Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Madhështia e Gjergj Kastriotit

| E enjte, 06.11.2025, 07:00 PM |


Madhështia e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Epokën e Gjergj Kastriotit e bënë dallimi në këtë aspekt,pra në larminë e fiseve të bashkuara, të fituesve dhe të mundurve, mbështetësve të autoritetit të tij të madh dhe mbështetësve të pushtetit që ai kishte, por këto dallime mezi mund të mbizotëronin kundër lidhjeve të fuqishme që kërkonin unitet. Unitetin që ai e projektoi që në fillim pra së pari me 300 arbërorët e tij gjatë rikthimit në Krujë më 28 nëntor 1443 dhe më pas më 2 mars 1444 në kuvendin e përbashkimit apo beslidhjes dardano-arbërore.

Ndërkaq në anën tjetër një gjë pozitive për epokën e kryearbërorit dhe kryeapostullit të lirisë Gjergj Kastriotit ishte lidhja e fortë e tij më besimin e krishterë dhe rizyrtarizimi i religjionit të krishterë katolik në Shtetin e tij Arbëror, pastaj lidhjet e tij me Papët si dhe lutjet e tij sëbashku me ushtarët e tij për ta ruajtur Zoti Arbërinë dhe Arbërorët e tij nga armiku në të gjitha betejat dhe më pas. Madje sikur thuhet në dokumente historike Gjergj Kastrioti ishte emëruar edhe si vikar i kishës së krishterë katolike në Iliri.

Ashtu sikur Konstantini i Madh e zyrtarizoi Krishterimin si religjion në epokën e tij,sepse ishte bindur si me shenja mrekullish dhe personale se një fe e tillë jo vetëm ishte për kohën e tij e rëndësishme për ta mbajtë gjallë shpirtin e Perandorisë dhe ndërtimin e selisë së Konstantinopojës, por edhe si një shenjë e dritës për vetë Perandorinë ,prandaj edhe shenja që ai përçafoi dhe e bëri simbol të flamurit të tij perandorak ishte kryqi me mbishkrimin: In hoc signo vinces"("me këtë shenjë do të fitosh"). Pokështu edhe Gjergj Kastrioti e rikthej apo rizyrtarizoj krishterimin në Arbërinë e tij duke e ia rikthyer kështu shtetit Arbëror kulturën e besimit dhe simbolin religjioz të pëbrashkët të familjes europiane. Dhe ishte pikërisht simboli i besimit të tij personal dhe i shtetit të tij që u bë mbrojtës i këtij simboli dhe religjioni që ishte i kërcënuar nga pushtuesit otoman. Kështu me atë shenjë që kishte Konstantini i Madh dardan u identifikua edhe Gjergj Kastrioti ynë i Madh.

Jo rastëisht ai u quajt Atlet i Krishtit, Gideon,Davidi kundër Goliatit etj,sepse ai vetëm e kishte bërë Arbërinë e tij jo vetëm flamurtare të lirisë së Arbërisë ,por edhe të mbarë Europës dhe civilizimit të përbashkët europian. Entuziazmi për Krishterimin si besim në Arbëri ishte i madh në kohën e Gjergj Kastriotit ,sepse religjioni i tillë ishte tradicional kishte rrënjë apostolike dhe në fakt ishte i përshtatshëm për popullin iliro-arbëror ashu sikur për gjithë popujt e kontinentit europian,ky religjion apo më mirë të them ky besim në Krishtin i bashkonte të gjithë popujt e Europës si familje në një frymë.

Rreziku me të cilin ideologjia islamike e kërcënonte Krishterimin europian e veçanërisht atë Arbror ishte tepër i qartë prandaj edhe lufta e Gjergj Kastriotit kundër pushtuesit otoman ishte sëpari mbrojtja e lirisë dhe pavarësisë së atdheut të tij pra ishte luftë mbrojtëse e identitetit arbëror dhe pastaj ishte edhe mbrojtja e besimit apo religjionit të Krishterë arbëror europian, Këtë nuk duhet fshehur askush, se kryeheroi ynë e mbrojti jo vetëm atdheun e tij arbëror, por edhe religjionin e tij të krishterë dhe me këtë ai u bë mbrojtës i qytetërimit të pëbrashkët europian sepse në Mesjetë një nga elementet kryesore të qytetërimit të saj ishte Krishterimi si religjjon i popujve të kontinentit europian.

