E enjte, 15.01.2026, 04:05 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Kosova të dalë nga gropa e madhe ku ka ngecur, me një qeveri ekspertësh të përbashkët shqiptarë, amerikanë dhe europianë

E enjte, 30.10.2025, 06:57 PM


Kosova të dalë nga gropa e madhe ku ka ngecur, me një qeveri ekspertësh të përbashkët shqiptarë, amerikanë dhe europianë

Nga Gjon Keka

Ka kohë që Kosova ka ra në gropën e madhe për shkak të humbjes së fokusit dhe rrugës së qeverisjes vizionare e cila është në përputhje më rrugën euroamerikane që ka patur fatin Kosova të rreshtohet që nga presidenti dr.Ibrahim Rugova.

Humbja e rrugës euroamerikane të Kosovës ka ardhë si rezultat i qeverisjes së tanishëm të pushtetarëve sipas metodës së „mullirit me erë", e që fatkeqësisht era e veriut ka prodhuar më shumë probleme duke e futur Kosovën si shtet në sanksione dhe vendos gurin që e pengon udhën e saj drejt hapjes dhe procesit më të përshpejtuar të integrimit në institucionet euroatlantike respektvisht në familjen europiane.

Duke ditur se problemet e shumta që i janë mbledhur Kosovës në trupin e saj, dhe në gropën e madhe që është futur nga pushtetar të papërgjeshëm dhe pa vizion, është koha të mendohet se për të dal nga kjo gropë asnjë kombinim politik në mes partive politike nuk mund ta nxejrr atë ngase shihet se interesat partiake e klanore janë parë më të rëndësishme se interesi i Kosovë shtet dhe të ardhmes së tij europiane: Por ajo nga këtë gjendje mund të dal ajo vetëm duke formuar një qeveri ekspertësh që sëbashku me miqtë ekspert të dëshmuar amerikan dhe europian të fushave të ndryshme të punohet në daljen e Kosovës nga gropa e madhe dhe vendosja e saj sërish në rrugën euroamerikane dhe të procesit të shpejt e të pakthyeshëm europian të vendit, sepse është humbur shumë kohë dhe Kosova është e vogël për t'u mbajtur e bllokuar dhe në gropë për shkak të pushtetarëve e partiive dhe interesave të tyre të ngushta.

Nëse të gjithë ia duan të mirën Kosovës dhe e duan atë sa më parë në NATO dhe në Bashkimin Europian ,e vetmja mënyrë është të gjendet një marrëveshje e përbashkët e pushtetarëve e partive politike nëse duan dhe kanë atdhedashuri për vendin dhe të ndihmojnë të formohet një qeveri ekspertësh të përbashkët shqiptar, amerikan dhe europian me afat të caktuar deri në nxjerrjen e Kosovës nga gropa e madhe ,pra nga kjo gjendje dhe vetëm pasi të dal nga kjo gjendje e të vendoset në rrugën e qartë dhe të qëndrueshme e të pa lëkundur euroamerikane, të mendohet të shkohet në zgjedhje të reja të përgjithshme dhe të mos bëhen më lojëra më fatin e Kosovës dhe të ardhmen e saj europiane.

Kosova dhe populli i saj duhet të vetëdijësohen se nuk duhet me emocione,pa arsye, e fjalëve të kota e mashtruese t'ia bësojnë votën individëve, partive apo lëvizjeve politike, por me anë të fjalëve që pëputhen me veprat dhe që këto sëbashku janë fjalë dhe vepra që i shërbejnë rrugës së ndërtimit të Kosovës nga brenda dhe shpjetësisë së ecjes së saj në rrugën e natyrshme dhe urgjente të integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Kosova nuk mund të lulëzoj nga brenda as të bëhet më e fuqishme nëse rruga euroamerikane nuk është krah për krah me këtë lulëzim të brendshëm, sepse nuk mund të ketë Kosovë të miqësuar dhe aleate me ShBA dhe europiane pa një marrëdhenie të fuqishme miqësie e të sinqertë me SHBA dhe vendet mike europiane. Pra rruga e lulëzimit dhe e sigurisë së Kosovës si brenda dhe  jashtë kalon nga ShBA, NATO dhe Bashkimi Europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Pranimi i azilkërkuesve nga Britania do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri Gjon Keka: Ka nis epoka e re e rikthimit dhe rilindjes sonë kombëtare e shpirtërore Gjon Keka: ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Gjon Keka: Festa e 4 Korrikut dhe miqësia e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova me SHBA Gjon Keka: Kosova ka mbetur në vendnumëro! Gjon Keka: Me mund të mësojmë´edhe sot nga Skënderbeu, Tereza, Rugova e Bogdani Gjon Keka: Kombi ynë nuk i ka themelet në ndonjë ideologji fetare Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Gjon Keka: Koha për t'u zgjuar shteti i Kosovës ose bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Vetëm Gjergj Kastrioti arriti të bëjë e mbajë shtet (mbretëri) dhe ta bëjë të respektuar kudo Gjon Keka: Ideologjia islamike si ''kali i Trojës'' për Kosovën Gjon Keka: T'i ruajmë si sytë e ballit - Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën Gjon Keka: SHBA po i rikthehet Testamentit të presidentit Washington, Kosova, dhe politika e jashtme amerikane Gjon Keka: Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s Gjon Keka: Dera e të ardhmes europiane të popullit të Kosovës Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx