E marte, 11.11.2025, 09:01 AM (GMT)

Kulturë

Shoqata “Trojet e Arbrit” shtyn demonstratën e 28 nëntorit në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit deri në vendimin e institucioneve të Kosovës

E hene, 10.11.2025, 06:53 PM


Shoqata "Trojet e Arbrit" shtyn mbajtjen e demonstratës se planifikuar më 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit deri në marrjen e një vendimi nga Institucionet e Kosovës

Shoqata "Trojet e Arbrit" njofton gjithë opininin shqiptar se demostrata që është planifikuar të mbahet më datën 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit   është shtyrë. Pas konsultimeve që ka bërë kryesia e Shoqatës "Trojet e Arbrit" dhe këshillat nga miqtë tanë nga politika amerikane dhe ajo gjermane kemi ardhur në përfundim që ta bëjmë shtyrjen e demostratës.

Demostrata shtyhet deri në  marrjen e një vendimi nga Institucionet e Republikës së Kosovës,Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore e  Prizrenit si dhe Komuna e Prizrenit.

Pasi të kemi një vendim do të marrim hapat e mëtutjeshem. Po ashtu shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë intelektualët që në vitin 2025 na ndoqën me përkushtim të madh ku vetëm mbrenda këtij viti Shoqata "Trojet e Arbrit" mbajti 3 sesione të mëdha shkencore, 4 akademi promovuese dhe botoi 3 vepra enciklopedike me 1600 faqe material shkencor.

Kryesia e Shoqates "Trojet e Arbrit"-Nue Oroshi Kryetar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx