Kulturë
Bashkim Saliasi: Romani Rob Roi i shkrimtarit Uolltër Skot
E diele, 26.10.2025, 05:14 PM
ROMANI ROB ROI, I SHKRIMTARIT UOLLTËR SKOT
PËRJETIME
Nga
Bashkim Saliasi
Sa
fillon të lexosh romanin e Uolltër Skotit të tërheq vëmendjen ndjenja e
kujtesës për brezat që vijnë për t’u lënë një përvojë të shkruar ashtu sikundër
e nis tregimin autori dhe i shkruan një miku të tij.
-Me të vërtetë kujtimi, sikur të ka pëlqyer t’i
quash, ka lënë mbresa të thella në mëndjen time kënaqësia dhe dhimbjet që më
kanë shkaktuar më duken se pleksen me një ndjenjë mirënjohje dhe përqëndrimi jo
të vogël për rreziqet dhe drobitjet e shumta që më qëlluan gjatë rrugës sime të
hershme dhe lehtësinë dhe butësinë me të cilën po mbyllet jeta ime e zgjatur…
Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se tregimi që i
bëjmë shoku-shokut me gojë, humbet gjysmën e bukurisë kur hidhet në letër; dhe
tregimimet që dëgjojmë tërë kreshëri nga goja e njerëzve që i kanë jetuar, na
duken aq më pak tërheqëse kur i rilexojmë në një studio të mbyllur….
Prandaj rrasi këto fletë në ndonjë skutë të fshehtë
të tryezës sate të shkrimit, gjerësa të ndahemi nga shoqëria e njëri-tjetrit…
Sa
domethënës janë këto rreshta për një njeri që shkruan dhe lexon. Asgjë në këtë
botë nuk ka më shumë rëndësi sesa të lëshë përvojën tënde dhe të njerëzve të
tjerë që të qarkojnë me shkrim.
Ç’vlerë
kanë paratë, kur nuk di si ti përdorësh dhe t’u lësh brezave që vijnë një pjesë
nga ndjesia e botës që ke arritur të preceptoshë dhe, të ka lënë gjurmë në
trurin tëndë, ashtu sikundër shkruan shkrimtari Uolltër Skot në romanin Rob
Roi. (Njeriu i kuq).
Mjaftë nga shkrimtarët që unë kam njohur dhe kam folur
me ta gojarishtë, ku më kanë treguar vargjet e tyre që thurin, apo tregimet,
tani që nuk jetojnë më dhe marrë e i lexojë veprat e tyre më duket sikur
bashkëbisedojë me ta.
Mendojë
se njeriu mëson shumë nga përvoja e njeriut të ditur që sjell të shkruar atë
çka precepton dhe shikonë rreth e qarkë tij. Jo të gjithë njerëzit e
perceptojnë njëlloj botën e gjallë që na rrethonë.
Një
pjesë e shikon botën bardh e zi, kurse disa të tjerë e shikojnë botën në kolor.
Të mendosh me shpirt demokrat do të thotë të mos urresh dhe mallkosh për ato
lloj mendimesh që nuk të vijnë sipas avazit.
Në
romanin Rob Roi, Skoti në një farë mënyre heroin kryesor e nxjerr me zëmër të
madhe dhe ndjenjë njerëzore, pavarsisht se edhe ai ndonjë herë e kalon cakun,
përsëri, fal dhe nuk shpreh dufe dhe mëllëfe.
Skoti
nëpërmjet metaforës që përdor në shtjellimin e ngjarjeve në roman të duket se
është një bashkëpuntori i yti. Romani është shkruar me një gjuhë të theshtë dhe
përtypet lehtë.
Ngjarjet
që zhvillohen tregojnë për luftën e ashpër që zhvillohet brenda lloit, por Skot
me mjaftë mjeshtëri arrin t’u jap zgjidhje konflikteve dhe mashtrimeve, që kur
vjen puna te gjaku yt, hidhet në mbrojtje të dinjitetit të familjes…
…Mënyra më e shpejtë me të cilën im atë këputi
papritur nyjen që e mban lidhur shoqërinë dhe më largoi nga familja pa të keq
fare, sikur të isha njeri i përzënë, për çudi më uli besimin në aftësitë e mija
ppersonale, të cilat më kishin mbajtur deri atëherë…
Egoizmi ynë, që s’na lëshon për asnjë çast, na bën
të aftë të mendojmë se gjithë sendet që vërtiten para syve tanë na takojnë
vetëm neve dhe e ndiejmë vetem jashtëzakonisht të pezmatuar kur zbulojmë se
kemi ndër duar shumë pak prej tyre…
Personazhi
i babait të Frenkut, i cili për shkak të konflikteve me të jatin e tij arrinë
ta braktisë vendlindjen dhe të largohet në drejtim të Londrës dhe nuk u kthye
më në vendlindje, por kur pa se i biri nuk kishte në mëndje të ndiqte rrugën e
tij, nuk e lë pasurinë në duarë të pasigurta, por thrret nipin e tij Rashlei.
Frenku, i cili u rrit nënë kujdesin e gjyshes, e
cila e kishte ndaluar t’i fliste atij, për tokat me bigore, monopatet e pyjeve
dhe gërxhet e Nodhembërlendit të saj të dashur, ajo shfryu në veshin tim fjalët
më të bukura për vitet e rinisë së saj, me tregime të gjata mbi ngjarjet që
gojëdhënat vërtetonin se u kishin ndodhur njerëzve atje.
