E enjte, 13.11.2025, 11:54 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë festoi 23-vjetorin e themelimit të saj

E enjte, 13.11.2025, 06:53 PM


SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” NË GJAKOVË, FESTOI  23 VJETORIN E THEMELIMTI TË SAJ

Nga Tahir Bezhani

Me 12 Nëntor, 2025, në mënyrë solemne, ”Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, shënoi  23 vjetorin e themelimit e saj. Për rrugëtimin e 23 vjeçar, punën  dhe sukseset e arritura, sfidat në jetën e përditshme disavjeçare të veprimtarisë, foli Prof. Xhevat Koshi, më i vjetri anëtarë, njëri ndër themeluesit e kësaj Shoqate intelektualësh gjakovarë. Ai ceki disa nga emrat  e  personaliteteve të shquara të jetës  kulturore e shoqërore të Gjakovës ,si të ndjerët, Prof. Dr. Besim Bokshi, Dr. Pajazit Nushi, Prof. Gexha etj. të cilët janë pjesë e historisë së kësaj shoqate intelektualësh gjakovarë. Foli edhe Mr, Muhamet Rogova, njëherit njëri nga  më të vjetër të SHI.”Jakova” në Gjakovë.

Ceremonia e manifestimit të 23 vjetorit të themelimit të SH.I “ Jakova” u mbajt në Sallën e Konferencave, të hotel “ Çarshia e Jupave”, ku morën pjese  një numër i konsiderueshëm aktivistësh të dëshmuar ndër vite, pjesë e aktiviteteve të përditshmërisë jetësore.

Kryetari i SHI “Jakova”  Prof. Dr. Ruzhdi Sefa,  foli për sukseset e përbashkëta të arritura në jetën kulturore e shoqërore të Gjakovës, si dhe, synimet që bashkërisht të vazhdohet me punën intezive në vitet në vazhdim për të dhënë  kontribut në të gjitha fushat e jetës, në këto kohë të ngarkuara me shumë sfida. Vetëm të bashkuar e me guxim intelektual, mund të arrijmë suksese të dëshiruara dhe të dëshmuara.

Në këtë solemnitet, si pikë  referuese ishte Mbajtja e Ligjëratës promovuese të fituesit të Çmimit “Guximi intelektual” për vitin 2024,nga z. Bajram Kabashi, gazetarë dhe publicist i njohur. Z. Kabashi, në ligjëratën e tij, përmendi sfidat e kohës në të kaluarën dhe  guximi për ta prezantuar realitetin jetësorë gjatë karrierës së tij mjaft të bujshme.

Ndër të tjera, Kryesia e SHI. “Jakova” dhe kryetari. Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, si pjesë të programit patën edhe  ndarje të Mirënjohjeve dhe  kartelave të Falënderimit, si mirënjohje për  arritjet të përbashkëta dhe angazhimin e vazhdueshëm në kuadër të SHI.  ”Jakova”.

Në fund folën disa përfitues të Mirënjohjeve duke falënderuar SHI. “Jakova” për përkujdesjen ndaj anëtarësisë dha bashkëpunëtoreve të kësaj Shoqate.

Këtë radhë Falënderime dhe Mirënjohje morën:  Prof. Agim Jaka, Mr. Mevlyde Mezini Saraçi, Sabahudin Vehapi, Prof.Ilir Hajdari, Prof. Iliriana Pylla.Prof. Teuta Lama Hoda, Dr. Agron Abrashi, Msc. Yll M. Ferizi, Fehmi Xharavina, Av. Minush Hoxha, Tahir Bezhani, Mr.inxh. Fehmi Soba, Prof Besim Këpuska, Mr.eco. Reshat Muhaxhiri, Prof. Endrit Temaj.

Ndërkaq, në ora 18 ,në Sallen “Teki Dervishi”,Biblioteka e qytetit “Ibrahim Rugova” Gjakovë, u përuruar monografia e Shoqatës “Vjetari 2023,p?rgaditur nga prof. Agim Jaka.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova”,  është ndër më aktivja në Komunën e Gjakovës, dhe me punë të palodhur i gjithë stafi  saj,  ka bërë jehonë në mbarë Kosovën dhe trojet shqiptare. Me punën e tyre të palodhshme, pos botimit e përurimit të librave të ndryshëm letraro- artistik e historik, ka kontribuar  duke shpalosur data e kohë të rëndësisë historike, ka ndriçuar biografi të disa personalitete të kaluarës, arsimit e shkencës, duke bashkëpunuar mirë edhe me intelektual të njohur nga Malësia e Gjakovës, Tropoja. Këto e shumë të arritura të tjera, SHI. “Jakova”, e bëjnë të jetë e nderuar dhe e respektuar maksimalisht, duke u ndier krenarë secili pjesëtarë kontributëdhënës në gjirin e intelektualëve të Gjakovës. Prof. Dr. Ruzhdi Sefa është njëri nga figurat madhore të SHI.”Jakova” i cili, me dije,  urtësi e largpamësi, ka ngritur ura  bashkëpunimit me secilin për secilin qytetarë të Gjakovës. Bashkëpunimi me këtë personalitet të bënë nderë.

Disa çaste të ndarjes së Mirënjohjeve nga Dr. Ruzhdi Sefa, kryetarë i SHI.”Jakova” Gjakovë

Foto nga: Shklezen Rexha



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx