Shtesë » Historia
Albert Zholi: Si u zgjodh Senati i parë shqiptar në 31 janar 1920
E shtune, 03.02.2024, 07:24 PM
Si u zgjodh Senati i parë shqiptar në 31 janar 1920 pas zgjedhjeve të Kongresit të Lushnjes
- Senati ishte
organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë
delegatët e Kongresit.
Më vonë u quajt
Këshilli Kombëtar kishte një dhomë dhe u mblodh pas zgjedhjeve të mbajtura më
31 janar.
-104-vjetori-
Përgatiti: Albert Z. ZHOLI
Senati i Shqipërisë më vonë Këshilli Kombëtar kishte një dhomë dhe u mblodh pas
zgjedhjeve të mbajtura më 31 janar 1920. Senatorët kishin mandatin nga data 27 mars
1920 deri më 20 dhjetor 1920. Kongresi i Lushnjes krijoi Senatin, Parlamentin e
parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ, i cili
përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit. Kongresi
shprehu në formë të organizuar politike vullnetin e shqiptarëve për të marrë
fatin e vendit në duart e veta. Në këtë periudhë afirmohen për herë të parë
parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i Qeverisë nga Senati, si dhe
ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Senati i filloi punimet më 27 mars 1920.
Megjithëse parlamenti i parë shqiptar e shtriu veprimtarinë e tij legjislative
në një periudhë të shkurtër kohe, ai arriti të miratonte disa ligje të
rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjes që përbënte një
ligj kushtetues. Veprimtaria legjislative e Këshillit Kombëtar mori fund më 20 dhjetor të vitit 1920, kur Këshilli u shpërnda për t’ua lënë
vendin zgjedhjeve të para në Shqipëri (mars 1921). Këshilli Kombëtar përbëhej
nga 78 deputetë. Që prej kësaj periudhe, parlamenti filloi të shfaqej
rregullisht si një organ i dalë nga populli, me detyra të përcaktuara qartë në
statutin e kohës. Zgjerimi që iu bë Statutit të Lushnjës, i cili në histori
njihet si statuti i shtetit shqiptar i vitit 1922, e shndërroi këtë akt në një
kushtetutë të mirëfilltë me fuqinë më të lartë në shtet dhe sanksionoi
plotfuqinë parlamentare. Organi më i rëndësishëm që ushtronte pushtetin
legjislativ, i quajtur “Këshill Kombëtar” mori emrin “Parlament”. Si organ i
vetëm legjislativ ai përbëhej nga një dhomë deputetësh, të cilët zgjidheshin
nga populli në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme (votim i tërthortë).
Kryetar i Këshillit Kombëtar u zgjodh me
votim të fshehtë Pandeli Evangjeli dhe në vitin 1922 u zgjodh Eshref Frashëri.
Në këtë periudhë dalloheshin qartë dy grupime
politike: Partia Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Përparimtare e kryesuar nga Hoxhë Kadriu. Në fushën legjislative,
veprimtaria e Këshillit Kombëtar u përqëndrua në nxjerrjen e ligjit për organizimin
gjyqësor, në plotësimin e rregullores ekzistuese me elemente të reja për
transparencën e veprimtarisë parlamentare, betimin e deputetëve përpara
Këshillit,etj. Më 30 shtator të vitit 1923, Këshilli Kombëtar i mbylli punimet e tij në
përfundim të legjislaturës 2 vjeçare për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të reja
për Kuvendin Kushtetues, të cilat u mbajtën në dhjetor të po këtij viti.
Kryetarë të senatit në vitin 1920 ishin Xhemal Naipi dhe më vonë Dhimitër Kacimbra. Ndërsa për senatorë ndër të tjerë ishin edhe:
Lista emërore e Senatorëve[1] |
|||||||||||||||
1. |
-/- |
11. |
-/- |
21. |
31. |
41. |
|||||||||
2. |
12. |
22. |
32. |
42. |
-/- |
||||||||||
3. |
-/- |
13. |
23. |
-/- |
33. |
||||||||||
4. |
14. |
-/- |
24. |
34. |
|||||||||||
5. |
15. |
25. |
35. |
||||||||||||
6. |
16. |
26. |
36. |
||||||||||||
7. |
-/- |
17. |
-/- |
27. |
37. |
||||||||||
8. |
18. |
-/- |
28. |
38. |
-/- |
||||||||||
9. |
-/- |
19. |
29. |
39. |
|||||||||||
10. |
20. |
30. |
40. |
Kuvendi Kombëtar i Vlorës (1912)
Institucioni i parlamentarizmit në Shqipëri i
ka fillimet e tij prej ditës së pavarësisë, me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të
Vlorës. Si organi i parë përfaqësues i popullit, ai mori përsipër realizimin e
detyrës së rëndësishme të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ai zgjodhi
Qeverinë e Përkohshme, të kryesuar nga Ismail Qemali.
Shteti shqiptar nën drejtimin e Princ Vidit
dhe Statuti Organik i Shqipërisë (1914)
Pas Kuvendit Kombëtar të Vlorës,
parlamentarizmi si institucion u sanksionua në të gjitha statutet që pasuan
konsolidimin e shtetit shqiptar. Për herë të parë ai parashikohet në Statutin
Organik të Shqipërisë, të hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, më
1914, megjithëse, fillimi i Luftës së Parë Botërore e bëri të pamundur krijimin
e një organi të tillë. Sipas statutit, Asambleja Kombëtare, si organ
legjislativ, përbëhej nga anëtarë të zgjedhur prej popullit, anëtarë të emëruar
nga princi dhe anëtarë ex officio (gjithsej 36 anëtarë).Pas shpalljes së
pavarësisë vite të tjera të vështira do të vinin për Shqipërinë. Megjithëse
Traktati i Londrës kishte përcaktuar kufijtë e Shqipërisë, dëshirat
ekspansioniste të shteteve, që donin të përfitonin më shumë territore ishin
ende aktive duke ëndërruar përsëri ndarjen e saj. Në këto rrethana më 27 mars
1920 u mblodh Kongresi i Lushnjes.
Këshilli Kombëtar i Lushnjës (Senati), (27
mars 1920 – 20 dhjetor 1920)
Kongresi i Lushnjes krijoi Senatin,
Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ,
i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit.
Kongresi shprehu në formë të organizuar politike vullnetin e shqiptarëve për të
marrë fatin e vendit në duart e veta. Në këtë periudhë afirmohen për herë të
parë parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i Qeverisë nga Senati,
si dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Megjithëse parlamenti i parë
shqiptar e shtriu veprimtarinë e tij legjislative në një periudhë të shkurtër
kohe, ai arriti të miratonte disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm
ishte Statuti i Lushnjes që përbënte një ligj kushtetues. Veprimtaria
legjislative e Këshillit Kombëtar mori fund në dhjetor të vitit 1920, kur
Këshilli u shpërnda për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të para në Shqipëri (mars
1921).
Këshilli Kombëtar (21 prill 1921 – 30 shtator
1923)
Statuti i Zgjeruar i Lushnjës
Nga zgjedhjet që u zhvilluan në mars të vitit
1921, vendi u përfaqësua me 78 deputetë. Që prej kësaj periudhe, parlamenti
filloi të shfaqej rregullisht si një organ i dalë nga populli, me detyra të
përcaktuara qartë në statutin e kohës. Zgjerimi që iu bë Statutit të Lushnjës,
i cili në histori njihet si statuti i shtetit shqiptar i vitit 1922, e
shndërroi këtë akt në një kushtetutë të mirëfilltë me fuqinë më të lartë në
shtet dhe sanksionoi plotfuqinë parlamentare. Organi më i rëndësishëm që
ushtronte pushtetin legjislativ, i quajtur Këshilli Kombëtar mori emrin
Parlament. Si organ i vetëm legjislativ ai përbëhej nga një dhomë deputetësh,
të cilët zgjidheshin nga populli në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme (votim i
tërthortë). Në këtë të periudhë dalloheshin qartë dy grupime politike: Partia
Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Përparimtare e kryesuar nga Hoxhë
Kadriu. Në fushën legjislative, veprimtaria e Këshillit Kombëtar u përqëndrua
në nxjerrjen e ligjit për organizimin gjyqësor, në plotësimin e rregullores
ekzistuese me elemente të reja për transparencën e veprimtarisë parlamentare,
betimin e deputetëve përpara Këshillit, etj. Në shtator të vitit 1923, Këshilli
Kombëtar i mbylli punimet e tij në përfundim të legjislaturës 2 vjeçare për
t’ua lënë vendin zgjedhjeve të reja për Kuvendin Kushtetues, të cilat u mbajtën
në dhjetor të po këtij viti.