Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Shitu
E hene, 13.01.2025, 06:54 PM
Shitu
Nga
Edison Ypi
A
do të pasurohesh? A do t'i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën,
ma more shpirtin, mjaft të durova, sikter, ik e mos u duk ?
Bëj
biznesin më të suksesshëm që ka bërë shqiptari në shekuj: Shitu për tu
pasuruar.
Jo
te i huaji. Të shitesh te i huaji nuk varet nga ty që je gati të shitesh më me
qef gratis se i paguar. Varet nga i huaji a i duhesh ti atij. Shitu te ndonjë
tjetër këtej rrotull.
Shitu,
pra shitu. Por jo i tëri. Shitja me gjith lecka, shitja 1 copet, nuk është me
leverdi. Për ta shitur veten me nikoqirllëk, shitjen variacionoje. Mos u shit
me shumicë, shitu me pakicë, shitu nji nga nji.
Që
shitjen e vetes ta nisësh për së mbari, e para që duhet të shesësh është
shtylla kurrizore. E shet kollaj shtyllën. Dhe me çmim të majmë. Gjen sa të
duash myshterinj nga ata që shtylla kurrizore u duhet, por u mungon. Shitja e
shtyllës, përveçse do ta lehtësojë trupin dhe do ta trashi xhepin, do të bëjë
dhe një tjetër të mirë të madhe, do ta kollajsojë përkuljen para eprorëve duke
ta mundësuar që gjatë temenasë koka ta preki dyshemenë. Ndërkohë, shtylla jote
në kurrizin e tjetrit nuk do ketë asnjë efekt. Ça po të duhet tjetri dhe fati i
tij. S'ke për të ndreq shtyllat e dynjasë. Secili shtyllën e vet. Merr paret
dhe ik.
Pas
shtyllës mund të shesësh gjuhën. Që gjuhën ta shesësh me gjith gurrmazin dhe
kordat zanore, gjuhën mos e prit, gjuhën shkule bashkë me rrylin, tubin e
kundragazit. Do mbeteni të kënaqur të dy. Si ti që, vërtet mbete pa gjuhë, ama
me shitjen e gjuhës fitove gjithato pare, po ashtu dhe tjetri që me gjuhën
tënde u bë llapaqen si ty. Do dali një problem. Pa gjuhë nuk do mund të lëpish.
S'ke ç'i bën. Të mirat nuk vinë kur do ti. Venë e vinë kur u teket atyre.
Vetëm
me paret e shitjes së shtyllës dhe gjuhës nuk mund ta realizosh ëndrrën për tu
bërë i pasur duke u shitur. Duhet të shesësh të tjera.
Shiti
duart. Tani që nuk punohet me duar por me kompjuter, duart janë të tepërta.
Para se të shesësh duart, pritu thonjtë, hiqu unazat, gjeju klient tjetër.
Po
shite duart s'e ke vështirë të shesësh dhe këmbët. E ç'i do këmbët kur nuk
çvendosesh, nuk udhëton, nuk ecën, nuk vrapon, rri gjithë kohës para
televizorit si guak, si gozhdë e ngulur në divan. Shitja këmbët ndonjërit që
lëviz, udhëton, dhe kur sheh bukuritë e Shqipërië i dridhen gjunjët, loton,
qan, këmbët e veta nuk e mbajnë, i duhen këmbë të tjera.
Shit
dhe veshët. S'të duhen. Janë send i kotë. S'ka problem se do mbetesh shurdh.
S'po thonë asgjë që ja vlen ta dëgjosh.
Edhe
me kaq, s'bëhesh dot zengjin. Madje je larg. Se ti ke dhe një të keqe. Nuk
premton asnjë kacidhe për gjithë këto këshilla të mrekullueshme për tu pasuruar
që po të jap.
Shitja
hundën dikujt që nuk i pëlqen e tija. Hundën tënde me gjithë qurra shitja atij
që s'ka lënë hale pa e futur hundën e vet. Atë e nxjerr në selamet. Ti mbete pa
hundë, ama fitove paret dhe privilegjin që ku gjithçka është qelbur, të duket
fushë me lule aromatike gjithçka.
Ku
të gjithve u kanë hedhur trut' e gomarit, ça po të lypsen trut' e njeriut.
Shiti edhe ato sa s'ësht vonë e s'u ka rënë çmimi. Myshteriun e gjen në dy
vende. Te pazari i gjësë së gjallë, dhe në Parlament.
Nëse
ke talent ngrënien, kullufitjen, llapjen, bërtitjen, uluritjen, klithjen, gojën
mbaje. Përndryshe shite pa pishman.
Përderisa
nuk kafshon, as dhëmbët s'ke ç'i do. Shiti edhe ato. Edhe të vëna kur i ke se
s'kupton njeri gjë.
Qimet
e kokës dhe lesht e bythës, vër një palë doreza boksi, numuroji një nga një,
dhe falja ndonjë fukarai, bëj një sadaka'.
Edhe
rrushin shite në tezgë. Por me një kusht: Të betohesh me dorën mbi Kuranin e
Edi Ramës se nuk po e përdor për gjë tjetër, veçse për të bërë shurrën. Përndryshe,
sakën se e shet. Do ngrihet gjith Shoqëria Civile më këmbë të protestojë për
qef' të rrushit tënd.
Pas
rrushit, po shite dhe bythën, u bëre i pasur. Shtro gostinë e fitores në luftën
e përgjakur kundër fukarallëkut. Mishi, plënci, pilafi, tava e dhes, rakia,
birra, vu të gjitha.
Bëre
mirë që nuk i shite sytë. Pa sy katandisesh cop mishi që s'i duhesh as Dreqit.
Me sy mbetesh si i duhesh Atdhjeut, cop mishi me dy sy.