Kulturë
Milazim Zeqiraj: Koha simfoni e jetës
E diele, 26.10.2025, 05:49 PM
Milazim Zeqiraj
Koha
simfoni e jetës
Ta
duam kohën tonë
jo
si orë që shkon,
por
si frymë që na qetëson.
Ajo
s'është e djeshmja as e nesërmja,
por
një hapësirë e heshtur,
ku
gjithçka ndodh vetëm një herë.
Të
tashmen e shoh si pasqyrë.
Të
ardhmën e shoh si kujtim,
që
ende s'ka ndodhur.
Në
heshtjen e kohës,
të
luaj me të gjitha instrumentet.
Të
krijoj simfoninë e jetës,
që
lind nga fryma e shpirtit.
Çdo
tingull është kujtim,
jo
për ta kujtuar të kaluarën,
por
për ta kuptuar veten,
dhe
të ardhmen.
Me
miq dua të bisedoj
jo
për të harruar kujtimet,
por
për të qënë pjesë
e
rrugëtimit.
Kështu,
e dua kohën,
që
jeta përherë e luan një notë të re,
në
simfoninë e saj të pambaruar,
në
çdo çast,
në
çdo ndalesë
Dielli – rrugëtim jete
Ta
duam bukurin e diellit, duke e parë dritën.
Ajo
nuk është vetëm pamje,
por
një rrugëtim hyjnor,
që
zgjon benda nesh,
melodin
e shpirtit,
që
rrjedh përmes nesh.
Nga
ngrohtësia e tij,
zgjohen
ndjenjat tona,
me
gjallëri për jetë,
e
natyra shpërthen me gjelbrim.
Drita
e diellit na mëson të ecim drejt,
në
hap me kohën,
që
jeta të jetë e lirë me dritë
e
ne mos të humbim në hijet tona,
Ta duam hënën
Dua
t'i këndoj hënës?
Kur
dielli prendon,
ajo
rri në heshtjen e vet,
errësirën
e ndriçon.
Ajo
nuk flet,
por
prapë na mëson të duam jetën
dhe
mos ta humbim rrugën tonë.
Në
dritën e saji qëndron shpresa,
se
gjithçka që humbet në errësirë,
lind
përsëri në dritë,
por
në një tjetër formë,
në
një tjetër jetë.
Kur
ajo fshehet, nata na duket e rëndë,
por
edhe errësira ka kujtimin e dritës së saj.
10/2025









