Kerko: a
Sylejman Salihu: Shqiptarët në Venedik
E enjte, 20.03.2025, 07:56 PM
Rrethimi
i Shkodrës, memoriali në Venecia nga Viktor Karpaçi
SHQIPTARËT
NË VENEDIK
Nga
Sylejman Salihu
Ndonëse kishin një det në mes,
shqiptarët nuk përtonin ta kalonin edhe detin për të shkelur token italiane.
Kjo ndodhi madje herët , që në kohën e Renesansës ku disa nga këta kishin
shkuar si kalorës a stratiotë e mercenarë, disa të tjerë kishin shkuar që të shkolloheshin
për t' u bërë pastaj edhe emra të mëdhenj të humanizmit evropian apo edhe
shkrimtarë shqiptarë që do të shkruanin libra historie, letërsie e filozofie.
Por Republika e Venedikut, që atëherë ishte shtet, ia kishte ënda që Arbërinë
ta kishte nën sqetullën e vet. Madje flitet edhe për një Arbëri Venedikase, e
cila ishte kryesisht në veri të Arbërisë, ku qytete të bukura bregdetare
veçanërisht Durrësi, Shkodra e Ulqini ishin në varësi të saj për një kohë jo të
pakët. "Qysh më 1418 Arbëria Venedikase qeverisej nga një bajloz (baiulus)
dhe një kapedan venet"(www.sq.vikipedia.org, Arbëria Venedikase)Këto gjurmë të këtij
sundimi nuk ishin vetëm në librat, por kishin mbetur edhe të kënduara në Eposin
Kreshnik.."Â dalë zâni e paska marrun dhenë, Se i Bajloz i zi â dale prej
detit". Por i ardhur për pushtim,bajlozi ha kokën tij nga Gjergj Elez Alia,
kënga e të cilit është një nga perlat më të bukura që ka eposi shqiptar.
Prandaj, kur je në Venedik dhe ecën rrugëve të tij, nis dhe përsëritet historia
e saj në kokën tënde, jo me kalorës e tabore lufte dhe me shpatë në dorë, si
atëherë, por me kujtime, që vijnë here më të zymta e here më të ndritura. Si
shkuan shqiptarët në Venedik? Ka të dhëna të ndryshme, se ata shkuan si
mercenarë, sepse trimëria e tyre epike, kishte bërë që ata të kryenin detyra të
tilla nëpër Europë. Nga jugu ishte familja e madhe e Gjin Bua Shpatës, nga e
cila kishin dalë pinjojë, që emrin e tyre të madh e çuan në Itali apo edhe në
Francë e Gjermani gjithandej me trimëritë e tyre. Mjafton të përmendim Pjetër
Buan dhe Mërkur Buan, që kishin shkelur token e Venedikut, për çka me bëmat dhe
trimerite e tyre do të fitonin ndere dhe famë nëpër oborret e padronëve dhe
mbretërve të tyre.
*
Të jesh në Venedik, nuk i shpëtojnë
syrit tend gjurmët arbërore, me të cilat shqiptarët dëshmojnë praninë e
tyre,jetën e tyre në krejt dinamikën e saj nder vite dhe shekuj. Pasi pushtuesi
turk, kishte pushtuar Shqipërinë, bujarët shqiptarë u larguan në drejtim të
Venedikut, për të mos pranuar pushtimin dhe poshtërimin turk.Por edhe këtu në
Venedik, si emigrantë ata nuk ndejtën duarkryq, sepse zemra e tyre ende punonte
me tiktakun e saj arbërisht. Prandaj si komunitet ata fillojnë të organizohen
për të ruajtur atë çka është e mundur që ta ruajnë në distancë si: gjuhën,
doket, zakonet, por edhe për t' u shkolluar në atë gjuhë. Për këtë arsye
shqiptarët e Venedikut kishin hapur një shkollë, ku në fasadën e saj shkruante
me shkronja të mëdha "Shkolla e Shqiptarëve"(Scuola degli albanesi). Në këtë shkollë do të mësoheshin zeje dhe zanate të ndryshme në gjuhën shqipe.
