Kulturë
Gjekë Gjonaj: Dodë Nikollë Gjonaj, tërë jetën ia ka kushtuar artit popullor
E hene, 28.04.2025, 05:55 PM

Dodë
Gjonaj dhe Ndue Shyti: Dy mjeshtra të  
shquar ë çiftelisë dhe instrumenteve muzikore në një koncert të
përbashkët në Amerikë
Dodë
Nikollë Gjonaj, tërë jetën ia ka kushtuar artit popullor
Meloditë
antologjike e tij të ekzekutuara me çifteli
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Në
traditën folklorike të etnomuzikologjisë  shqiptare ka pasur emra të
njohur si instrumentistë, duke qenë në radhë të parë mjeshtër artizanalë, por
edhe ekzekutues virtuozë. Kësaj radhe do të ndalem te një instrumentist shumë i
njohur në Malësi të Madhe,  por jo sa
duhet i prezantuar, i gjurmuar dhe i studiuar, Dodë Nikollë Gjonaj , nga fshati
Rudinë-Triesh . E veçova këtë emër të njohur të interpretimit të muzikës  folklorike shqiptare sepse,  siç e kanë vlerësuar instrumentistët, artistët
popullorë dhe mjeshtërit   më të rrallë
dhe më të njohur  të
etnomuzikologjisë  shqiptare, me të
cilët  ka bashkëpunuar ngushtë dhe mjaft
gjatë në shumë festivale kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, ai
posedon jo vetëm  nivelin e lartë të
talentit për sajimin e instrumentit dhe ekzekutimit me të, por edhe duke qenë
prodhues dhe konsumues të këtij arti. Atë, shumica e njohin si instrumentist,
si mjeshtër që prodhon  instrumente muzikore dhe ekzekuton me to. Por janë
të paktë ata që e njohin botën e tij të pasur të artistit krijues, të talentit
të realizuar me përkushtim dhe këmbëngulje, si  dhe tërësisë krijuese që
ai ka manifestuar dhe manifeston.
Virtuoz
në çifteli
Te
Dodë Gjonaj    janë njëzuar, që në
fëmijëri ,  në radhë të parë talenti i
lindur i artistit dhe pasioni. Çiftelia, që është instrumenti muzikor më
i preferuar  ndër shqiptarët  e krahinave 
veriore dhe verilindore të Shqipërisë etnike ,  ishte dashuria e tij e parë dhe do të mbetet
e fundit . Ai këtë instrument e zotëron qysh në moshën 5 – vjeçare, kurse një
vit më vonë ka ekspozuar në skenë  me
këtë instrument në SHKA “ Besa” , në një koncert të mbajtur në Triesh , ku  morën pjesë shumë shoqëri e ansamble folklorike
nga  Komuna e Titogradit ( sot
Podgorica),  duke u bërë instrumentisti  më i ri dhe i vetmi që luajti në çifteli.
Aq
bukur, aq mrekullueshëm dhe me mjeshtri të rrallë ka luajtur në  këtë instrument sa që  unë e kam parë disa herë  ti bie çiftelisë  në pozita të ndryshme, në këmbë, ulur
këmbëkryq, pas qafe,  me të cilat kam
mbetur i mahnitur. Që nga  mosha 11 -
vjeçare ka qenë anëtar i rregullt i SHKA” Besa” e Trieshit. Me kalimin e
kohës  ai u bë  mjeshtër virtuoz në çifteli, më i miri në
Malësinë e Mbishkodrës. Nga duart e këtij muzikanti ( artisti)  virtuoz që ka arritur shkallën më të lartë të
interpretimit në çifteli dolën  dhjetëra
instrumentistë të rinj të shquar trieshianë-malësorë, të cilët performuan në
shumë koncerte e festivale të ndryshme.
Ai
është  ekzekutuesi i çiftelisë, i cili përmes një instrumenti të
thjeshtë me dy tela, shprehu një botë të tërë virtuoze, një botë të tërë
ndjenjash sublime, një botë të tërë të artit që i referohet shpirtit,  këngës e valles ritmike, e cila buron nga
gjeni krijues shqiptar, që japin melodinë e cila pastron ndjenjat, forcon
moralin,  besimin te forca krijuese e
njeriut, thyejnë monotoninë  dhe rinojnë
shpirtin. Meloditë e tij të ekzekutuara me çifteli  janë melodi antologjike. Nuk u ndalë vetëm në
çifteli. Interpretoi edhe  në sharki,
lahutë, fizarmonikë. Mësimet e para në  fizarmonikë i mori  nga gjeniu, mjeshtri dhe kompozitori i famshëm
Agim Krajka.
Krijimtaria
artistike
Të
rrallë janë   muzikantët, artistët dhe
krijuesit   shqiptarë  të cilësdo lëmi qofshin , që arrijnë ta
zotërojnë talentin , intuitën, mjeshtërinë, afinitetin, përkushtimin, vullnetin  dhe kredon krijuese në Shqipëri, Kosovë
Maqedoninë e Veriut , Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që tërë jetën ia ka
kushtuar artit të popullit, për ta shprehur botën e brendshme shpirtërore,
sikur e ka shprehur dhe e shpreh në krijimtarinë e tij etnomuzikologjike, 
Dodë Gjonaj .
Gjatë
periudhave të ndryshme, ai ka kompozuar muzikë për këngëtarë të famshëm , pjesë
orkestrale , melodi të ndryshme dhe ka vënë  në skenë dhjetëra valle popullore. Një pjesë e
madhe e melodive të kompozuara nga ai nuk janë publikuar ende, por shpreson se
një ditë do t’u prezantohen publikut shqiptarë .
Në
kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak, ishte 
 anëtar i një ansambli vallëzimi
në Sarajevë. Në  Podgoricë, ishte anëtar
i ansamblit të këngëve dhe valleve si instrumentist dhe këngëtar. Në ansamblin
profesional "Stari grad"(Qyteti i Vjetër) ishte i vetmi shqiptar nga
Mali i Zi  i cili me kostume kombëtare,
interpretoi  këngë dhe valle popullore
shqipe.
Në
vitin  1989, kur ka emigruar  në Paris të Francës, është inkuadruar në
Ansamblin Folklorik “Aleksandër Mojsiu”, drejtues artistik i të cilës  ka qëndruar deri në vitin 1993, kur ka
emigruar në Miçigan të SHBA-ve .  Edhe
atje, ai vazhdon kontributin e tij në muzikën folklorike   dhe krijimtarinë e tij të suksesshme
artistike. Rrugëtimin e tij muzikor e vazhdon 
në një grup muzikor të mirënjohur me muzikantë , profesionistë e
këngëtarë me famë kombëtare , duke  performuar
  sipas kërkesave të komunitetit , në dasma,
lokale, koncerte etj.
Në
Francë dhe SHBA ka dhënë kurse për çifteli.  Me nismën  e tij është   formuar  edhe Kori  i Kishës Katolike Shqiptaro -Amerikane “ Shën
Pali” në Miçigan , i cili  përformon edhe
sot. Me iniciativën e   tij  dhe
dëshirën  e komunitetit shqiptaro-amerikan
 formoi  Ansamblin e Valleve, të cilin e drejtoi  deri në korrik 2008, kur u rikthye në  vendlindje përgjithmonë nga kurbeti.   Ka regjistrime të vjetra në Radio
Televizionin Shqiptar. Radio Televiyionin  e Prishtinës, Radio Shkodër, Radio e Malit të
Zi etj.
Dodë
Gjonaj   edhe sot e kësaj dite, kur po
rrugëton në të shtatëdhjetat  nuk i
ndahet instrumenteve, interpretimit tashmë të përkryer dhe dashurisë së lindur  të veglave muzikore këngës dhe valleve
shqiptare.
Bashkëpunimi
me artistë të famshëm
Në
periudhën kohore sa ka qëndruar në Francë dhe në Amerikë Dodë Gjonaj ka pasur
nderin dhe  privilegjin  të takohet dhe të bashkëpunojë me artistë  të famshëm. Në  Paris të Francës bashkëpunoi me  Ehad Musën , kitarist me famë botërore, kurse
në  Amerikë ka bashkëpunuar duke dhënë
koncerte  me artistin popullor dhe
mjeshtrin e  rrallë të etnomuzikologjisë
shqiptare,  Shaqir Hotin ( i lindur në Rogovë të Hasit të Prizrenit) dhe me
Ndue Shytin me origjinë nga rrethi i  
Pukë,  “Paganini” shqiptar i
çiftelisë. Ky i fundit, siç pohon Gjonaj, pas takimit dhe bashkëpunimit me  të në disa shfaqje e  koncerte , i kishte thënë:
“
Unë në Shqipëri  isha  njëri  
ndër krijuesit dhe instrumentistët më të njohur në botën e muzikës
shqiptare dhe përveç Artist i Popullit më quanin Mbret i çiftelisë.  Mirëpo, kur erdha në Amerikë e gjeta  një interpretues tjetër më të mirë të
çiftelisë sesa unë. Ju  jeni ai”.