Mesazhi
që na jep autori në këtë libër është shumë domethënës dhe për periudhën e
lëvizjes së lirë të njerëzve tanë nga të gjitha krahinat e vendit tonë. Jo
rrallë dëgjojmë të rinjtë e brezit të tanishëm që flasin me “neveri” për trevat
ku lindën prindërit e tyre, jetuan dhe lanë varret e të parve të fisit apo dhe
vet prindërit e gjyshrit e tyre pas viteve ’90 dhe u larguan drejt qëndrave
urbane.
Po i afrohesha asaj që unë e quaja vendlindja ime në
Veri, me atë hare dhe gaz që panorama e shkreta dhe romantike u frymëzojnë
dashuruesve të natyrës. Ndiesia që provonë kur shkonë në vendlindje e tij ose
të prindërve të vet është një ndiesi e “thirrjes” së gjakut të varreve të të
parve që flasin për histori të zhvillimit të trungut familjar. Sot pas tridhjet
vjetësh që jam larguar nga fshati lindjes, atje ku prehen prindërit, gjyshrit
dhe stërgjyshrit heraherës shikoj ëndërra dhe mundohem që të shkojë në
vendlindjen time sepse gjaku i të parëve më thërret.
-A
nuk dëgjojmë shpesh në emisionin televiziv; -Ku je?! – për braktisje të
familjes për shumë vite dhe nuk kanë ndërmend të kthehen pranë njerëzve të tyre
të dashur që rrinë dhe i kërkojnë pa rreshtur.
Por
nga ana tjetër dëgjojmë se shumë emigrant që kanë humbur kontaktin me familjen
për gjatë gjithë jetës së tyre, kur vjen puna te testament, ua lënë njërit nga
të afrmve të gjakut të tyre, kur kanë krijuar iden se djersa dhe emri tyre nuk
do të humbasin.
Në
roman ndërmjet të tjerash del se pasuria nuk mund të shtohet me rrugë të
ndershme, por nëpërmjet intrigave dhe mashtrimeve deri edhe në eleminimin fizik
të personit.
Personazhi
i vajzës së zgjuar Dianës, që ka humbur pasurinë e të jatit e personifikon si
njeri me virtyte që ka në “gen” njerzillëkun dhe mundohet të ruaj kushëririn e
vetë nga kurthet që i ngren të afrmit e tij, e cila dinte pasojat e familjes së
saj.
…- “Por syri e prish atë magji me të cilën joshet
veshi”.
Personifikimi
i heroit të romanit Rob Roi, Frenk Obladistoni, me cilësi positive; i ndershëm,
bujar, besnik, trim e njeri me botë të pasur shpirtërore, megjithëse ka pasio
për poezi ai refuzon të punojë si sipërmarrës për firmën e të jatit.
Frenku,
dërgohet nga i jati në çifligun e xhaxhait të tij që të njihet me rivalin e tij
Rashlei, i zgjedhur nga i jati si rival. Në çifligun e xhaxhait ai bie pre e
mashtrimeve të Rashleit, i cili është dinak dhe i pabesë, por ashtu sikundër
shkruamë edhe më lartë kushërira e tij e ndihmon dhe e paralajmëron që të
tregohet i kujdesshëm nga kushërinjtë e tij të cilët ia kishin me hile në çdo
hap që ai hidhte.
Njohja
e Fenkut me gjykatësin Xharvi dhe udhëtimi tij me të në Skoci e bindin Frenkun
se i kushëriri ashtu sikundër e njohu në çiflik, njeri të pabesë, dinak e
skrupuloz bënë që të jatit të Frenkut që e caktoi trashgimtarë të pasurisë së
tij ta nxirrte jashtë loje.
I
bindur për prapësitë e kushëririt të vetë ndeshet me të me shpatë dhe në
momentin e fundit kur njëri nga ata mund të vdiste del në pah Rob Roi, symbol i
njeriut që mbron njerëzit me dinjitet dhe të varfër.
Nga
biseda që Frenku zhvillon me Xharvin, gjykatësi e këshillon.
-Gjithmonë të kërkoni këshilla nga ata që janë më të
vjetër dhe dinë më shumë se ju”. Udhëtimi për në Skocie bënë Frenkun një hero, i
cili vihet në provë nga i jati dhe nëpërmjet tij autori nxjerr në pah tiparet
burrërore të popullit Skocez, si njerëz të varfër, të ashpër, por jo të egër
ashtu sikundër i quajnë në Londër, por edhe rendi i kalbur i cili kërkon që të
mbajë pushtetin me çdo kusht.
Personifikimi
i femrës e realizuar në personazhin e Dianës, e cila Lufton si trimëreshë
kundër anglezve për të mbrojtur intergritetin dhe pavarsinë e trojeve Skoceze.
Rob Roi është një hero, i cili nuk duronë dot padrejtësitë dhe është gjithmonë
i gatshm për të mbrojtur të vobektit.
Autori
librit, Rob Roi, shkrimtari Uolltër Skot, përshkruan me një penë të hollë
bukuritë natyrore të Skocisë. Një vend i varfër, por me bukuri natyrore dhe
njerëz trima dhe të ndershëm që luftojnë për të fituar padrejtësitë që iu bëhen
nga Anglezët. Nga ana tjetër na përshkruan kalbjen e sistemit, i cili duhet ti
lëshojë vendin një tjetër qeverisje që të mbrojë interest e gjithë popullit
Skocez dhe jo vetëm të një grushti njerëzish…
Tiranë/ 26/10/2025









