Shtesë » Historia
Jahja Drançolli: Si sot 72 vjet më parë, kriminelët ruso-sovjetike vrasin pa mëshirë lulen dhe elitën e popullit polak!
E merkure, 13.04.2022, 06:05 PM
Si sot 72 vjet më parë, kriminelët ruso-sovjetike vrasin pa mëshirë lulen dhe elitën e popullit polak!
Nga
Jahja Drançolli
Më
13 prill të vitit 1943, Gjermania naziste njoftoi zbulimin e një varri masiv me
më shumë se 4000 robër lufte polakë (kryesisht ushtarë) të kapur nga forcat
ruso-sovjetike dhe më pas me miratimin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror
të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të Stalinit, u ekzekutuan në
pranverën e vitit 1940 (13 prill-19 maj)!
Rreth
22,000 kryesisht polakë, anëtarë të Forcave të Armatosura Polake të gradave të
ndryshme, mjekë, profesorë, avokatë, priftërinj, pronarë tokash, shkrimtarë,
gazetarë dhe mjekë. Shkurtimisht, elita e një kombi përbënte një kërcënim në
formën e opozitës ndaj regjimit që BRSS synonte të krijonte në zonë. Masakra ka
ndodhur në pyllin e fshatit Katyn pranë qytetit Smolensk dhe sipas fshatit në
fjalë ngjarja është quajtur Masakra e Katyn-it. Ngjarja u shfrytëzua në
maksimum nga propaganda naziste, e cila, sipas raportit, arriti të largonte
aleatët perëndimorë nga aleanca me BRSS, e cila pranoi përgjegjësinë për
vdekjen e 22 mijë polakëve vetëm në vitin 1990!