E enjte, 15.01.2026, 04:05 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Pranimi i azilkërkuesve nga Britania do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri

E premte, 24.10.2025, 05:55 PM


Pranimi i azilkërkuesve nga Britania do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri

Nga Gjon Keka

Kosova nuk e ka luksin e pranimit të azilkërkuesve nga Britania, kur dihet se një pranim i tillë do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri.

Është e temrrshme të degjosh pushtetarët e tanishëm se sa lehtë e bëjnë Kosovën vatër të pasigurisë së brendshme me pranimin ee azilkërkuesve nga Britania. Kosova nuk është „shport bërdhogu" ku secili mund të hedh çfarë të dojë dhe sjell llojë llojë rreziqe për vendin dhe të shkaktojë dëme të pallogaritshme duke cenuar edhe vetë sigurinë e brendshme ,sepse në mesin e azilëkrkuesve nga Britania mund të ketë edhe kriminel e terrorist që mbështillen me petkun e viktimave por që nga brenda janë ujqër me gojën hapur. Pra sjellja e azilkërkuesve të tillë në Kosovë nga Britania e që mund të jenë me të kaluar kriminale apo terroriste etj,mund të shkaktojë pasiguri jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe në vendet e Bashkimit Europian. Kosova ka vetë problemet e saj të brendshme , ka individ të radikalizuar nga ideiologjia islamike gjë e cila ka prodhuar edhe terrorist, ka kriminel dhe dukuri tjera negative që ende e rëndojnë ,prandaj sjellja e azilkërkuesve nga Britania do të thotë për shtetin e Kosovës dhe vetë Kosovën më pak siguri dhe më shumë pasiguri e dukuri negative që i shtohen si plagë që mund ta dëmtojnë rëndë ndërtimin dhe forcimin e shtetit dhe të ardhmes së Kosovës.

Aq më tepër Kosova si shtet ende nuk i ka kapacitetet e hyrjes në marrëveshje të tilla me vendet tjera kur dihet se ka mungesë të sigurisë e stabilitetit të brendshëm dhe herë pas herë edhe lëkundje të vetë orientimit të saj për një shtet demokratik dhe i integruar në familjen eurpiane.

Prandaj para se të bëhet vonë më mirë do të ishte të analizohet kjo gjë nga vetë pushtetarët dhe më pas të merret ndonjë vendim rreth kësaj e jo krye në vete sepse Kosova nuk është e pushtetarëve e as e partive politike, por e dëshmorëve , e heronjëve, njerëzve që derdhën gjak e djersë ,e patriotëve të vërtetë, pastaj e popullit e të gjithë qytetarëve atdhetar që e duan atë dhe duan siguri e të ardhme të mirë, pra Kosova nuk duhet të bëhet shportë bërdhogu në asnjë mënyrë.

Nga kjo duhet nënvizuar edhe këtë se në vend se pushtetarët respektivisht kryeministri në detyrë të merret me forcimin e shtetit nga brenda, të sigurisë së krejtë Kosovës dhe jo vetëm të një pjese të Kosovës, të rendit e të zhvillimit të përgjithshem dhe afrimit sa më shumë me familjen europiane dhe të një lidhje të ngushtë me ShBA dhe me vendet mike europiane, këta merren me marrëveshje për azilkërkues nga Britania që do të mund ta rrezikon Kosovën dhe sigurinë e saj.

Është koha që Kosova si shtet nuk duhet parë si një vend që sjell pasiguri nga jashtë se mjaftë ka pasiguri nga brenda, por një vend që ndërtohet në themele të shëndosha të demokracisë së mençur dhe të një standardi e dinamike krahas me vendet e rajonit që kanë bërë hapa në rrugën euroiane si dhe më vendet e Bashkimit Europian.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Ka nis epoka e re e rikthimit dhe rilindjes sonë kombëtare e shpirtërore Gjon Keka: ShBA dëshiron të na ndihmojë të bëhemi shtet i lirë, demokratik dhe europian Gjon Keka: Është koha për ta thyer akullin dhe dalë nga tuneli e të krijohen institucionet sa më parë Gjon Keka: Festa e 4 Korrikut dhe miqësia e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova me SHBA Gjon Keka: Kosova ka mbetur në vendnumëro! Gjon Keka: Me mund të mësojmë´edhe sot nga Skënderbeu, Tereza, Rugova e Bogdani Gjon Keka: Kombi ynë nuk i ka themelet në ndonjë ideologji fetare Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Gjon Keka: Koha për t'u zgjuar shteti i Kosovës ose bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Vetëm Gjergj Kastrioti arriti të bëjë e mbajë shtet (mbretëri) dhe ta bëjë të respektuar kudo Gjon Keka: Ideologjia islamike si ''kali i Trojës'' për Kosovën Gjon Keka: T'i ruajmë si sytë e ballit - Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën Gjon Keka: SHBA po i rikthehet Testamentit të presidentit Washington, Kosova, dhe politika e jashtme amerikane Gjon Keka: Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s Gjon Keka: Dera e të ardhmes europiane të popullit të Kosovës Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin Gjon Keka: Kosova e ka vetëm një rrugë të sigurtë, rikthimin në familjen europiane

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx