Shtesë » Historia
Milazim Zeqiraj: 11 Marsi 1981 ishte fillimi për një Kosovë ndryshe
E enjte, 10.03.2022, 08:50 PM
11 Marsi 1981 ishte fillimi për një Kosovë ndryshe
Në
Përvjetorin e Pranëverës studentore të vitit 1981, kujtimi dhe respekti për të
gjith studentet që muaren pjesë në kauzën tonë të përbashket
„Nese
njeriu në moshën njëzetëvjeqare nuk ka ide revulocionare ai nuk ka zemerë por
nese në moshën katërdhjetëvjeqare ka
prap ide revulocionare atëhere aji nuk ka mend“.
- Theodor Fontane
Nga
Milazim Zeqiraj
Ndihesha
krenarë por nuk kam pas forcë të shkruaj për guximin rinor më 11 Mars kunder
regjimit komunist.
Ata
që tani më forcuan të shkruaj për atë që ndodhi më 11 Marsit 1981 janë fëmijët dhe gruja që në atë kohë ishte
studente dhe pjesëmarrse në demonstratat
në Prishtinë. Tani lufta e Ukraines për liri dhe pavarësi më motivuan më shumë
të mëndoj më thell për guximin trimëror të rinis studentore të vitit 1981. Kjo
situatë në Ukrain sipërfaqi dhunën diktatoriale sllavo-komuniste që rinia
studentore e ndiu dhe reagoj fuqishem në Pranëveren e vitit 1981.
Koha para demonstrimit
Kosova
para 11 Marsit jepte pamjën e një vend të qetë. Populli vepronim dhe punonim
lirshem kurse politikaj mendonin se populli shqiptar në Kosovë ishin pajtuar më
regjimin.
Populli
shqiptar në Kosovë dhe viset tjera të veta në Jugosllavi ishim të pa knaqur se
jetonim në vendin tyre si të huaj. Thellimi i veshtërsive ekonomike dhe
politike kishte rrit migrimin e popullsis. Intelektualet dhe disa politikaj
liberal mundoheshin të dërgonin apel tek rinia për mos migrim, por në momentin
që dikush ishte më i zëshëm nga ata përfundonte në burg ose duhej të migronte.
Kosovaret
ishte në dilemë të madhe sepse qëndronin para alterantivavës dëshpruse nga
politikajt se ata ishin bërë pal më sllvo-komunist dhe nuk pritej asgje prej
tyre. Disa politikaj liberal që donin diçka të benin diçka për vendin ishin të
pakët dhe shpejt përfundonin keq. Alternativë tjeter ishte ilegalja që vepronte
në shtëtet prendimore më njërz të devotëshm që bënin thirrje për konfertim më
pushtetin për çlirimin e Kosovës dhe trojeve tjera etnike në Jugosllavi.
Thirrja e tyre për çlirim bazohej në revulucion socialist boteror kurse
Bashkimi Kombëtar në internacionalen marksiste-leniniste. Ata mundoheshin të
krijonin brezin revulucionar në Kosovë përmes grupeve ilegale që shumica
përfundonin në burgjet famkeqe Jugosllave. Shtypi dhe literatura e ilegalës në
krahasim më ate që krijohej në Kosovë ishte e pakrahasushme. Mos përkrahjen e
ilegalës nga populli ishte friga e krijuar nga propaganda komuniste se ata janë
dorë e zgjatur e pushtetit si dhe përqarja ideologjike e tyre.
Pasi
pushteti nuk kishin aleteranativë të qarte për zhvillimin e Kosovës,
kritikonte, burgoste dhe vriste anëtaret e ilegalës në Kosovë dhe jasht. Të dy këto alternativa ishin
ieologjike komuniste antidemokratike dhe nuk ishin bindese për rinin dhe
popullin. Kosovës i nevojitej një alternatië demokratike më përkrahje nga
prendimi dhe SHBA.
Demonstrimi më 11 Mars
1981
Arsyja
për demonstrimit ishte përkeqësimi I kushteve për një studim të mirëfillt si
dhe mos interesimi i udhëheqjës së QS për të ndërmarr dicka në përmisimin e
kushteve. Mosknaqësia e rinis studentore ishte e përaferta më mosknaqësin e popullit të Kosovës. Qeverisej e keqe në QS
ishte pasqyrë e qeverisjës së Kosovës.
Kushtet në QS
Në
QS mungonte strehimi edhe pse numri i studentve rritej për çdo vit. Kushtet e
banimit ishin përkeqësu. Mungonin sallat për mësim dhe vendet tjera kreative. Ishte pa
justifikushme ajo çfar ndodhte në menzë për marrjen e një shujtje ushqimore. Të
gjitha këto sebashku ishin arsye e studentëve për demonstrim. Parulla
kushte-kushte ishte apel për përmisim e mënjëhershme të situatës sepse
verejtjet nga studentet ishim berë më kohë por përsoneli udhëheqës i QS ishte i
pa interesuar të ndëgjojë zërin e rinis studentorë.
Koha para 11 Marsit
Tek
studentet verehej një mosknaqësi nga mos ndieshmeria e udhëheqjës së e QS ndaj
situatës së përgjithëshme. Një grupi i studentve mendoj një veprim për ta
dëtyruar udhëheqjën e QS për zgjedhjën e problemeve. Mbyllja e dyrve të menzës
ishte rruga e vetem për ta detyruar udhëheqjën e QS për përmisim të
vështërsive. Iniciativa u duk e thjesht dhe pa pasoja. Përmisimi kushteve ishte
temë e protëstës, domethanse për studentet dhe shoqërin Kosovare që në ndëgjim
pa motive politik por më domethanjë ekonomike. Po të fillonte zgjidhja më kohë
e veshtërsive në QS situata do të kishte epilog tjetër dhe nuk do të
përshkallzohej në atë masë.
Edhe
Kosova do të kishte rrugtim tjeter po te mbroheshin më këmbngulje studentet dhe
parullat e lansuara. Ata e paten mundësin për ti mbrojt studentet dhe kërkesat
e tyre sepse ato ishin të drejta sepse ajo që ishte dhan më 1974 duhej
realizuar dhe plotësuar në rrugë legale.
Grupi inicus
Grupi
i studentve guximtar që muar iniciativen për protëst ishin shokë pa ndonjë
ngarkëse politike ose të manipuluar nga ndonjë nëntokë. Unë (autori i keti
shkrimi, student i Fakultetit te Mjekësisë), Januz Januzaj dhe Zymer Kuqaj, (student të Fakultetit Juridik)
shok nga fëmijrija shpesh bënim biseda se çfar organizimi do ta sensibilizon
strukturat udhëheqëse të QS për përmisimin e kushteve në menëzë dhe konvikte.
Ne nuk kemi mendu e as besu se nga një protestë në menzë për përmisim të
kushteve në QS do të zhvillohet një demonstartë në nivel vendi e më vonë ajo iniciativë
do të shkatrrohej Jugosllavin. Gjat bisedave kishim ide të ndryshme por ideja
për mbylljën e dyerve të menzës së studentëve në kohë darkë ishte më e qëlluar
që u pajtuam. Organizimin e tille e pamë të arësyeshem sepse nuk ishte i
karakterit politik. Skeptik ishim se si do të reagojnë studentët në kohë darke
kur ne i mbyllim dyërt e menzës. Frigoheshim nga injorimi ose konflikti fizik më ta.
Më
mbylljën e dyerve të menzës mendonim se udhëheqja e QS do të sensibilizohet për
një takim më ne, më qellim që ne ti prezentojmë
kërkesat tona. Nga Januzi u informuam se për këtë ide janë të pajtimit
edhe Kadri Kryziu, Ramadan Gashi dhe Bedri Deliu, të gjithë student të
Fakultetin Juridik që banonin sebashku në Konvikten nr.3 në katin e tretë,
kurse unë Milazim Zeqiraj dhe Zymer Kuqaj, kemi banuar ilegal në Konviktin
nr.3.ne katin e parë tek koleget student të Fakultetit Teknik. Januz Januzi
kishte kërkesa të shkruara.
Ne
kishim detyrë që të informojmë student tjerë për datën 11 Mars. Unë
e informova Enver Halitaj student
i Fakultetet Teknik, kurse Zymer Kuqaj kolegun Xhevat Zekaj student i
Fakultetit Juridik. Të ftuarit e pranun iden.
Vendimi ishte marre,
koha ishte caktuar pra duhej vepruar
Në
mbrëmjë më 10 Mars jemi takuar dhe
kosultuar unë, Januzin dhe Zymerin se si të veprojmë më 11.mars në orët e mbrëmjës. Kemi
biseduar për problemet që
eventualisht mund të na ndodhin. Si të veprojmë nëse studentet
nuk na përkrahin por edhe si të reagojmë nese ata na sulmojnë. Nuk kemi bisedu
se si të regojmë nëse policia intervenon sepse kemi menduam se nuk është rast
për intervenim të policisë sepse është punë e studentve më strukturat e QS.