Të gjitha fiset arbërore u gjetën të bashkuara për herë të parë edhe përkundër disa karakteristikave të tyre të dallueshme ato u pajtuan, aq më lirshëm mund të shpalosej fryma që ishte e natyrshme në të gjitha ato. Lufta kundër një armiku të përbashkët sikur ishte perandoria otomane dhe ideologiisë së saj islamike kontribuoi në mënyrë aktive në këtë bashkim të arbërorëve. Duhet nënvizuar këtë se bashkimi i të gjitha fiseve arbërore në frymën kristiane europiane kontribuoi më shumë në kohezionin e brendshëm të Ilirisë. Gjergj Kastrioti ishte gjeni dhe shpirti i këtij bashkimi vëllazëror ndërarbëror,prandaj ai e dinte se ky bashkim do të ishte në përputje me frymën e përbashkët kristiane europiane dhe një shembull apo simbol i vetë bashkimit për popujt e europës së asaj kohe.

Madhështia e Gjergj Kastriotit qëndron pikërisht në faktin se ai veproi në përputhje me frymën e epokës, duke bashkuar me forcë atë që duhej të unifikohej dhe nuk vendosi asnjë pengesë në rrugën e frymës dhe jetës së re që ishte e destinuar të zhvillohej nga ky unifikim. Kështu ai i morri në konsideratë avantazhet e unitetit ndërarbëror,prandaj edhe sakrifikoi jo vetëm për lirinë e Arbërisë por edhe për Bashkimin e vetë arbërorëve duke ditur se në atë kohë ekzistonte veçantia dhe pavarësia e fiseve apo principatave më të vogla arbërore; ishte një hap i madh për të mbështjell lirinë dhe pavarësinë e këtyre fiseve e principatave nën petkun e unitetit apo Bashkimit iliro-arbëror,koha e kërkonte një bashkim të tillë dhe ai ishte i natyrshëm dhe u bë më pas në fakt shembull për të gjitha kohërat e historisë së kombitt tonë. Me këto hapa të natyrshëm gjenial e strategjik Gjergj Kastrioti nuk donte që plani i tij të pengohej për ta bërë Arbërinë e tij të lidhur bashkë në një kokë dhe në trupin e shpirtin e përbashkët europian.

Ndërsa Gjergj Kastrioti ynë i Madh i gjunjëzonte pushtuesit si armiqë të Ilirisë së tij, ai mbajti një miqësi të ngushtë me disa nga mbretërit dhe princat europian si dhe me papët e kohës.

Gjergj Kastrioti e bazoi të gjithë mbretërimin e tij në sistemin unitar duke ditur se në atë kohë fiset feudale arbëror ishin të ndara midis tyre, ato ishin gjysmë pagane e gjysmë të krishtera që shumë lehtë do të kishin luftuar me njëra-tjetrën në armiqësi të përgjakshme,dhe kështu një ditë do të mund edhe të shuheshin dhe të harronin përballë armikun e egër të tyre. Kështu Gjergj Kastrioti e vendosi në qendër unitarizmin në kuptimin politik si sistem që i shërbente kohës dhe luftës së përbashkët kundër armikut që kërcënonte ekzistencën e gjithë Ilirisë dhe Europës. Uniteti i principatave arbërore ishte si një bekim për vetë Ilirinë ashtu edhe një domosdoshmëri në ato kohë kur vendi dhe gjithë kontinenti ishte i kercenuar nga Perandoria otomane me simbolin e saj të ideologjise islamike.

Shumë pak është trajtuar një nga gjërat që Gjergj Kastriotit ka bërë në kohën e tij, se si ai p.sh.,i ka lënë në fuqi shumë ligje e zakone iliro-dardano-arbërore që nga kohërat e lashta. Gjergj Kastrioti ishte ruajtës i madh i ligjeve ,zakoneve e traditave të vjetra ilior-arbërore, madje ai jo vetëm ishte ruajtës i madh i tyre, por edhe i hekurt nuk lejonte të fuste frymëra të huaja brenda apo të shtonte ligje të huaja që do të mund t'ia ndërlikonin shpirtin e lirë dhe europian arbërore të tij. Edhe pse ishte tentuar të futeshin ligje,zakone e tradita islamike të otomanëve ,ai i luftoi ato më gjithë shpirt e fuqi ,sepse nuk donte asgjë të huaj brenda trupit dhe shpirtit iliro-arbëror. Ai sikur na flet edhe ne sot që të mos lejojmë futjen e zakoneve, traditave e ligjeve të huaja të panatyrshme e armiqësore në trupin e shpirtin e kombit tonë ,të Dardanisë e Arbërisë sonë, sepse kombi ynë i ka traditat dhe zakonet e tij dhe ato janë të lashta dhe me rrënjë në frymën dhe civilizimin e përbashkët europian.

