Kerko: a
Skender Jashari: Serbia islamizoi edhe Kosovën edhe tashmë e radikalizoi, ekstremizoi
E merkure, 04.06.2025, 04:58 PM
Serbia islamizoi edhe Kosovën edhe tashmë e radikalizoi, ekstremizoi
Nga
Skender Jashari
Serbia dhe Greqia kanë marrë mësime për
përdorimin e hoxhallarëve për qëllime të tyre ekspansioniste, nga Rusia.
Ambasadori rus në Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin e hoxhallarëve
rus, në gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia, Greqia në
elaboratet e tyre në Naçertani dhe Megali Ide. Pas viteve 1835, kur Perandoria
Osmane filloi përfundimisht osmanizimin e Shqiptarëve në njërën anë, nga ana
tjetër Serbia, Greqia etj, në pajtim me elaboratet e tyre, vepronin në
asimilimin dhe forcimin e ndjenjës islamike tek Shqiptarët. Derisa Serbia dhe
Greqia e viteve 1810-1850, territorialisht ishin shumë të vogla, ato dërguan
kontigjente agjentësh që bashkëvepronin e disa herë edhe në sytë e autoriteteve
osmane, për të kriju kushte të përshtatshme që në një të ardhme për t’i pushtu
territoret e tilla. Kontigjentet e tilla i shërbenin Perandorisë Osmane si ndihmë. Mos të harrojmë
që kontribut shumë të madh për ushtritë Osmane kanë dhënë agjentët serb dhe
minoritarët serb, shtuar kësaj edhe të islamizuarit vendas, kujto betejat e
Grykës së Kaçanikut, Silivovës etj.
Gjatë pushtimit të Trojeve Shqipëtare,
çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla,
deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman në ushtrinë serbe nuk kishte.
Prandaj islamizimi i kriptokatolikëve të Karadakut të Luginës së Preshevës deri
në Shkup, është vepër vetëm e hoxhallarëve të ushtirsë serbe, derisa ultësira
ishin islamizuar edhe gjatë pushtimit Osman. Fatkeqësisht kujtojmë edhe sot, në
Luginë të Preshevës, se me rastin e pushtimit nga ushtritë serbe, më 16-18
tetor 1912, një fes( kapelë e ushtarit Osman) i shitej a këmbehej me tërë
pasurinë e paluajtshme të një familje shqiptare, nëse donin të shpëtonin jetën
si turq, e të iknin për Turqi, mirëpo edhe në rastin kur iknin, të njejtët i
vritnin për turq. Derisa si për ironi, ishin disa hebrenjë p.sh: Leo
Freundlich, që dëshmoi këtë Golgotë të neve Shqiptarëve, që i dëshmoi botës
perëndimore se ata nuk ishin turq, por Serbia dhe aleatët e saj i paraqitnin
para Perëndimit si turq, e në të vërtetë ishin Shqiptar.
Pasiqë u dëbu Perandoria Osmane nga
Gadishulli Ballkanik dhe shkaku i injorancës
dhe analfabetizmit total mesin e shqiptarëve, por nga ana tjetër në
pamundësi që t’i shfarosnin me spastrim etnik e gjenocid gjatë viteve
1878-1912, e as gjatë Luftës së I Botërore, e panë të levërdishme që t’i
përdornin xhamitë për asimilim të shqiptarëve.
Serbia krijoi Bashkësinë Islame pas
Luftës së I Botërore,[1] ku në krye
të saj vendosi:Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq
e të tjerë të cilët i shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme. Pas vitit
1937, Bashkësinë Islame me seli në Shkup, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa
Çubrilloviqit, i cili në referatin e tij “Problemet e pakicave në Jugosllavinë
e Re”,[2] pohonte që
:” seperatistët shqipëtar përfituan një armë të fuqishme në duart e veta. Ata
për dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta krejt
organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata
organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë...”[3]
Me këtë rast kuptojmë që gabimisht Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të
organizonin edhe jetën politike-e cila i shkonte në interes Serbisë, pasiqë
forconte ndjenjën fetare dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.
Derisa Mbretëria e SKS-së, nuk lejoi
asnjë shkollë shqipe, mbylli edhe shkollat shqipe të kishave katolike, madje
gjatë viteve 1912-1929, vrau të gjithë klerikët katolik që ishin në frymën e
Rilindjes Kombtare Shqiptare, por edhe shumicën e prijsëve dhe kryengritësve
shqiptar( Kaçakëve).
Mbretëria e SKS-së, më 1925,[4] hapi në
Shkup shkollën e mesme islame për krijimin e hoxhallarëve për qëllime
shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë,[5] drejtori i
së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që deklaronte veten serb, të gjithë
mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin islamin.[6]
Shembull: sipas statistikave turke të 1908, në:Pejë, Gjakovë, Prizren,
Mitrovicë, Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, nuk kishte
asnjë turk, derisa në Shkup, Tetovë,
Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin minoritet derisa
turqit nuk figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër për
Shqipëtarët, ku kishte të vendosur seli diplomatike të huaja.[7] Pastaj
erdhi periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona përdhuni dhe me hoxhallarë
të Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i Shqipëtarëve. Me
rastin e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli, pasuar
me shpërnguljet 1912-1914, ishin 239.807
shqipëtar[8] kurse në
muajt maj-korrik 1914, u shpërngulën edhe 565.472 shqipëtarë,[9]
Konventa jugosllavo-turke e 1938, në nenin 4 parashihte shpërnguljen e 40.000
familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000 familje; 1940/6.000 familje; 1941/7.000
familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000 familje dhe 1944/8.000 ), ligjet agrare serbe dhe ligjet për kolonizim,
pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti turk edhe në vitin 1934 i
aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit, por edhe popullatat
muslimane. Pastaj vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat
Kyprilit që ishte ministër i jashtëm i Turqisë
dhe Titos, në Split, marrëveshje gojore, që në vitet 1953-1959 të shpërnguleshin nga
Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për në Turqi rreth 400.000
muslimanë/Shqipëtarë. Në këtë periudhë u krijuan hoxhallarët e dirigjuar nga
Serbia, që në përbuzje i quanim “bedni oxhi”(hoxhallarët e mjerë), që ishin
pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, të cilët propagandonin turqizimin
dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve. Vetëm në Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948
kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u bënë
203.938 turq, kurse krahasuar me këtë Shqipëtar më 1948 ishin 197.389,
kurse në vitin 1953 ranë në 162.254 shqipëtar. Këtë e konfirmonte edhe
Komisioni për pakicat nacionale të Jugosllavisë në tetor 1959, ku thoshte që
Shqipëtarët kryesisht u bënë turq. Shpërngulja e Shqipëtarëve nga viti 1956
deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe
Sanxhaku, ishte 143.800 banorë, ndërsa në vitin 1966 arriti në mbi 250.000
banorë. Pas vitit 1966( por edhe më parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve
që të iknin në botën perëndimore, për të gjetur një jetë më të mirë. Kështu
disa dhjetëra mijëra kryefamiljarë e më
pas që tërhoqën familjet e tyre, migruan
për në SHBA, Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë, Norvegji etj.
Prandaj pasi së pari ishte synim i
Serbisë, lugina Morava-Vardar, për të dalur në Selanik, u angazhu në shfarosjen
e shqiptarëve që banonin në atë hapësirë. Mirëpo pastaj edhe e njejta praktikë
u apliku edhe në Kosovë. Prandaj Medreseja Alaudin dhe të tjera, janë në vazhdën
e njejtë.
Prej gjithë këtyre, mund të shohim që
në territorin e Republikës së Kosovës, numri i xhamive që ishin në fund të
pushtimit të Perandorisë Osmane ishte që numërohen në gishtat e dorës. Por
gjatë sundimit serb, bëri që ky numër të shumëfishohet, por kjo nuk ndodhi edhe
me shkollat në gjuhën shqipe. Veprimtaria e hoxhallarëve dhe xhamive nuk u
pengu në asnjë rast gjatë periudhës së sundimit serb. Natyrisht Serbia në raste
luftërash, e ka dëshmuar historikisht që i ka shkatërru dhe spastru edhe popullatat
muslimane. Rastet e tilla i kemi p.sh: në Beograd më 1576 kishte 273 xhami,
kurse në atë kohë në Prishtinë nuk ishte asnjë( pavarësisht që disa burime
islame tentojnë ta përmendin një xhami të hapur nga Sulltan Bajaziti, por kjo
në të vërtetë ishte xhami rreth së cilës ishte e vendosur ushtria osmane) dhe
si e tillë shërbente vetëm për nevojat e saj. Prandaj edhe në Luftën e Kosovës,
Serbia shkatërroi mbi 250.000 shtëpi të shqiptarëve, derisa sipas burimeve të
ndryshme jepen shifra prej 130 deri 218 xhamive të shkatërruara.
Prandaj qëllimi është shumë lehtë i
kuptueshëm, që Serbia përmes islamizimit dhe vehabizimit të Kosovës, tenton që
të:
1.Paaftësoi funksionimin e shtetit të
Kosovës;
2.Të shkëpusë aleancat
Shqiptaro-Perëndimore, përmes popullatës tonë të islamizuar e radikalizuar që
do kërkojnë përfaqësues politik të tyre( të Kosovës) që do jenë pro-lindor e
anti-perëndimor;
3.E në çastin më të volitshëm, sërish
ushtarakisht ta ripushtojë, siç kishte bërë më 1878-1912.
Prandaj duhet të kem marrë mësim, se
asgjë as feja, as parajsa e individëve nuk janë më të rëndësishme sesa Interesi
yn Kombëtar.
Më:04.06.2025
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit.
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.