Studiuesja kroate Lavorka Koralic ka treguar se shqiptarët kishin shumë
profesione, të cilat i ushtruan në lagunën venedikase: "Dukshëm është
spektri i gjerë i profesioneve artizanale në të cilat kanë qenë të përfshirë
emigrantët de patribus Albanie. Burimet i përmendin ata si mjeshtër tekstili,
përpunues-ndreqës të armëve, qirinjve, si kamerierë, lëkurëtarë, rrobaqepës,
farkëtarë, mjeshtër gdhendës druri (marangozë), bukëpjekës, berberë
etj"(https:// www.zemrashqiptare.net,
Lavorka Koralic, Zagreb, Emigrantët shqiptarë në Venedik) Ata ishin edhe
marinarë të vyer, të cilin zanatë e sillnin edhe nga vendi i tyre. Madje
ndërtesa e kësaj shkolle është ende në këmbët e saj, ku ka edhe shenja dhe
gjurmë të ruajtura mire dhe në fasadën e saj dallohet edhe një basorelief me
motive atdhetare të Shkodrës dhe kalasë së saj, e cila u pushtua përfundimisht në
vitin 1479 nga osmanët. Sepse nëse ata atdheun e kishin humbur fizikisht dhe
gjeografikisht, shqiptarët këtë nuk e kishin humbur dhe nuk donin ta humbnin
edhe shpirtërisht. Në këtë shkollë, ku veç shqiptarëve të Venedikut vinin edhe
ata të Istrias përdoreshin librat e Marin Barletit dhe Marin Beçikemit, dy
shkodranë të njohur të humanizmit shqiptar. Madje thuhet se ata ishin edhe
pjesë e mësimdhënies, perderisa frekuentonin qytetin e lagunës. Edhe Leonik
Tomeu, Gjin Gazulli, Martin Segoni, Lukë Paneti- Ulqinaku ishin pjesë e këtij
aktiviteti iluminist. Pastaj edhe libri i Marin Barletit "Rrethimi i
Shkodrës" ishte botuar në Venedik me 10 janar 1504 dhe duhet të jetë
përdorur nga arbëroret. Veç tyre dallohej edhe skulptori dhe arkitekti i njohur
Italian me origjinë nga Korça, Viktor Karpaçi, i cili kishte udhëhequr punimet
rreth shkollës dhe e kishte stolisur shkollën me basorelief, në të cilin
spikasin motivet e luftës së shqiptarëve në mbrojtjen e Shkodrës. Si dëshmohet
prezenca e kësaj shkolle? Në "Gjurmë shqiptare" autori i emisionit
Marin Mema, kishte intervistuar shkencëtaren italiane Luçia Nadin, e cila
deklaronte se prania e dokumenteve në Venedik është aq e madhe ,sa
figurativisht do të dilnin: "40 kilometra rafte".(You Tube, Top Channel
Albania, Shqiptarët e vjetër të Venedikut). Ajo ka punuar shumë në njohjen e
Statuteve të Shkodrës, në të cilat paraqitej organizimi i jetës shoqërore të
shqiptarëve në atë qytet. Pra në këto rafte kishte informata, të dhëna ,
dokumente edhe për shqiptarët, të cilët kundrejt etnive tjera të huaja, dukej
se kishin një prezence më të madhe. Kjo mund të vërehet edhe te numri i
rrugëve, i cili numër nuk është një a dy, por kapë madje dyshifrorin 11.(Calle
dei Albanesi).Zonja Nadin, thoshte se mund të kishte një rrugë gjermane apo një
rrugë greke, por nuk mund të kishte njëmbëdhjetë rrugë gjermane apo greke, siç
i kanë shqiptarët në Venedik. Me këtë tregohet se sa e forte dhe sa e dukshme
ishte prezenca e emigracionit shqiptar në jetën venedikase.
*
Por Venediku ruan për shqiptarët
edhe gjurmë të artit kushtuar heroit kombëtar, Skënderbeut, të bëra me aq
mjeshtri dhe me aq art. Në Kishën e Shën Sebastianit është një afreskë, të
cilën e ka zbuluar studiuesja zonja Luçia Nadin dhe në të cilën paraqitet heroi
ynë kombëtar, bashkë me flamurin e tij kuq e zi. Madje edhe koka e dhisë,
simboli i heroit tonë kombëtar, nuk mungon në k?te veper arti. Kjo
pikturë është punuar nga piktori i madh italian Paolo Kaliari-Veroneza, i cili
është i njohur me famën dhe artin e tij në mesjetën italiane. Por për
Skënderbeun ka edhe një Pallat i quajtur Molin, që u quajt edhe „Pallati i
Skënderbeut" me rastin e shpalljes s? Skënderbeut "Qytetar
Nderi", që u ndërtua si rezidencë, të cilën mund ta përdorte ai ose
familja e tij, në rast se ai do të vinte në Venedik, pas largimit të supozuar
të tij nga Arbëria, në rast të pushtimit turk.
Skënderbeu në Venedik na vjen edhe me
një befasi tjetër. Thuhet se vetë Skënderbeu kishte ardhur në Venedik, madje
pak para vdekjes së tij, më saktë në shkurt të vitit 1467 bashkë me gruan
Donikën dhe djalin e tij 12 vjeçar, thesarmbajtësin Dhimitër Frangun, si edhe
me shpurën e tij në të cilën ishin gjashtë kalorës arbër në muajin e
karanavaleve. Kjo vizitë e „Atletit të Krishtit" ishte bërë edhe me
sugjerim të Papa Palit të II. Por mrekullia do të jetë edhe më e madhe se ai do
të portretizohej nga piktori i madh i kohës, Gentille Belini, që ishte piktor i
Senatit të Venedikut, i cili kishte portretizuar Skënderbeun dhe mendohet se ky
ishte edhe portreti më origjinal, që i përafrohet vetë figurës së Skënderbeut,
madje vetëm disa muaj para vdekjes së tij. „Portreti origjinal i Skënderbeut
është dhënë me saktësi të habitshme ravijëzimi portretual dhe me interpretim të
thellë artistik , në periudhën kur kishte filluar të përdorej në pikturën
italiane teknika e pasqyrave, e quajtur kamera luçida, si dhe teknika e
pikturës në vaj mbi panel druri."(https://www.dosja.al, Realizuar me 1467,
zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut). Ai, pra Skënderbeu, për të cilin,
në maj të vitit 1448, në konfliktin rreth kështjellës së Danjes, p?r kok?n e
tij siç shkruan historiani çek Kostantin Jeriçek „venedikasit shpallën si çmim
një pagesë të përjetshme prej 100 dukatesh",(https://www. gazeta-shqip.com, Jeriçek,
Venediku donte kokën e Skënderbeut). Por tashmë Skënderbeu nuk ishte më armiku
i tyre, por përkundrazi ishte miku dhe aleati më i mirë i venedikasve, sepse ai
po e ndalonte invadimin turk në Itali dhe pastaj më përtej edhe në Europë.
Madje Venediku ishte vendi prej nga Skenderbeu furnizohej me rroba, sepse
Venediku ishte i njohur me industrinë e mëndafsheve dhe të tekstilit. Nga kjo
ne mësojmë edhe gjatësinë trupore të Skenderbeut, për çka është spekuluar
shpesh në ishte i gjatë apo i shkurtë. Disa të dhëna për këtë i jep albanologu
Guissepe Valentini, i cili këtë e pohonte në një artikull të botuar në
"Shejzat". Le të citojmë Valentinin sipas gazetës "
Telegraf"! " Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës
8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut,
përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën
Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).
Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej
Venedikut me fjalët: "Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të
na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për
trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që
mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje. Mirëpo zotërinj,
llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq
jepmëni".Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar
një trup me shtat mesatar. Le ta marrim si gjatësi mesatare lartësinë trupore
prej 1.75 m. Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se
ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra. Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një
krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për
një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të
mbulohet një trup prej 1.98 m. Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë
qenë rreth 2 metra i gjatë.(https://www.telegrafi.com,
Sa i gjatë ishte Skenderbeu)
*
Pas vdekjes së Skenderbeut, familjet
e mëdha dhe kreret e tyre u larguan per në Venedik, duke dashur q? t' i iknin
pushtuesit turk.Keshtu atje shkuan arianitet, kastriotët, muzakajt,
engjëllorët, dukagjinët, të cil?t n? truallin e ri u shkrin? n? rrjedhë të shekujve.