E hene, 27.10.2025, 10:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Romani Rob Roi i shkrimtarit Uolltër Skot

E diele, 26.10.2025, 06:14 PM


ROMANI ROB ROI, I SHKRIMTARIT UOLLTËR SKOT

PËRJETIME

Nga Bashkim Saliasi

Sa fillon të lexosh romanin e Uolltër Skotit të tërheq vëmendjen ndjenja e kujtesës për brezat që vijnë për t’u lënë një përvojë të shkruar ashtu sikundër e nis tregimin autori dhe i shkruan një miku të tij.

-Me të vërtetë kujtimi, sikur të ka pëlqyer t’i quash, ka lënë mbresa të thella në mëndjen time kënaqësia dhe dhimbjet që më kanë shkaktuar më duken se pleksen me një ndjenjë mirënjohje dhe përqëndrimi jo të vogël për rreziqet dhe drobitjet e shumta që më qëlluan gjatë rrugës sime të hershme dhe lehtësinë dhe butësinë me të cilën po mbyllet jeta ime e zgjatur…

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se tregimi që i bëjmë shoku-shokut me gojë, humbet gjysmën e bukurisë kur hidhet në letër; dhe tregimimet që dëgjojmë tërë kreshëri nga goja e njerëzve që i kanë jetuar, na duken aq më pak tërheqëse kur i rilexojmë në një studio të mbyllur….

Prandaj rrasi këto fletë në ndonjë skutë të fshehtë të tryezës sate të shkrimit, gjerësa të ndahemi nga shoqëria e njëri-tjetrit…

Sa domethënës janë këto rreshta për një njeri që shkruan dhe lexon. Asgjë në këtë botë nuk ka më shumë rëndësi sesa të lëshë përvojën tënde dhe të njerëzve të tjerë që të qarkojnë me shkrim.

Ç’vlerë kanë paratë, kur nuk di si ti përdorësh dhe t’u lësh brezave që vijnë një pjesë nga ndjesia e botës që ke arritur të preceptoshë dhe, të ka lënë gjurmë në trurin tëndë, ashtu sikundër shkruan shkrimtari Uolltër Skot në romanin Rob Roi. (Njeriu i kuq).

Mjaftë nga shkrimtarët që unë kam njohur dhe kam folur me ta gojarishtë, ku më kanë treguar vargjet e tyre që thurin, apo tregimet, tani që nuk jetojnë më dhe marrë e i lexojë veprat e tyre më duket sikur bashkëbisedojë me ta.

Mendojë se njeriu mëson shumë nga përvoja e njeriut të ditur që sjell të shkruar atë çka precepton dhe shikonë rreth e qarkë tij. Jo të gjithë njerëzit e perceptojnë njëlloj botën e gjallë që na rrethonë.

Një pjesë e shikon botën bardh e zi, kurse disa të tjerë e shikojnë botën në kolor. Të mendosh me shpirt demokrat do të thotë të mos urresh dhe mallkosh për ato lloj mendimesh që nuk të vijnë sipas avazit.

Në romanin Rob Roi, Skoti në një farë mënyre heroin kryesor e nxjerr me zëmër të madhe dhe ndjenjë njerëzore, pavarsisht se edhe ai ndonjë herë e kalon cakun, përsëri, fal dhe nuk shpreh dufe dhe mëllëfe.

Skoti nëpërmjet metaforës që përdor në shtjellimin e ngjarjeve në roman të duket se është një bashkëpuntori i yti. Romani është shkruar me një gjuhë të theshtë dhe përtypet lehtë.

Ngjarjet që zhvillohen tregojnë për luftën e ashpër që zhvillohet brenda lloit, por Skot me mjaftë mjeshtëri arrin t’u jap zgjidhje konflikteve dhe mashtrimeve, që kur vjen puna te gjaku yt, hidhet në mbrojtje të dinjitetit të familjes…

…Mënyra më e shpejtë me të cilën im atë këputi papritur nyjen që e mban lidhur shoqërinë dhe më largoi nga familja pa të keq fare, sikur të isha njeri i përzënë, për çudi më uli besimin në aftësitë e mija ppersonale, të cilat më kishin mbajtur deri atëherë…

Egoizmi ynë, që s’na lëshon për asnjë çast, na bën të aftë të mendojmë se gjithë sendet që vërtiten para syve tanë na takojnë vetëm neve dhe e ndiejmë vetem jashtëzakonisht të pezmatuar kur zbulojmë se kemi ndër duar shumë pak prej tyre…

Personazhi i babait të Frenkut, i cili për shkak të konflikteve me të jatin e tij arrinë ta braktisë vendlindjen dhe të largohet në drejtim të Londrës dhe nuk u kthye më në vendlindje, por kur pa se i biri nuk kishte në mëndje të ndiqte rrugën e tij, nuk e lë pasurinë në duarë të pasigurta, por thrret nipin e tij Rashlei.

Frenku, i cili u rrit nënë kujdesin e gjyshes, e cila e kishte ndaluar t’i fliste atij, për tokat me bigore, monopatet e pyjeve dhe gërxhet e Nodhembërlendit të saj të dashur, ajo shfryu në veshin tim fjalët më të bukura për vitet e rinisë së saj, me tregime të gjata mbi ngjarjet që gojëdhënat vërtetonin se u kishin ndodhur njerëzve atje.

Mesazhi që na jep autori në këtë libër është shumë domethënës dhe për periudhën e lëvizjes së lirë të njerëzve tanë nga të gjitha krahinat e vendit tonë. Jo rrallë dëgjojmë të rinjtë e brezit të tanishëm që flasin me “neveri” për trevat ku lindën prindërit e tyre, jetuan dhe lanë varret e të parve të fisit apo dhe vet prindërit e gjyshrit e tyre pas viteve ’90 dhe u larguan drejt qëndrave urbane.

Po i afrohesha asaj që unë e quaja vendlindja ime në Veri, me atë hare dhe gaz që panorama e shkreta dhe romantike u frymëzojnë dashuruesve të natyrës. Ndiesia që provonë kur shkonë në vendlindje e tij ose të prindërve të vet është një ndiesi e “thirrjes” së gjakut të varreve të të parve që flasin për histori të zhvillimit të trungut familjar. Sot pas tridhjet vjetësh që jam larguar nga fshati lindjes, atje ku prehen prindërit, gjyshrit dhe stërgjyshrit heraherës shikoj ëndërra dhe mundohem që të shkojë në vendlindjen time sepse gjaku i të parëve më thërret.

-A nuk dëgjojmë shpesh në emisionin televiziv; -Ku je?! – për braktisje të familjes për shumë vite dhe nuk kanë ndërmend të kthehen pranë njerëzve të tyre të dashur që rrinë dhe i kërkojnë pa rreshtur.

Por nga ana tjetër dëgjojmë se shumë emigrant që kanë humbur kontaktin me familjen për gjatë gjithë jetës së tyre, kur vjen puna te testament, ua lënë njërit nga të afrmve të gjakut të tyre, kur kanë krijuar iden se djersa dhe emri tyre nuk do të humbasin.

Në roman ndërmjet të tjerash del se pasuria nuk mund të shtohet me rrugë të ndershme, por nëpërmjet intrigave dhe mashtrimeve deri edhe në eleminimin fizik të personit.

Personazhi i vajzës së zgjuar Dianës, që ka humbur pasurinë e të jatit e personifikon si njeri me virtyte që ka në “gen” njerzillëkun dhe mundohet të ruaj kushëririn e vetë nga kurthet që i ngren të afrmit e tij, e cila dinte pasojat e familjes së saj.

…- “Por syri e prish atë magji me të cilën joshet veshi”.

Personifikimi i heroit të romanit Rob Roi, Frenk Obladistoni, me cilësi positive; i ndershëm, bujar, besnik, trim e njeri me botë të pasur shpirtërore, megjithëse ka pasio për poezi ai refuzon të punojë si sipërmarrës për firmën e të jatit.

Frenku, dërgohet nga i jati në çifligun e xhaxhait të tij që të njihet me rivalin e tij Rashlei, i zgjedhur nga i jati si rival. Në çifligun e xhaxhait ai bie pre e mashtrimeve të Rashleit, i cili është dinak dhe i pabesë, por ashtu sikundër shkruamë edhe më lartë kushërira e tij e ndihmon dhe e paralajmëron që të tregohet i kujdesshëm nga kushërinjtë e tij të cilët ia kishin me hile në çdo hap që ai hidhte.

Njohja e Fenkut me gjykatësin Xharvi dhe udhëtimi tij me të në Skoci e bindin Frenkun se i kushëriri ashtu sikundër e njohu në çiflik, njeri të pabesë, dinak e skrupuloz bënë që të jatit të Frenkut që e caktoi trashgimtarë të pasurisë së tij ta nxirrte jashtë loje.

I bindur për prapësitë e kushëririt të vetë ndeshet me të me shpatë dhe në momentin e fundit kur njëri nga ata mund të vdiste del në pah Rob Roi, symbol i njeriut që mbron njerëzit me dinjitet dhe të varfër.

Nga biseda që Frenku zhvillon me Xharvin, gjykatësi e këshillon.

-Gjithmonë të kërkoni këshilla nga ata që janë më të vjetër dhe dinë më shumë se ju”. Udhëtimi për në Skocie bënë Frenkun një hero, i cili vihet në provë nga i jati dhe nëpërmjet tij autori nxjerr në pah tiparet burrërore të popullit Skocez, si njerëz të varfër, të ashpër, por jo të egër ashtu sikundër i quajnë në Londër, por edhe rendi i kalbur i cili kërkon që të mbajë pushtetin me çdo kusht.

Personifikimi i femrës e realizuar në personazhin e Dianës, e cila Lufton si trimëreshë kundër anglezve për të mbrojtur intergritetin dhe pavarsinë e trojeve Skoceze. Rob Roi është një hero, i cili nuk duronë dot padrejtësitë dhe është gjithmonë i gatshm për të mbrojtur të vobektit.

Autori librit, Rob Roi, shkrimtari Uolltër Skot, përshkruan me një penë të hollë bukuritë natyrore të Skocisë. Një vend i varfër, por me bukuri natyrore dhe njerëz trima dhe të ndershëm që luftojnë për të fituar padrejtësitë që iu bëhen nga Anglezët. Nga ana tjetër na përshkruan kalbjen e sistemit, i cili duhet ti lëshojë vendin një tjetër qeverisje që të mbrojë interest e gjithë popullit Skocez dhe jo vetëm të një grushti njerëzish…

Tiranë/ 26/10/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx