E premte, 25.07.2025, 10:44 AM (GMT+1)

Kerko: a

Sevdail Hyseni: Drejtori

E enjte, 05.06.2025, 05:39 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Drejtori

(Sipas një shakaje popullore)

Një ditë na u mblodh trupi mbarë,

Për të zgjedhur një drejtor në garë.

-Mjaft, me rrëmujë e pa komandë,

Që nga Presheva, deri në Sarandë.

Të parët folën sytë, me plot dritë:

-Pa ne, trupi është qorr, pa shpirt!

Ne shohim rrezikun, japim mësim,

S’ka drejtim, pa vizion e ndriçim!

Pastaj, veshët ngrihen pip përpjetë,

-  Fjalët i kapin si antena në rrjetë!

Ne përgjojmë gjithçka nëpër botë,

S’mund të ecësh pa bërë vesh dot.

Goja e zgjati gjuhën, porsi lopatë:

- Ne komandojmë, t’jemi të qartë!

Pa ne, as fjalë, vesh, bukë në bark,

Pa gojë e gjuhë, jeta bëhet farmak!

Më pas duar e këmbë futën në lojë:

- Pa ne nuk ecet drejt, jemi pararojë.

Ne mbajmë peshë, e ne bëjmë punë,

Drejtori duhet të jetë vital me imun.

Krejt nga poshtë del një zë i trashë,

U ngrit bytha, ngadalë sikur bagazh:

- Edhe unë në këtë garë të ngushtë,

Drejtori të bëhem, pa ndonjë kusht!

Pjesët e trupit desh plasën nga gazi,

Propozimi i bythës doli nga marazi:

-Ti?! Drejtor?! - Moj ulëse pa nder!

Drejtues janë ata, që s’rrinë në terr!

Bythën nga fjalët, nuk e zu meraku,

U shtrëngua vetë, si një rreth çarku.

E mbylli birën, nguli këmbë sfidon,

Me një grevë heshtake si evolucion!

Hëngrën e pinë, të gjithë u bënë top,

Por, kapsllëku erdhi e i zuri hip-hop.

Trupi i gjithi u drodh, sytë u errësuan,

Goja u shtang, e këmbët u ngatërruan.

-O bythë e dashur, hapu lutemi shumë!

Merre drejtimin mos të vesim n’gjumë!

Dhe ajo, me dinjitet dhe me përkushtim,

Pranoi postin, pa zhurmë e kundërshtim.

Që atëherë e sot, në shumë institucione,

Zgjedhja e drejtorëve bëhet me tensione.

Disa prej tyre kur fitojnë gërryejnë si mi,

Prandaj, gjatë mandateve dalin bythaxhi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx