Kerko: a
Edison Ypi: Ik në shtëpi
E merkure, 11.06.2025, 04:52 PM
Ik
në shtëpi
Nga
Edison Ypi
Po
zbrisja nga Guri i Kamjes drejt Beragozhdit.
Tek
ikja tatëpjetë, anës rrugës, një djalë te të tridhjetat ikte teposhtë më këmbë
me një çantë në sup.
Ndala
dhe e pyeta nëse dëshironte të vinte me makinë për Pogradec.
Falenderoi.
Erdhi.
Ishte
nga fshati Osnat në perëndim të Gurit të Kamjes, diku mes asaj hapësirës
oqeanike me më tepër male se yje në qiell, nja një orë me makinë mbi një rrugë
plot me gropa dhe gunga.
Llaf
e muhabet, e pyeta gorarin nga Osnati nëse ishte lodhur duke ardhur nga katundi
deri aty.
Jo,
tha, nuk jam lodhur. Nga katundi deri te "Guri Vaporr", kështu e
quajti "Gurin e Kamjes", erdha mbi kalë. Aty i dhashë urdhër kalit
"ik në shtëpi !", dhe kali iku në shtëpi.
E
pyeta sa i sigurtë ishte që kali e kuptoi çfarë i tha, iku drejt e në shtëpi,
nuk e ngatërroi rrugën, nuk u pengua, nuk rrëxua në ndonjë humnerë, apo nuk e
vodhi ndonjë hajdut.
U
habit. Dhe disi u ofendua.
Jo,
tha, këto që thua ti nuk ndodhin në anët tona. Kali e kupton çfarë e urdhëron i
zoti. Kali nuk e humb kurrë rrugën. Kali nuk rrëxohet në greminë. Kalin nuk e
vjedhin. S'ka hajdutë kuajsh në malet e Gorës. Këtu ka rregulla, ka disiplinë.
Nuk e di në nahiet e tjera, ama në Gorë Kali merr urdhëra vetëm prej të zotit.
Nëse i afrohet dikush tjetër, e godet me shkelm ose e kafshon me dhëmbë.
Deri
në Pogradec bëra gjithatë muhabet me Gorarin.
Kishte
qënë kurbetli në Greqi. Në një manastir në Grebene'. Ndoshta "Qeraxhi në
Grebene' ".
Ama
mendja më mbeti te kali i katundit që e kupton dhe e zbaton urdhërin e të
zotit, ikën në shtëpi pa naze, vetëm me një fjalë goje.
Ti
thotë e ëma ose i jati një fëmije qyteti "ik në shtëpi", fëmija veçse
në shtëpi nuk shkon, drejt e në disko ose në kafene.
Mësuesi
apo pedagogu as nuk e ëndërron të ketë mbi nxënësit apo studentat aq autoritet
sa të guxojë ti thotë ndonjërit prej tyre "ik në shtëpi".
Nëse
politikanin tonë elektorati e urdhëron me votë "ik në shtëpi",
politikani ynë me urdhërin e Sovranit Popull oër të vajtur në shtëpi, veçse
tallet, veçse përdridhet e pështillet edhe më fort pas kolltukut si gjarpëri
rrotull qafës së kaprollit, e në shtëpi kurrë nuk shkon.
Me
sa duket më i zgjuari dhe më i disiplinuari ndër ne qënka kali.
Thuaj
shyqyr që më i qytetëruari nuk është derri dhe më i dituri nuk është gomari.