E premte, 25.07.2025, 11:18 AM (GMT+1)

Kerko: a

Reagim Publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down

E enjte, 22.05.2025, 06:55 PM


Reagim Publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës

Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

Sot, të rënduar por me vendosmërinë e një komuniteti që lufton për të drejtat e të gjithë fëmijëve pa dallim, ne, Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, reagojmë fuqishëm ndaj lajmit se shkolla private British School of Kosova ka refuzuar regjistrimin e një fëmije vetëm për shkakun se fëmija është me Sindromën Down.

Kjo qasje diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme në një shoqëri që synon të ndërtojë vlera demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, veçanërisht për më të vegjlit e saj – fëmijët.

Refuzimi i vajzës së vogël, Nisa, për të ndjekur mësimet në një institucion arsimor nuk është vetëm një padrejtësi ndaj një fëmije dhe një familjeje – është një dështim institucional dhe moral që i bën dëm të gjithë shoqërisë.

I bëjmë thirrje publike:

British School of Kosova që të rishqyrtojë menjëherë vendimin e saj, të kërkojë falje publike dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës;

Të gjitha institucionet shkollore, publike e private, që të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të ndryshme, duke mos lejuar që paragjykimet dhe praktikat diskriminuese të bëhen normë;

Institucioneve shtetërore dhe veçanërisht Ministrisë së Arsimit, që të marrin këtë rast me prioritet absolut, të hetojnë situatën dhe të sigurojnë që të gjitha shkollat në vend të jenë të obliguara të respektojnë ligjet për të drejtat e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në arsim.

Ne nuk do të ndalemi derisa çdo fëmijë në Kosovë, pavarësisht prejardhjes, gjendjes shëndetësore apo aftësive të tij, të ketë të drejtën dhe mundësinë e barabartë për edukim, zhvillim dhe jetë me dinjitet.

Fëmijët si Nisa nuk kërkojnë mëshirë – ata meritojnë mundësi. Dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve neve.

Me solidaritet dhe vendosmëri,
Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës
Ju bashkëngjisim reagimin e prindit dhe kontaktin e tij:
Prindi: Burim Sopa |
https://www.facebook.com/burim.sopa.39/posts/24090701060527422
Kontakti i Rrjetit të Prind
ërve Edukues të Kosovës

Adresa: Rr. Shaip Spahia, Prishtinë
Tel: 044253153



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Nikoleta Kovaçi: Regjimi stallor që prodhoi turpin elektoral! Federata e Arbërisë: Thirrje për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një Shtet të Vetëm Klajd Kapinova: 1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma e varfërisë së rëndë, votojnë për mafien politike dhe shkaktarët e barktharjes së tyre Klajd Kapinova: Imzot James Martin, është një Jezuit Amerikan i cili fatkeqsisht Themeloi Ministrinë e Shtrirjes së Plotë të LGBTQ+ në kishat katolike Federata e Arbërisë: Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimit – Lleshi dhe theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe Sanxhak Fahri Xharra: Avala e Beogradit një kodër skordiske Mihal Gjergji: Kominterni shqiptar Idriz Zeqiraj: Zbatharakët dhe brekëgrisurit e djeshëm, u bënë milionerët e sotëm! Nue Oroshi: Humbja e idealizmit Sonila Meço: Kur drejtësia është lavjerrës, zgjedhjet janë hipnozë Kalosh Çeliku: Neokomunizmi Idriz Zeqiraj: Lëndimi LDK-së me aleanca të pista, fundi i parimësisë të saj! Florim Zeqa: Avni Dehari drejt librit të Gines-it! Themelohet Federata “Arbëria” – Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Ribashkimin Kombëtar Idriz Zeqiraj: Gjykata Kushtetuese në krizë besimi! Florim Zeqa: Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë! Kalosh Çeliku: Popull shkrimtar pa lexues Fritz Radovani: At Gjergj Fishta - Çohi, të dekun! Florim Zeqa: Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx