Kerko: a
Mihallaq Qilleri: 'Ikja e Madhe' e Albert Zholit, një risi në publicistikën shqiptare
E hene, 02.06.2025, 06:55 PM
Libri "IKJA e MADHE" e Albert Zholit, një risi në publicistikën shqiptare
Nga
Mihallaq Qilleri
"Ikja
e madhe". Tani është bere me prekëshme. Jane pikërisht këtom faqe libri te autorit Albert Zholi që na sjellin kaq afer, kaq
përmbledhtaz, ate epope mërgimiqë përfshium gjithë tokat e Shqipërisë me
fillimin e dekadës '90. Fundshekulli xx e rudhi edhe njëherë Atdheun tonë. Edhe ashtu I pakët sic ka qenë, me
pjesë të tëra teritori e popullsie të ndarë nga trungu, kur priste t'I
rritej shtati duke u bashkuar me Kosovën
martire, ky dhe u mpak nga njerëzit që po I iknin, shumica pa kthim. Kjo
lëvizje popullsie në drejtim të shteteve të perëndimit e kryesisht, drejt
Greqisë, në fillim ngjau si gëzim pas ndrydhjes së gjatë nga shteti
totalitar:pastaj, kuptimi I mërgimit e ktheu ikjen në tragjedi, ndërsa tani,
gëzimi dhe tragjedia kanë tepërtuar te
njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me ankth. Sepse të shumta kanë qenë
humbjet, vdekje të ndryshme, por më shumë tragjike e të parakohëshme. Vdekje
nga krimet, por edhe nga përpjekja e
stërmundimëshme për të arritur "tokën e premtuar".Autori me një
analizë të plotë të të gjitha shkaqeve që cuan këtë shkulje të rrënjëve
shqiptare, na sjell pamje, episode e ngjarje
rrënqethëse, që shoqëruan dhe vazhdojnë
të shoqërojnë këtë emigracion të
paparë në histori për përmasat, popullsinë e vendit , dhe kohën e shkurtër. Libri "Ikja e madhe "është gjithashtu një pasqyrë e historisë së marëdhënieve të
vjetra e më të reja midis
Shqipërisë dhe Greqisë, këtyre dy vendeve
ballkanike të cilat vërtetë shumë ngjarje i kanë bashkuar, por kanë mjaftuar edhe pak syresh që të inspirojnë ndjnja armiqësore e skepticizmi. Vetë dyndja
e emigrantëve drejt Greqisë krijoi përsëri
një klimë të re, diku
mirekuptimi, diku mopsbesimi, thotë autori
por ai ka shpresën se ashtu si shtrengatat e qindra shekujve nuk i
shpune kurrë këta banorë të vjetër në luftë midis tyre , edhe kjo lëvizje
e re do të jetë vetëm një urë
miqësie. Autori nuk pretendon të këtë
përshkruar gjithshka nga peripecitë e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt Greqisë
e në Greqi. Duke jetuar e punuar në Athinë, A.Zholi rreh të tregojë për jetën e "athinjotëve"
shqiptarë, hallet problemet, rritjen e mirëqenies së tyre ekonomike, por edhe
përndjekjet, përbuzjen dhe mungesën e arsimit
të fëmijëve të tyre në
gjuhën amëtare . Ai nuk harron
t'u drejtohet edhe studjuesve
arvanitas për të hequr një paralele të
qartë midis emigrantëve të kahherëshme shqiptare dhe tani në kohërat moderne. Të gjitha ngjarjet në emigracion autori nuk I ka ndarë asnjëherë
nga zhvillimet e fundit në Shqipëri. Duke e vendosur vehten në krah të ndryshimeve demokratike, ai tregon zhgënjimin e madh që I
pushtoi emigrantët për politikën
mediocre, amatoreske të qeverisë shqiptare
ndaj gjithë zhvillimeve ekonomike
e shoqërore, por sidomos për
mospërfilljen totale ndaj emigrantëve. Shembja e të ashtëquajturve
skemave piramidale,-nënvizon A.Zholi,-përbën shembjen përfundimtare të besimit
të shqiptarëve emigrantë në qeverinë postkomuniste të Berishës. "Ikja e madhe" është
një përpjekje serioze për të pasqyruar një nga dramat më të mëdha të popullsisë
shqiptare dhe nga ky kundvështrim, ai është një kontribut me vlerë në publicistikën e re shqiptare.
***
NË
DITËN E IKJES SË MADHE
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ditë
e ftohtë nëntori! Kakavija dhe pse e mbushur me njerëz, dukej si e ngrirë, e
ngrirë. Vetëm avuj dilnin nga gojët njerëzore. Zërat dukeshin sikur ishin
trembur nga ai realitet i zymtë, prekës, strukur në ndërgjegjen e tyre, për
t'iu përshtatur makthit të padashur të ndarjes. Njerëzit shihnin si të hutuar
njeri-tjetrin, duke mos gjetur dot fjalët e përshtatshme të ndarjes. Fytyra të
mpira, të vërejtura, të dëshpëruara, mbushur plot ankth dhe brengë të shihnin
sytë gjithandej. Lot ngrirje që të përcillnin në mënyrë të pavetëdijshme një
zbrazëti shpirtërore sikur të ndodheshe në një planet të panjohur dhe jo në një
pikë kufitare të atdheut tënd të shtrenjtë. Kur ndodhesh në këtë kufi-ndarjeje,
kur shikon të valëvitet krenar flamuri kombëtar, natyrshëm në qenien tënde të
gëlon një ndjenjë gëzimi që të jep forcë dhe krah që më vonë, po kjo vijë
imagjinare e ndarjes kufitare, sapo e kalon, të prêt forcat, të dezulizionon,
të mpak, të bën të psherëtish thellë, thellë në shpirt. Asnjë cicërimë zogu nuk
dëgjohej. Edhe qentë që na vinin rrotull nëpër këmbë të shihnin si të hutuar
duke tundur vetëm kokat dhe bishtin. Të gjithë po flisnim me shikim dhe me
kokë. Heshtje misterioze në mes mijëra gjallesash njerëzore. Policët, miratimin
apo mosmiratimin e kalimit e bënin me të tundura të kokës. Nga kjo soditje
aspak relaksuese, më shkëputi zëri i ëmbël i nënës sime:
-Do
të ikësh dhe ti bir?!
-Po
nënë, do të iki!
-Po
ti punë të mirë kishe mor bir...! - dhe psherëtiu thellë, shumë thellë. U
mbështet në gjoksin tim dhe filloi të qajë me dënesë. Lotët e saj të nxehtë dhe
të kripur depërtuan nëpër bluzë dhe lagën gjoksin tim.
-Po
ndahemi biro, po ndahemi së gjalli. Dy në Greqi, një drejt Italisë, ne në
shtëpi si kërcunj. Unë s'dija ç'ti thoja, vetëm i lëmoja flokët e thinjur.
Babai im i mirë, rrinte si i ngrirë me vështrimin tutje në thellësi të Greqisë.
-Do
të mblidhemi ndonjë ditë të gjithë bashkë o bir?!
-Do
të mblidhemi nënë, do të mblidhemi!
-Po
kush na ndau kështu, kush...?! -dhe filloi të qajë me zë, duke më pushtuar më
fort rreth vetes. Ishim në kufirin e ndarjes në Kakavijë ... Disa metra
përballë nesh, një vajzë e vogël 5-6 vjeçare mes të qarave thërriste:
-Baba,
baba, ktheu mos më lër vetëm! Ndërsa ai po i tundte dorën nga ana tjetër e
kufirit.
-Më
tej dy të sapo fejuar:
-Do
të ikësh i dashur ...?- dhe dy pika loti si margaritar i ranë faqeve të bukura.
Po ne s'ndenjëm as... - dhe shikon me turp nga prindërit.
-Një
nënë tjetër :
-Mos
më harro bir i nënës! Të lutem, vetëm letra dhe zërin në telefon duam, asgjë
tjetër!- dhe kafshon buzën për të ndaluar lotët. Dhe ja ... Hapet një portë.
Një portë hekuri. Kaluam një prag. Pragun e një porte të ftohtë, që ndante dy
shtete, dy botë. Andej nga ne ankth, dhimbje, braktisje, toka djerrë, lot.
Këndej këngë, gjelbërim, punë. Ne, shumë pak po e kalonim këtë portë, shumë të
tjerë kalonin për tek bota e ëndrrave duke kaluar male të thepisur, gryka të
mbuluara me borë, pyje me egërsira, dete të ftohtë dhe të mjegullt, lumenj të
rrëmbyeshëm ...
-Shkonim
të gjenim parajsën...E gjetëm?! Mbrapa linim lot...!