, dorëzimi
i furishëm i impastos krijon relievin e një bote të gjallë, ku dora shtyp dhe
lëshon njëherësh. Në tjetrën, majat shkëmbore ngrihen si dëshmitarë të një
morali natyror të pamëshirshëm, të
bukur, të egër. Lëvizja, kthehet nga brendia. Veprat tregojnë një ritëm diagonal,
një drejtim që ngjitet si një vullnet
drejt majës. Përdorimi i lëvizjeve të forta dhe harmonia e ngjyrave tregon se natyra këtu nuk është e qetë ajo kërkon, shtyn, përplaset. Kjo lëvizje
është instinkti i njeriut për të kapërcyer veten vullneti për t’u ngjitur, për
të bërë nga peizazhi një pasqyrë të shpirtit. Trashësia e ngjyrës, gërvishtja e
shpërndarja e pigmentit tregojnë për një gjendje ku autori është betuar të mos
fshehë dot emocionin. Aty ku furça është e ashpër, gjuha e piktorit flet me zë
të lartë, aty ku shtresat janë të holla, tingëllon një heshtje e përgatitur. Së
bashku, krijojnë një orkestër me dinamikë estetike.
Malet
që ngrihen të kristalizuara përfaqësojnë prozën, strukturën, apo edhe
moralin, shpirtëzimi i ngjyrave dhe
lavërdisja e ngjeshjeve ngjajnë me një Dionisian që feston dhimbjen si lindje.
Ekspozita e kësaj kolonie na thërret të pranojmë të dy, lojën, uraganin
ngjyror, urtësinë, dinamikën, bukurinë e
peizazheve të Deçanit. Çdo mal,
çdo pemë, çdo gërvishtje tregon një
histori të brendshme. Natyra nuk është
thjesht ambient, ajo është mësuese,
gjyqtare, shpresë dhe jetë. Kur shikon këto punime, mos kërko vetëm imitim të
realitetit , kërko atë që realiteti do të bëhet pasi t’i kemi përballuar, një
forcë e përfytyruar, një dokument i vullnetit njerëzor.
Ekspozita
nuk ofron vetëm rehati estetike ajo
kërkon pjesëmarrje aktive. Ngjyrat janë urdhra, tonalitetet provokime.
Harmonitë janë fitore të përkohshme mbi kaosin. Kush hyn këtu, le të shkojë i
gatshëm të shohë, sonete ngjyrore dhe del i ndryshuar. Sepse në fund, piktura e
peizazhit është vetë një thirrje për afirmim
bëhet nga jeta, nga dhimbja dhe nga bukuria një vullnet për ekzistencë më të lartë.
I
gjithë manifestimi u organizua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës z.
Bashkim Ramosaj dhe Ajne Iberhysaj. Ky ishte edicioni i shtatë , i cili u mbajt
prej datës: 21 - 24 tetor 2025.















