E hene, 03.11.2025, 08:24 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Atje ku shkojmë me përulje e pendim, e lutemi: "Paçin dritë e diell!"

E diele, 02.11.2025, 06:59 PM


Atje ku shkojmë me përulje e pendim, e lutemi: "Paçin dritë e diell!"

Nga Albert Vataj

Është 2 nëntor i vitit 2025. Shkodra sikur ka ndalur frymën, e gjithë qyteti duket si i kthyer kah një dëgjim i brendshëm, kah ai zë i heshtur që vjen nga Rrmaji, ku ata që na thanë lamtumirë, prehen në amshim. Toka e shenjtë e atij varri të përhershëm i mban në gjirin e saj me paqen që vetëm përjetësia di të japë, ndërsa neve na mbush me një dritë të butë besimi, me një fjalë të pashkruar shprese e hiri.

Ashtu si çdo vit, edhe mbrëmë isha në varrezat e Rrmajit për të ndezur një qiri për shpirtin e prindërve të mi, për nënën e babain dhe për gjithë të dashurit që tashmë flenë në atë tokë të bekuar. Shkova për t’u folur me ta pa fjalë, për t’u rrëfyer pa zë, për të qenë pranë tyre në mënyrën më të thellë e më njerëzore që kjo ditë e shenjtë na mëson: përmes kujtimit, mallëngjimit dhe besimit.

Mbi Shkodër nata zbriti e qetë mbrëmë, e mbështjellë me një magji të butë. Rrmaji ndriçonte nga dritat e qirinjve, sikur çdo flakë të ishte një zemër që rrihte për dikë, një lutje që ngrihej drejt qiellit, një mall që merrte trajtë drite. Në atë shteg midis tokës dhe qiellit, ku drita e qirinjve përzihet me aromën e tokës, njeriu e ndjen sa afër janë të shkuarit tanë dhe sa shumë mbeten ende me ne.

Aty ku janë tretur heshtjet dhe psherëtimat e fundit, drita e Parajsës i përqafon ata që u dorëzuan me besim, që u bënë shndërrim e dritë. Ata tashmë janë yje të vegjël të gjithësisë, që vezullojnë në përjetim të qetë dhe na thërrasin që të vijmë me përulje, me pendesë, me zemër të përthyer nga kujtimi por të ndriçuar nga shpresa.

Kjo ditë e shenjtë nuk është veç kujtim. Është kremtim i dashurisë që nuk shuhet, i lidhjes që nuk këputet, i besimit se Zoti i Madh i pret dhe i përqafon të gjithë. Ne vijmë këtu për të kërkuar falje, për të falur vetveten, për të gjetur paqen që vetëm një lutje e thënë me zemër mund ta japë.

Përunjësisht i nderojmë. Me mall i kujtojmë. Me dritë i përcjellim.

U prehshin në paqe!

__________

Faleminers, Terenc Pepa për kyt kumt videoje t'jashtzakonshme, siç mundesh me i ba vetëm ti.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: “Gazeta e Sportit”, sot kremton 100-vjetorin e kurorëzimit në Shkodrën e mbretërimit të fjalës dhe shpirtit të garës Albert Vataj: Prenk Jakova dhe Gjoni Athanas, kur muzika dhe historia bashkohen në një himn për Skënderbeun Albert Vataj: Nexho Shabani, njeriu i mirë dhe komiku i lindur Albert Vataj: At Shtjefën Gjeçovi dhe Imzot Pjetër Bogdani, kthehen nga përjetësia dhe vijnë në shtatore, në Zym të Hasit Albert Vataj: Roza Anagnosti, rrezatuesja e një Epoke të Artë Albert Vataj: Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore Albert Vataj: Marie Tuci, shërbestarja që 'Jetën ia dhuroi Zotit' Albert Vataj: Kur ndahemi përgjithmonë me nënat, humbim shumë më shumë se shenjtërinë e tyre Albert Vataj: Gruaja, ajo që mëkon dhe mbron me shpirtin e saj hyjnor, dashurinë dhe jetën Albert Vataj: Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh Albert Vataj: Sot, Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë Albert Vataj: Fundi i një legjende Albert Vataj: Maria Corina Machado, një misionare e demokracisë në diktaturën e Maduros Albert Vataj: Fitorja që u shndërrua në një zgjim kombëtar Albert Vataj: Duhet të duhemi… Albert Vataj: Një copëz Shqipëri në kryeqytetin e botës, Parisi nderon Ismail Kadarenë Albert Vataj: Liqeni i Shkodrës, një arterie jetike e jetës, tregtisë dhe shpirtit njerëzor Albert Vataj: Jane Goodall, gruaja që shembi kufijtë e ngurtë mes njeriut dhe pjesës tjetër të krijesave Albert Vataj: A është në vullnetin tuaj të zgjidhni, nëse do të jeni dritë apo zjarr? Albert Vataj: "Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… që Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike”

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx