E premte, 25.07.2025, 11:08 AM (GMT+1)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar

E shtune, 10.05.2025, 02:56 PM


Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar

Nga Gjon Keka

Se sa thellë i kanë futur duart armiqtë e kombit tonë në Kosovë dhe kudo në trojet tona shihet nga veglat e tyre që i kanë gjetë për të shkatërruar nga brenda Kosovën tonë të vuajtur e të lashtë Dardane europiane. Dhe kjo po bëhet në dy drejtime në njërën anë duke patur pushtetar e parti politike pakurrizor si mbetje dhe në anën tjetër nga renegatët e mbetjet që punojnë t'ia rikthejn Kosovën dhe kombin tonë dy armiqëve të kombit tonë.

Në fakt kështu e kanë nis armiqtë rrënimin e Kosovës dhe kombit tonë nga brenda, në fillim pasi u çlirua Kosova me ndihmën e botës perëndimore e të civilizuar, filluan e hynë organizata të ndryshme gjoja humanitare me tendenca të caktuara ideologjike, pastaj filluan t'i mësojnë se si ta sulmojnë themelin e identitetit tonë respektivisht figurave tona kombëtare si p.sh: Gjergj Kastriotin,vNënë Terëzën,vPjetër Bogdanin,vIdriz Seferin etj.

Dhe ja ku jemi tani në vitin 2025 ligësia ka arritë kulmin, dhe armiqtë e jashtëm nuk kanë më nevojë t'i përdorin ushtritë e tyre, asnjë fuqi tjetër, sepse i kanë brenda Kosovës, dhe trojeve të kombit tonë, të cilët mezi presin ta realizojnë planin e tyre pikë për pikë.

Është koha që pasardhësit e Gjergj Kastriotit të mblidhen edhe një herë në një Kuvend mbarëkombëtar dhe me ndihmën e vendeve mike europiane ta trajtojnë edhe këtë dukuri negative për të bërë çdo gjë të mundur që ta ruajmë Kosovën tonë dardane që të mos bjerë në duar të armiqëve sërish, sepse për të është derdhur gjak dhe ky gjak i derdhur nuk është derdh për asnjë ideologji fetare, por për ruajtjen e qenjes kombëtare, gjuhës, lirisë, atdheut të vetë dhe identitetit si pjesë e përbashkët e civilizimit të familjes europiane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Gjon Keka: Koha për t'u zgjuar shteti i Kosovës ose bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Vetëm Gjergj Kastrioti arriti të bëjë e mbajë shtet (mbretëri) dhe ta bëjë të respektuar kudo Gjon Keka: Ideologjia islamike si ''kali i Trojës'' për Kosovën Gjon Keka: T'i ruajmë si sytë e ballit - Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën Gjon Keka: SHBA po i rikthehet Testamentit të presidentit Washington, Kosova, dhe politika e jashtme amerikane Gjon Keka: Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s Gjon Keka: Dera e të ardhmes europiane të popullit të Kosovës Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin Gjon Keka: Kosova e ka vetëm një rrugë të sigurtë, rikthimin në familjen europiane Gjon Keka: Fundi i botës sipas mashtrimit të një predikuesi fetar Gjon Keka: Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, për t'i hyrë në qejf dikujt Gjon Keka: Dardaninë e mori turku dhe e la në terr edhe në shekullin XXI Gjon Keka: Bota perëndimore e ndihmoi Kosovën që të jetë e lirë dhe europiane, e jo një Kosovë islamike Gjon Keka: Po bëhet çmos që Kosova të duket islamike, atëherë pse iu tërheq Europa e krishterë Gjon Keka: Udhëheqja dhe përfaqësimi i vendit në kohën e Gjergj Kastriotit ishte më dinjitoz e me autoritet se sot Gjon Keka: Propozoj doracak të edukimit kombëtar dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare Gjon Keka: Unë vetëm një kauzë e mbroj, atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Taktika, strategjia dhe politika e Presidentit Trump, si do të veprojë me Kosovën?!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx