Shtesë » Historia
Gëzim Llojdia: Si ishte mbledhja e parë e parlamentit të vitit 1923?
E enjte, 26.08.2021, 06:29 PM
Dossier
Si ishte mbledhja e parë
e parlamentit të vitit 1923?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Mbledhja
e parë parlamentit të vitit 1923 është mbajtur në dimrin e këtij viti, ditën e shtunë rreth orës 3 pasdite .
Parlamenti nis punën në seancën eparë parlamentare ku bënin pjesë mazhoranca
dhe pakica . Që në seancën e parë deputeti i Gjirokastër bënë një kërkesë mëse
të drejtë për shkollat e mbyllura në Gjirokastër. Kryeminstiri i vendit Ahmet
Zogu merr fjalën e tij dhe jep shpjegime se thirrja e Ministrit duhet bërë kur
të mbrijë buxheti, duke e arsyetuar se
Ministri s'ka mjetet në dorë në kohën, që diskutojmë . Ndonëse kryeministri A. Zogu
bënë këtë kërkesë pakica e detyron shumicën, që Ministri i Arsimit të jetë i thirur në
parlament për shkollat e mbyllura në Gjirokastër .Ajo, që thekson gazeta:" Kombi" në fjalë
është se Parlamenti shqiptar i vitit 1923 ka pritur me entuziasmë një telegram
të At Vasil Markut, që uron këtë sesion
parlamentar në emër të Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale .
2.
...Gazeta
shkruan:E shtune 3 mars ora 0ra 3 .1923 .Kryetari i përkohshëm Z.Ibrahim Xhindi
.Këndohen aktet, që mritën në zyrën e
Kryesise .Shënojmë se janë pritur me shumë kënaqësi kontrata që qeveria lidhi
me një shoqëni italiane për punimin e tokave që janë ndërmjet Vjosës dhe
Shkumbinit, kontrata që është bëmë më
një shoqëni Suise, që detyrohet të punojë
me system modernë për dhjetë vjet njëqind hektarë tokë, ku të mos dëmtohen interesat e bujkut tonë .
Pritet me brohori një telegram i At Vasil Markut, që uron këtë sesion parlamentar në emër të
Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale .
...Z.
K Tasi deputet i Gjirokastrës propozon, që të thirret Ministri i Arsimit që ti jap
ç'koqitje mbi mbylljen e disa shkollave në Prefekturën e Gjirokastrës .
A.Zogu,
Kryeministër, bani një vërejtje se që të mos humbet kot koha, kjo çështje mund
të bisedohet tashi për së shpejti, kur
të vështrohet buxheti, çështja gjen vendin e vet e shqyrtohet tue pas përpara
elementat qe i duhen Parlamentit për një gjykim të arsyeshëm dhe për me marrë
masat, në qoft se lypen .Shumica është e
këtij mendimi, por disa kundërshtojnë .
Vllamasi
deputet i Korcës : Ska asnjë vlere praktike bisedimi sot pse pa vështruem
buxhetin e, ri s’është e mundur çelja e
shkollave qe bisedojmë sot, këto janë
reklama, as tjetër .
Flasin
Këlcyra, Virion, Shuqri Peqini, I .Pejani, Imzot Noli, K.Tasi .Medi Frashëri, Fazlli
Frashri pro e kundër .
Eshref
Frashëri thotë : Ne jemi jashtë rrugës .Çështja është kjo ! Pranohet pyetja, a nuk pranohet ? Ta vëmë në votë !
Kryeministri
.S’është se na nuk e pranojmë pyetjen, por vrejmë se Ministri në qoftë se
dëshiron, me pranuem cështjen e
shkollave të mbyllura, sot për sot ska mjete në dorë e prandaj duket më i arsyetueshëm vështrimi i
pyetjes kur të bisedojmë buxhetin .
Kryetari
jep pesë minuta pushim . Mbas pushimit, që të mos humbet kot koha, shumica pranon
kërkesën e pakicës vendoset me zanë të plotë thirrja e Ministrit të Arsimit e
fillon zgjedhja e kryesisë me vota të mfshehta . Përfundimi është ky :
Kryetar:
Eshref Frashëri me 35 vota .
Nënkryetar
Leonidha Frashëri me 31 vota .
Sekretar
Milto Tutulani me 48 vota.
Kujdestar
Mazar Këlleci me 30 vota .
E
hënë 5 mars ora 3 .Kryetar Eshref Frashëri :Numri i parë i rendit të ditës
asht:Rregullamenti i parlamentit.