Punues
i shkëlqyer i   instrumenteve tona
muzikore popullore
Çiftelinë   e tij  të parë e ka punuar me dorë  në moshën 13-vjeçare, në gjysmën e dytë të
shekullit XX.  Me këtë mjeshtëri të
punimit  të veglave muzikore
popullore   vazhdoi  të punojë më së shumti në moshën e
adoleshencës . Shumë  çifteli të punuara
me mjeshtri  në fillimet e tij ua ka
dhuruar shokëve, miqve dhe adhuruesve të këtij instrumenti tradicional muzikor.
Asokohe nuk kishte  mjete të   nevojshme për punimin e çiftelisë dhe të
instrumenteve tjera tradicionale të cilësisë së lartë.  Punohej me mjete primitive, andaj edhe
cilësia e veglave popullore nuk ishte  e
lartë . Kjo ishte arsyeja që ai  për 29
vite  e ndërpreu  këtë lloj 
mjeshtërie, të cilën e rifilloi 
kur shkoi  në Amerikë , sepse
atje  ekzistonin të gjitha mjetet moderne
për përpunimin e të gjitha instrumenteve muzikore. Pasi  atje e punoi çiftelinë e parë  miqtë e tij adhurues të muzikës folklorike
filluan të kërkojnë me porosi  jo vetëm
çifteli, por edhe sharki, aude  e instrumente
tjera popullore. Veglat muzikore popullore  që ai i punon nga druri i kregzës, pajës,
arrës, manit, plepit etj.,  janë të
cilësisë së lartë prandaj janë shumë të shtrenjta në krahasim me instrumentet
muzikore që prodhohen tani në të gjitha trevat shqiptare.
Ky
krijues artistik e muzikor,    cili ka
krijuar origjinalitetin e interpretimit autonom,  nuk është vetëm   instrumentist, koreograf, udhëheqës
artistik, këngëtar, kompozitor  i veprave
muzikore dhe  punues i shkëlqyer i  instrumenteve 
tona muzikore tradicionale , por është një  ndër artistët më të dalluar të muzikës
popullore shqiptare.
Me
një karrierë të pasur  dhe të gjatë , ai
la gjurmë  në botën e muzikës folklorike
shqiptare  , duke u bërë një figurë e
dashur dhe i respektuar nga kolegët dhe publiku në hapësirën mbarëkombëtare dhe
më gjerë. Ai nuk ka nevojë për ne. Ne kemi nevojë për artin dhe talentin e tij.
Gjithçka bëri Dodë Gjonaj për artin popullor 
do ta bënin të meritueshme dhënien ( ndarjen) e një çmimi nga
Komuna  Tuzit, pasi gjithë jetën ai e
nderoi  Malësinë , në skenat brenda dhe
jashtë vendit,  sepse përçoi anembanë  identitetin e shqiptarisë.
Ky
mjeshtër virtuoz e  ka çarë rrugën e
afirmimit të veglave muzikore tradicionale , këngëve,  valleve dhe traditave etno-kulturore
shqiptare    krejt i
vetëm, pa përkrahje institucionale, por me mbështetje të         fuqishme të publikut artdashës.
I
dhimbset shumë  arkivi ( albumi)  i tij i pasur nga  pjesëmarrjet  në festivalet më prestigjioze , më në zë, më
me renome, të kohës në shtete të ndryshme të botës, të cilat  i mbetën ( humbën)  në Shtete të Bashkuara të Amerikës, që për të
është një pasuri dhe vlerë  e
paçmuar  artistike. Pavarësisht kësaj
krijimtaria e tij artistike kurrë  nuk do
të vdesë.( Koha javore)

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