Pikërisht në kohën ekzistenciale të rrethuar nga vdekja dhe rrënojat ,kreheroi ynë Gjergj Kastroti me heronjët e tij besnik arbëror shpëtuan të mirat më të çmuara shpirtërore e fizike të Abërisë, shpëtuan qenjen dhe identitetin iliro-arbëror europian. Këta pikërisht Gjergj Kastroti dhe arbërorët e tij besnik janë për ne shenjtërorët e Arbërisë dhe Europës.Këta heronj të vërtetë, të pamposhtur të shekullit të tyre kur jetuan e vepruan, gjithmonë fitimtarë në shpirt dhe të vërtetë, në atë kohë edhe sa ishin gjallë e sidomos kryeheroi Gjergj Kastrioti u adhurua nga Iliro-arbërorët e tij dhe nga shumë popuj të Europës si perëndi mbrojtëse e identitetit,besimit dhe civilizimit të përbashkët europian.

Ndërsa sot po këta heronjë e kryearbërori ynë Gjergj Kastrioti po njolloset, mallkohet, urrehet nga disa mbetje ,renegat apo ideolog të futjes në errësirën islamike të popullit të Gjergj Kastriotit dhe shkëputjes së tij nga shpirti dhe trupi i përbashkët i civilizimit të familjes europiane.

Atdheu ynë dardano-arbëror është i mbushur me urrejtje nga këta ideolog të errësirës së ideologjisë islamike që e urrejnë Gjergj Kastriotin,Pjetër Bogdanin, Nënë Terëzën, Idriz Seferin etj. Janë pikërisht këta renegat e mbetje që duan ta rivendosin publikisht dhe hapur zgjedhën e huaj mbi pesshekullore të pushtuesit otoman sëbashku me ideologjinë islamike; një rikthim i tillë i robërisë së shpirtit dardan-arbëror me një zgjedhë të tillë dhe ideologjinë islamike do të ishte një mallkim i madh dhe një pengesë e madhe për t'u integuar në Bashkimin Europian.

Por në anën tejtër, o Arbëror të vërtetë, mos harroni se në Krujë e në tërë Dardano-Arbërinë e Gjergj Kastriotit,aty saktësisht aty qëndron qendra e vërtetë e të gjitha përpjekjeve heroike arbërore dhe europiane. Ne sot o arbëror të Gjergj Kastriotit duhet me u bë një, por për të ndodh kjo së pari duhet bërë një vullneti kombëtar. Këtu, o dardano-arbëror të Gjergj Kastriotit të shpërndarë, të përçarë e ndarë, duhet së dyti të bashkohemi edhe shpirtërisht vetëm kështu mund të jemi të lidhur nga një frymë dhe aspiratë e përbashkëta ashtu sikur na e mësoi këtë frymë dhe këtë rrugë të bashkimit shpirtëror e unitar Gjergj Kastrioti ynë i madh. Ashtu sikur na mësoi këtë rrugë të bekuar edhe Pjetër Bogdani me dardanët e tij,ashtu sikur na mësoi t'ia tregojm botës fytyrën e humanizmit, paqes dhe solidaritetit dardano-arbëror në arbëroren tonë të të gjitha kohërave Nënë Terezën.ashtu sikur na mësoi Idriz Seferi që vetëm të bashkuar si vëllezër dhe duke mos e larguar asnjëherë qëllimin përpara të duhet atdheu dhe të mbrohet ndaj secilit armik, ashtu sikur na mësoi Ibrahim Rugova se vetëm orientimi i qartë europian na sjell jo vetëm liri ,pavarësi e bashkim me familjen europiane, por edhe aty ne e gjejmë shpëtimin tonë dhe të brezave të ardhshëm e të Dardanisë sonë europiane etj.

Mos braktisja e vetes ishte thirrja e madhe,ishte hapi i parë që e bëri Gjergj Kastriotit dhe arbërorët e tij si dhe pasardhësit e tij besnik , ta bëjmë edhe ne sot këtë hap të parë të mos e braktisim veten tonë ,rrugën e Gjergj Kastriotit për të bërë pastaj hapa tjetër të mëdhenjë e të natyrshëm si individ, si popull, si komb dhe për t'iu bashkuar më pas familjes sonë të natyrshme europiane.