Faleminderit
Gjon Keka: Madhështia e Gjergj Kastriotit
E enjte, 06.11.2025, 07:00 PM

Madhështia e Gjergj Kastriotit
Nga Gjon
Keka
Epokën e
Gjergj Kastriotit e bënë dallimi në këtë aspekt,pra në larminë e fiseve të
bashkuara, të fituesve dhe të mundurve, mbështetësve të autoritetit të tij të
madh dhe mbështetësve të pushtetit që ai kishte, por këto dallime mezi mund të
mbizotëronin kundër lidhjeve të fuqishme që kërkonin unitet. Unitetin që ai e
projektoi që në fillim pra së pari me 300 arbërorët e tij gjatë rikthimit në
Krujë më 28 nëntor 1443 dhe më pas më 2 mars 1444 në kuvendin e përbashkimit
apo beslidhjes dardano-arbërore.
Ndërkaq në
anën tjetër një gjë pozitive për epokën e kryearbërorit dhe kryeapostullit të
lirisë Gjergj Kastriotit ishte lidhja e fortë e tij më besimin e krishterë dhe
rizyrtarizimi i religjionit të krishterë katolik në Shtetin e tij Arbëror, pastaj
lidhjet e tij me Papët si dhe lutjet e tij sëbashku me ushtarët e tij për ta
ruajtur Zoti Arbërinë dhe Arbërorët e tij nga armiku në të gjitha betejat dhe
më pas. Madje sikur thuhet në dokumente historike Gjergj Kastrioti ishte
emëruar edhe si vikar i kishës së krishterë katolike në Iliri.
Ashtu sikur
Konstantini i Madh e zyrtarizoi Krishterimin si religjion në epokën e tij,sepse
ishte bindur si me shenja mrekullish dhe personale se një fe e tillë jo vetëm
ishte për kohën e tij e rëndësishme për ta mbajtë gjallë shpirtin e Perandorisë
dhe ndërtimin e selisë së Konstantinopojës, por edhe si një shenjë e dritës për
vetë Perandorinë ,prandaj edhe shenja që ai përçafoi dhe e bëri simbol të
flamurit të tij perandorak ishte kryqi me mbishkrimin: „In hoc signo vinces"("me këtë shenjë do
të fitosh"). Pokështu
edhe Gjergj Kastrioti e rikthej apo rizyrtarizoj krishterimin në Arbërinë e tij
duke e ia rikthyer kështu shtetit Arbëror kulturën e besimit dhe simbolin
religjioz të pëbrashkët të familjes europiane. Dhe ishte pikërisht simboli i
besimit të tij personal dhe i shtetit të tij që u bë mbrojtës i këtij simboli
dhe religjioni që ishte i kërcënuar nga pushtuesit otoman. Kështu me atë shenjë
që kishte Konstantini i Madh dardan u identifikua edhe Gjergj Kastrioti ynë i
Madh.
Jo rastëisht
ai u quajt Atlet i Krishtit, Gideon,Davidi kundër Goliatit etj,sepse ai vetëm e
kishte bërë Arbërinë e tij jo vetëm flamurtare të lirisë së Arbërisë ,por edhe
të mbarë Europës dhe civilizimit të përbashkët europian. Entuziazmi për
Krishterimin si besim në Arbëri ishte i madh në kohën e Gjergj Kastriotit
,sepse religjioni i tillë ishte tradicional kishte rrënjë apostolike dhe në
fakt ishte i përshtatshëm për popullin iliro-arbëror ashu sikur për gjithë
popujt e kontinentit europian,ky religjion apo më mirë të them ky besim në
Krishtin i bashkonte të gjithë popujt e Europës si familje në një frymë.
Rreziku me të
cilin ideologjia islamike e kërcënonte Krishterimin europian e veçanërisht atë
Arbror ishte tepër i qartë prandaj edhe lufta e Gjergj Kastriotit kundër
pushtuesit otoman ishte sëpari mbrojtja e lirisë dhe pavarësisë së atdheut të
tij pra ishte luftë mbrojtëse e identitetit arbëror dhe pastaj ishte edhe
mbrojtja e besimit apo religjionit të Krishterë arbëror europian, Këtë nuk
duhet fshehur askush, se kryeheroi ynë e mbrojti jo vetëm atdheun e tij
arbëror, por edhe religjionin e tij të krishterë dhe me këtë ai u bë mbrojtës i
qytetërimit të pëbrashkët europian sepse në Mesjetë një nga elementet kryesore
të qytetërimit të saj ishte Krishterimi si religjjon i popujve të kontinentit
europian.
Të gjitha
fiset arbërore u gjetën të bashkuara për herë të parë edhe përkundër disa
karakteristikave të tyre të dallueshme ato u pajtuan, aq më lirshëm mund të
shpalosej fryma që ishte e natyrshme në të gjitha ato. Lufta kundër një armiku
të përbashkët sikur ishte perandoria otomane dhe ideologiisë së saj islamike
kontribuoi në mënyrë aktive në këtë bashkim të arbërorëve. Duhet nënvizuar këtë
se bashkimi i të gjitha fiseve arbërore në frymën kristiane europiane
kontribuoi më shumë në kohezionin e brendshëm të Ilirisë. Gjergj Kastrioti
ishte gjeni dhe shpirti i këtij bashkimi vëllazëror ndërarbëror,prandaj ai e
dinte se ky bashkim do të ishte në përputje me frymën e përbashkët kristiane
europiane dhe një shembull apo simbol i vetë bashkimit për popujt e europës së
asaj kohe.
Madhështia e
Gjergj Kastriotit qëndron pikërisht në faktin se ai veproi në përputhje me
frymën e epokës, duke bashkuar me forcë atë që duhej të unifikohej dhe nuk
vendosi asnjë pengesë në rrugën e frymës dhe jetës së re që ishte e destinuar
të zhvillohej nga ky unifikim. Kështu ai i morri në konsideratë avantazhet e
unitetit ndërarbëror,prandaj edhe sakrifikoi jo vetëm për lirinë e Arbërisë por
edhe për Bashkimin e vetë arbërorëve duke ditur se në atë kohë ekzistonte
veçantia dhe pavarësia e fiseve apo principatave më të vogla arbërore; ishte një
hap i madh për të mbështjell lirinë dhe pavarësinë e këtyre fiseve e
principatave nën petkun e unitetit apo Bashkimit iliro-arbëror,koha e kërkonte
një bashkim të tillë dhe ai ishte i natyrshëm dhe u bë më pas në fakt shembull
për të gjitha kohërat e historisë së kombitt tonë. Me këto hapa të natyrshëm
gjenial e strategjik Gjergj Kastrioti nuk donte që plani i tij të pengohej për
ta bërë Arbërinë e tij të lidhur bashkë në një kokë dhe në trupin e shpirtin e
përbashkët europian.
Ndërsa Gjergj
Kastrioti ynë i Madh i gjunjëzonte pushtuesit si armiqë të Ilirisë së tij, ai
mbajti një miqësi të ngushtë me disa nga mbretërit dhe princat europian si dhe
me papët e kohës.
Gjergj
Kastrioti e bazoi të gjithë mbretërimin e tij në sistemin unitar duke ditur se
në atë kohë fiset feudale arbëror ishin të ndara midis tyre, ato ishin gjysmë
pagane e gjysmë të krishtera që shumë lehtë do të kishin luftuar me
njëra-tjetrën në armiqësi të përgjakshme,dhe kështu një ditë do të mund edhe të
shuheshin dhe të harronin përballë armikun e egër të tyre. Kështu Gjergj
Kastrioti e vendosi në qendër unitarizmin në kuptimin politik si sistem që i
shërbente kohës dhe luftës së përbashkët kundër armikut që kërcënonte
ekzistencën e gjithë Ilirisë dhe Europës. Uniteti i principatave arbërore ishte
si një bekim për vetë Ilirinë ashtu edhe një domosdoshmëri në ato kohë kur
vendi dhe gjithë kontinenti ishte i kercenuar nga Perandoria otomane me
simbolin e saj të ideologjise islamike.
Shumë pak
është trajtuar një nga gjërat që Gjergj Kastriotit ka bërë në kohën e tij, se
si ai p.sh.,i ka lënë në fuqi shumë ligje e zakone iliro-dardano-arbërore që
nga kohërat e lashta. Gjergj Kastrioti ishte ruajtës i madh i ligjeve ,zakoneve
e traditave të vjetra ilior-arbërore, madje ai jo vetëm ishte ruajtës i madh i
tyre, por edhe i hekurt nuk lejonte të fuste frymëra të huaja brenda apo të
shtonte ligje të huaja që do të mund t'ia ndërlikonin shpirtin e lirë dhe
europian arbërore të tij. Edhe pse ishte tentuar të futeshin ligje,zakone e
tradita islamike të otomanëve ,ai i luftoi ato më gjithë shpirt e fuqi ,sepse
nuk donte asgjë të huaj brenda trupit dhe shpirtit iliro-arbëror. Ai sikur na
flet edhe ne sot që të mos lejojmë futjen e zakoneve, traditave e ligjeve të
huaja të panatyrshme e armiqësore në trupin e shpirtin e kombit tonë ,të
Dardanisë e Arbërisë sonë, sepse kombi ynë i ka traditat dhe zakonet e tij dhe
ato janë të lashta dhe me rrënjë në frymën dhe civilizimin e përbashkët
europian.
Pikërisht në
kohën ekzistenciale të rrethuar nga vdekja dhe rrënojat ,kreheroi ynë Gjergj
Kastroti me heronjët e tij besnik arbëror shpëtuan të mirat më të çmuara
shpirtërore e fizike të Abërisë, shpëtuan qenjen dhe identitetin iliro-arbëror
europian. Këta pikërisht Gjergj Kastroti dhe arbërorët e tij besnik janë për ne
shenjtërorët e Arbërisë dhe Europës.Këta heronj të vërtetë, të pamposhtur të
shekullit të tyre kur jetuan e vepruan, gjithmonë fitimtarë në shpirt dhe të
vërtetë, në atë kohë edhe sa ishin gjallë e sidomos kryeheroi Gjergj Kastrioti
u adhurua nga Iliro-arbërorët e tij dhe nga shumë popuj të Europës si perëndi
mbrojtëse e identitetit,besimit dhe civilizimit të përbashkët europian.
Ndërsa sot po
këta heronjë e kryearbërori ynë Gjergj Kastrioti po njolloset, mallkohet,
urrehet nga disa mbetje ,renegat apo ideolog të futjes në errësirën islamike të
popullit të Gjergj Kastriotit dhe shkëputjes së tij nga shpirti dhe trupi i
përbashkët i civilizimit të familjes europiane.
Atdheu ynë
dardano-arbëror është i mbushur me urrejtje nga këta ideolog të errësirës së
ideologjisë islamike që e urrejnë Gjergj Kastriotin,Pjetër Bogdanin, Nënë
Terëzën, Idriz Seferin etj. Janë pikërisht këta renegat e mbetje që duan ta
rivendosin publikisht dhe hapur zgjedhën e huaj mbi pesshekullore të pushtuesit
otoman sëbashku me ideologjinë islamike; një rikthim i tillë i robërisë së
shpirtit dardan-arbëror me një zgjedhë të tillë dhe ideologjinë islamike do të
ishte një mallkim i madh dhe një pengesë e madhe për t'u integuar në Bashkimin
Europian.
Por në anën
tejtër, o Arbëror të vërtetë, mos harroni se në Krujë e në tërë
Dardano-Arbërinë e Gjergj Kastriotit,aty saktësisht aty qëndron qendra e
vërtetë e të gjitha përpjekjeve heroike arbërore dhe europiane. Ne sot o
arbëror të Gjergj Kastriotit duhet me u bë një, por për të ndodh kjo së pari
duhet bërë një vullneti kombëtar. Këtu, o dardano-arbëror të Gjergj Kastriotit
të shpërndarë, të përçarë e ndarë, duhet së dyti të bashkohemi edhe
shpirtërisht vetëm kështu mund të jemi të lidhur nga një frymë dhe aspiratë e
përbashkëta ashtu sikur na e mësoi këtë frymë dhe këtë rrugë të bashkimit
shpirtëror e unitar Gjergj Kastrioti ynë i madh. Ashtu sikur na mësoi këtë
rrugë të bekuar edhe Pjetër Bogdani me dardanët e tij,ashtu sikur na mësoi t'ia
tregojm botës fytyrën e humanizmit, paqes dhe solidaritetit dardano-arbëror në
arbëroren tonë të të gjitha kohërave Nënë Terezën.ashtu sikur na mësoi Idriz
Seferi që vetëm të bashkuar si vëllezër dhe duke mos e larguar asnjëherë
qëllimin përpara të duhet atdheu dhe të mbrohet ndaj secilit armik, ashtu sikur
na mësoi Ibrahim Rugova se vetëm orientimi i qartë europian na sjell jo vetëm
liri ,pavarësi e bashkim me familjen europiane, por edhe aty ne e gjejmë
shpëtimin tonë dhe të brezave të ardhshëm e të Dardanisë sonë europiane etj.
Mos braktisja
e vetes ishte thirrja e madhe,ishte hapi i parë që e bëri Gjergj Kastriotit dhe
arbërorët e tij si dhe pasardhësit e tij besnik , ta bëjmë edhe ne sot këtë hap
të parë të mos e braktisim veten tonë ,rrugën e Gjergj Kastriotit për të bërë
pastaj hapa tjetër të mëdhenjë e të natyrshëm si individ, si popull, si komb
dhe për t'iu bashkuar më pas familjes sonë të natyrshme europiane.










