Kerko: a
Kozeta Zylo: Gëzuar ditëlindjen Ambasadori Walker!
E premte, 06.06.2025, 06:57 PM
Happy 90 th Birthday Mr. Ambasador Walker!
Gëzuar
ditëlindjen Ambasadori Walker!
Nga
Kozeta Zylo
T?
jem në mesin e nxenesve te Shkolles Shqipe e ndjej veten me shqiptar se kurre.
Edhe
pse ishin të moshes nga 3 -12 vjet, ata ishin me te medhenj se un?! Ambasadori Walker: Nga vizita ne Shkollen
Shqipe ne Staten Island.
90
vjet më parë, një nga lindjet më të mrekullueshme të shoqërisë ishte se lindet
ju në kete botë, erdhet per Kosoven Martire!....
Ju
jeni Heroi i Lirise! Ju kishit detyren e
larte ne krye te Misionit Nderkombetar per krimet qe po kryente kucedra serbe
te udhehequra nga kryekrimineli Milloshevic karshi popullit te pambrojtur te
Kosoves, detyre qe e kryet me ndergjegjen me te larte njerezore, me humane!
Deshmia
juaj para Kombeve te Bashkuara tronditi politikanet dhe Boten. Deshmia juaj rrenqethese sensibilizoi mbare
opinionin boteror.
“Atë
që unë po shoh sot këtu ne Reqak, nuk e kam parë kurrë në jetë, një masakër e
tillë ndaj fëmijëve, pleqve e grave, akoma, nuk ka ndodhur askund në botë!”
deshmoi Ambasadori Walker para botes.
Ju
ishit diplomati me i larte Amerikan qe keni vizituar Shkollat Shqipe “Alba
Life” ne Staten Island i shoqëruar nga patrioti dhe aktivisiti i mirënjohur i
diasporës z.Sab Gashi, Dr.Bajram Doka, z.Lulzim Shabiu. Fjalet tuaja pas takimit per nxenesit jane
gdhendur ne zemrat tona dhe do te kujtohen pergjithmone. Dhe ja si shkruan per nxenesit qe takoi:
T?
jem në mesin e nxenesve te Shkolles Shqipe e ndjej veten me shqiptar se kurre.
Edhe
pse ishin të moshes nga 3 -12 vjet, ata ishin me te medhenj se un?!
C’fjale
te arta dhe frymezuese! C’LIRI PER
GJUHEN SHQIPE NE AMERIKE!
Ne
kemi qene me fat t’ju degjojme ne disa podiume, por po sjelle me konkretisht
kur Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit dhe Shoqata Shqiparo
Amerikane “Skënderbej” Inc. organizuan Akademi përkujtimore kushtuar Heroit
Legjendar të Kombit Adem Jasharit si dhe festuan me madhështi Ditën e shenjtë
të Flamurit Kombëtar dhe ligjerata juaj ngriti peshte zemrat e
pjesemarresve. Z.Qemal Zylo ne emer te
Shkollave Shqipe dhe te Shoqates Shqiptaro Amerikane "Skenderbej"
Inc. iu dorezoi Cmimin e larte te mirenjohjes!
Mirenjohje
te pakufishme per Ju!
Paci
bekimin e Zotit!
Ne
emer te stafit dhe te gjithe nxenesve te Shkollave Shqipe “Alba Life” ku ne
patem nderin dhe privilegjin t’ju kishim midis nesh.
Qershor, 2025
New York