Qellimi ishte të mos ketë dhunë sepse
organizimi do të dëmtohej..
Koha e demonstratës
E merkure 11 Mars 1981
Mesi
i javës së dytë i muajt Mars, moment I përshtatëshem për veprim. Ishte ditë e
zakonshme
për
punëtoret ditë punë, për nxënësit dhe studentet ditë mësimi.
At
mëngjez rrugës për në fakultet si gjithë here kam bler gazetës Rilindja që
ishte mjaftë e lëxuar për artikuj
interesant dhe më peshë historíke.
Ligjeratat
në fakultete ishin të rregullta. Për ne studentet e Fakultetet të Mjekësisë dhe
studentet e fakulteteve tjera ishte kohë për përgaditjën e provimeve. Në muajn
Prill në Fakulteti e Mjekësisë pritej ardhja e profësorve nga Shqipëria. Në
fakultetin ton ardhja e tyre bëhej dy herë në vit në kohë një mujore për
ligjerata dhe provime. Ne studentët e vitit të katertë të Fakultetit të
Mjekësisë pritnim ardhjën e profësorve për lëndën e Farmakologjisë që oganizohej
nga profësoret e Fakultetit të Mjekësisë të UT që ishin profësor edhe në
fakultetin ton.
Koha para akcionit, kohë
darke për student banor të QS
Preokupimet
e studentve ishn provimevet. Në orët e pasditës të asaj merkurjë gjat
ligjeratave nga një here mëndoja për organizimin e planifikuar në mbramjë, për
takimin tonë në pritoren para dyerve të mënzësë. Si të veprojmë më student që
refuzojnë iden ton si dhe çka do të biedojmë më struktura të QS. Deri diku Isha
i qet se Januz Januzaj kishte fjalim të përgaditur.
Në mbremjë rreth orës 17.30 u takum më Januz
Januzaj dhe Zymer Kuqaj para Konviktit
nr.1. Januzi I shqetësuar më informoj se strukturat e QS janë të informuara për
iden ton, sepse atë mbrëmjë ishin leshuar edhe tri vija të reja në mënzë për
marrjën e ushqimit. Nga informacioni u shtangova, e pyeta a ka ide tjetër,
përgjigje nuk kishte. Zymeri si gjithëhere i qetë. Eminja (shoqja ime)e ka
ndëgjuar bisedën por nuk ishte në dijëni se për çfar organizimi po bisedojmë.
Të heshtur kemi arritur në hapsirën para dyreve të menzës. Në kohë darke aty
vërehej gjallëri nga studentët e shumët. Ideja për mbylljen e dyerve të menzës
tani nuk ishte më opcion, duhej vepruar ndryshe. Ide konkrete për veprim nuk
kemi pasur. Sebashku kemi qënderuar një kohë aty, pastaj jemi shpernda jashtë
dhe në menezë ku studentet ishin duke ngrënë darkë. Mendova se ideja ka deshtu.
Por pas një kohë Zymer Kuqiaj duke ecur në menzë në shenjë proteste e rrokullis
një tabak më ushqim. Nga ky akcion nga studentët filloj rrekullisja e tabakve më
ushqime në seri si një ide e organizuar. Për një kohë të shkurter atu u be një
rrmujë e madhe. Disa nga përsoneli iken kurse disa tjer mundoheshin ta
qëtësonin situatën, por çdo gja ishte e kotë. Pas asaj kohë në menzë nuk kishte
asnjë student.
Marshimi i studenve drejt
qytetit
Pas
rremujës në Menzë studentet u grumbulluan në hapsirën në mes Menzës, Konvikt
nr.1 dhe Barakave. U prit për një kohë udhëheqja e QS për të biseduar por ata
nuk u paraqiten. Nga ky mosintëresim i
tyre, një grup i studentëve në shenjë proteste filluan marshimin drejt qytetit
në rrugën kryesore tani Rruga Agim Ramadani deri tek Fakulteti Teknik i vjeter,
tani ndërtësa e Ministrisë se Arësimit, kthyem në të majtë karshi shtëpise së
Xhavit Nimanit (tani Shtëpia e vjeter), marrshaum nëpër Korzo tani Sheshi dhe
arritm në oborrin para Kuvendit Krahinor tani Kuvendi i Republikës dhe
qëndëruam një kohë duke brohoritur „Kushte,kushte“. pastaj jemi kthyer prap në Shesh duke kaluar përmes njërzve qe bënin
korzo(shetitja e mbramjës), ata quditëshin për guximin ton. Marshimi vazhdoj në
drejtim të Hotel Grandit. Rrugës në të kthyer në Shesh kemi takuar grupin
tjeter të studentëve që kishin marshu nga Konviktet dhe sebashku më ta kemi
filluar marshimin në rrugën kryesore tani Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të
Radio Prishtinës karshi Fakülteli Filozofik, pastaj kthyem në të majtë karshi
Fakultetit Filozofik dhe Institutit Albanologjik në rrugën
kryesore drejt Menzesë së studentëve. Gjat keti rrugëtimi disa student
dmoluan një stand për prezentimin e filmave para Radio Prishtinës. Studentet
marshuan tutje drejt QS, në udhëkryqin para
Menzesë ishte organizuar një kordon i policisë ku patem përleshjë më
ta. Gjat ikjës nga policia në hapsirën e
pa ndriquar në mes Fakutetit të Biologjisë dhe Kimis pati student të lenduar.
Grupi i studentëve marshoj tutje karshi Biblotekës Univerzitare kaloj në mes
Rektoratit dhe Radio Prishtinës dhe arritem në rrugën kryesore tani rruga Nëna
Terezë.
Pas
një kohë kordoni I policisë u terhjek
nga udhëkryqi para menzës, studentet filluam të tubohem në udhëkryqin karshi
Menzesës së studentve mirë të ndriquar. Në fillim numëri i studentëve në tubim
ishte i vogël por më kohë rritej kurse më vonë na bashkohen edhe disa profesor
të Univerzitetit dhe struktura të
ndryshme politike. Nuk përjashtohet mundësi që në afërsi nuk ka pas edhe
punëtor të sigurimit shtetëror.
Në
tubim kishte fjalime te ndryshme të studentve më karakterit social dhe
ekonomik, dikur von kur Ali Lajqi po
kthehej nga qyteti na bashkohet dhe i drejtohet masësë më një fjalim mjaft të
qelluar për momentin.
Vendi
ku mbahej tubimi ishte i përshtatëshem, mirë i ndriquar dhe nuk e pengonte
kumunikacionin . Ne disa student kujdesëshim për mirëvajtjën e protestesë që të
zhvillohej pa incidente dhe mos lejimin e dikjut tjetër në tubim.
Një
përson nga një banesë karshi tubimit ka pas një tentim për inqizim të protestes
më një kamerë të vogël, por sudentet kur
e verejten inqizimin e sulmuan dritarën e pronarit në ndërtëse.
Gjat kohës sa mbahej protesta, kordoni I policve
rritej dhe turma e studentve rrethohej.
E vtmja mundësi për levizjën e
studentëve ishte në drejtim të konvikteve. Marrshimi drejt qytetit ishte i pa
mundur por edhe studentet nuk tentuten të marrshojnë drejt qytetit.
Dikur
vone pas mesnate më një intervenim të
policisë më gaz lotësjellës turma u shpërnda.
Një
grup i studentëve ka qëndeëruar deri vonë në oborrin e konvikteve duke
brohoritur ,,Kushte -Kushte“ dhe ,,lironi shoket“. Ne mëngjëz, situata dukej e
qetë dhe jeta filloj më ritem normal .
Koha pas demostratës së
11 Marsit 1981
Nga
data 11 deri më 26 Mars në mes studëntve por edhe në popull zhvilloheshin
biseda dhe pytjë të ndryshme. Vërehej një intëresim i madh se çka ka ndodhur
atë mbramjë në menzë si dhe kush i organizoj studentet për demonstrim.
Spekuimet
ishin të ndryshme në lidhje më
organizimin dhe organizatoret por e mira
ishte së lavdrohej guximi i studentëve për demonstrim.
Gazeta
“Rilindja „ reagoi pas dy dite më një shkrim informus duke e cilësuar protesten
e 11.Marsit si një incident në QS.
Që
nga 12deri më 25.Maris nuk kishte levizjë dhe as tendecë për një riorganizim të
protestave nga studentet por që verehej levizjë e përsonave të sigurimit
shtëtror të njohur për ne.