Kerko: a
Tahir Bezhani: Hasan M. Selimi – ‘Mollë në furtunë’
E marte, 03.06.2025, 06:51 PM
Tahir Bezhani:
Në vend të recensionit:
Impresionet
nga leximi i romanit “ Mollë në furtunë’’, nga autori Hasan M. Selimi
Sa
e mbarova së lexuari romanin “Mollë në furtunë” të autorit, tani të dëshmuar në
fushën e artit të shkruarit, Hasan Muszli
Selimi, botuar në Tiranë këto ditë. Një roman historik ku ngjarjet e zhvilluara janë përshkruar në
një kontuinitet të pashkëputur kohor, si
domosdoshmëri e lëvizjes shpirtërore shqiptare për liri e pavarësi nga një
sundimtarë shekullorë, një armiku tejet barbarë. Duke lexuar këtë roman me
vlerë të kohës, lexuesi, jo vetëm se ndihet thellë i prekur nga emocionet e
ngjarjeve që zhvillohen, por të bënë kureshtarë të ndërgjegjshëm në zhvillimin
e proceseve historike dhe gjatë luftës e pas saj. Autori i librit, “Mollë në furtunë,” ka
përshkruar ngjarjet me aq delikatesë, me ndjeshmëri shpirtërore të thellë, sa
që, sikur të kishte qenë i kyçur personalisht n ‘atë luftë, nuk do kishte
mundur t’i përshkruaj më bukur.
Lëvizjet
fillestare me aromë lirie, autori i fillon nga rrënjët, duke marë në trajtesë
simbolike fisin Kelmendi ne kuptimin e vjetërsisë dhe aspekteve fisnore të
qëndrueshme ku mbështillet e gjithë ngjarja si qështje kombëtare, ku fillohet
me demonstratat e viteve 80-ta. Ngjarja fillon ashtu siç ishte, me maltretime e
burgosje e vrasje nga regjimi
antipopullore deri në mbarim të luftës,
përcjellë me të gjitha sekuencat dhe pasojat e tmerrshme me vrasje, djegie e
shkatërrim total të një populli me përmasë gjenocidiale.
Autori
i librit, poeti e shkrimtari Hasan Selimi, më mirë se kushdo tjetër, ka
përshkruar rolin e femrës në luftë për
lirinë e Kosovës. Trajtimi i Furtunës, Dritës, nënës Hatë, e shumë të tjera,
pjesëtare të luftës, janë pasqyra më reale e prezantimit të femrës shqiptare në
luftë për lirinë e atdheut. Mençuria, guximi, trimëria e paepur, intelekti e
zotësia e treguar e Furtunës, kishin kaluar kufijtë e vendit, ishin bërë pjesë
e arenës ndërkombëtare. Këto janë disa nga elementet që e personifikojnë
aftësinë e zgjuarsinë e femrës shqiptare, duke lënë anash disa plagë të mara në
fushëbetejë, krah për krah me shokët e luftës.
Familja
Kelmendi dhe Kulla e Lekë Kelmendit, janë themeli dhe kulmi i fitores në një
luftë të pabarabartë me armikun, por tejet këmbëngulëse për lirinë e Kosovë.
Trashëgimtari i Lekës, Bekimi, mbetet fortifikata e qëndresës heroike në
tërësinë e gjithë ngjarjes në rrafshin e Dukagjinit, deri në fitore. Person dhe
personifikim i qëndresës ndër shekuj....
Romani
“Mollë në furtunë”, nga autori Hasan M. Selimi, është padyshim njëri nga
romanet me tematikë të lartë historike, ku lexuesi, posaçërisht të lindurit pas
lutes, do e kuptojnë, përceptojnë më
mirë peshën e kohës së luftës dhe mësimet që nxjerrë koha….
Ndërgjegjshëm
do u preferoja lexuevet që të kenë këtë roman në bibliotekat e tyre.
Gjakovë,
2 qershor, 2025