Mendime
Florim Zeqa: Yryshi n'koalicione turpi ju mbuloftë!
E premte, 31.10.2025, 06:53 PM
Yryshi n'koalicione turpi ju mbuloftë!
Shkruan: Florim
Zeqa
Janë të njëjtit që i lanë qytetarët një vit pa
institucione, pa Kuvend e pa qeveri funksionale, e tani në komuna po bashkëpunojnë
kinse për nevojat e tyre, thaujse politika në nivel qendror nuk bëhet për të
njëjtët qytetarë! Kjo klasë politike, pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arriten
ta gjejnë një kompromis në nivel qendror, po përqafohen n'parapanicë të
njëri-tjetrit në pushtetin komunal për të "mirën" e vendit!
Qytetarët janë
lodhur me këtë klasë politike
Dështimi për
formimin e 'Qeverisë Kurti 3' në radhë të parë ishte rezultat i mungesës së
bashkëpunimit politik, produkt i egove dhe inateve personale të liderëve partiak
dhe aspak lodhje e deputetëve nga mospuna 6 mujore!
Të lodhur dhe të zhgënjyer janë qytetarët
në këtë klasë politike, pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arriten ta gjejnë
një kompromis për të mirën e vendit!
Qytetarët janë lodhur me këtë klasë kusarësh politik që
luajnë bixhoz me fatin e shtetit dhe ndjenjat e qytetarëve!
Ky dështim mund të jetë fundi i një epoke, e për më tepër
se kaq mund të jetë fillimi i theqafjes se re politike, prej së cilës do të
dëmtohen rëndë qytetarët dhe do të rrezikohet seriozisht e ardhmja prosperuese
e shtetit!
Ndryshe, do të ishim me fat, sikur kjo të ishte një
strategji e qëllimshme për të forcuar pozicionin e Kosovës në arenën
ndërkombëtare!
Refreshi politik
nuk bëhet me parti të konsumuara
Shikoni, secili po
'lidhet' me secilin varësisht prej pazareve politike!
Po arsyetohen në këtë mënyrë: "Komunat janë nivel
tjetër i qeverisjes"!
Shikoni sa paturpërisht sillen para qytetarëve bllokuesit
e shtetit!
Po, këta bëjnë gjithçka me këtë popull të mjerë, të
shndërruar në robër të bandave partiake!
Këto banda partiake e ndajnë si të don tallin e pushtetit
pa i pyetur fare ata që ua dhanë votën!
Mjafton ta shikoni logjikën politike të këtyre bandave
partiake dhe bossëve të tyre.
Përderisa deri dje për qeverisjen qendrore bandat
partiake ishin të ndara dhe të përqara, të armiqësuara deri në kulmin e
vëllavrasjes, kurse tani për nivel lokal sillen sikur janë bashkëpunuese mes
tyre "për të mirën e qytetarit"!
Janë të njëjtit që i lanë qytetarët një vit pa
institucione, pa Kuvend dhe pa qeveri funksionale, e tani në komuna po
bashkëpunojnë kinse për nevojat e tyre, thaujse politika në nivel qendror nuk
bëhet për të njëjtët qytetarë!
Kaq të poshtër, pervers dhe antikombëtar janë liderët
partiak!
Vetëm mjerëzit me dy fytyra veprojnë me standarde të
dyfishta!
Këta lideruca dhe këto banda partiake i bashkon dhe i
ndan interesi personal!
Shtetin dhe qytetarët nuk i kanë në fokusin e
politik-bërjes!
Ata që për afro një vit e mbajtën peng vendin shkaku i
ambicieve personale, që i ndanë dhe i perqanë qytetaret, që i armiqësuan
vëllaun me vëlla dhe mikun me mik, tani pa fije turpi yrysh e n'prapanicë të
njëri-tjetrit!
Me ju thënë turp është pak këtyre kusarëve politikë!
Prandaj, me këtë konstalacion të forcave politike pa një
alternativë të re për qytetarët, zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta prodhojnë
përafërsisht të njëjtin rezultat, nuk do t'i sjellin gjë të mirë vendit, do të
sjellin më shumë polarizim politik dhe dëmtim të buxhetit të shtetit!
Refreshin demokratik të sistemit politik nuk mund ta bëjë
klasa politike që e bllokoj shtetin për afro nëntë muaj, por atë mund të bëjë
vetëm një klasë e re dhe e përgjegjshme politike, me njerëz të rinj me energji
pozitive, me vullnet dhe dashuri për vendin!
Thënë ndryshe,
vetëm Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është forca dhe garanca e
refreshit demokratik për ndryshimit real dhe substancial të vendit tonë. Për
shkak se, të gjitha partitë e skenës parlamentare, kush më pak e kush më shumë,
të gjitha janë të tejkonsumuara para elektoratit kosovar.
Mjafton t'i shikoni koalicionet për komuna për t'u bindur
sa e nevojshme është Alternative Demokratike për ndryshim (ADN)!
Florim Zeqa, 30.10.2025









