Shtesë » Historia
Gëzim Lojdia: Kur pionierët kinezë i dërgonin letër Diktatorit Enver Hoxha
E shtune, 19.06.2021, 08:13 PM
Kur pionierët kinez i dërgonin letër E. Hoxhës, M. Shehut, H. LLeshit!
Mos
vallë është kjo letra që nxiti mbylljen e institucioneve fetare ?
Nga
Gëzim Lojdia
1.
1966.
Nga ky dossier po faktojmë letrën, që kolektivi i pionierëve të shkollës
fillore Pao Lian të rajonit Lien Hua, distrikti Can Sha i provincës Hu Nanit të RP të Kinës u ka dërguar një letër përshëndetje shkruan
shtypi i kohës, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Lleshit.
Kjo
letër nxit dyshime të mëdha. E botuar në 19 nëntor 1966 kur në të mes propagandës së njohur të kohës
cuditerisht mes ca frazave flitet edhe
për revolucionin kulturor kinez që kishte filluar në Kinë. Zyrtarisht
Revolucioni Kulturor Proletar i Madh ishte një lëvizje sociopolitike në
Republikën Popullore të Kinës nga maji i
viti 1966 deri në vitin 1976, nga Mao Ce
Duni. Mao e nisi lëvizjen në maj të vitit 1966,
së shpejti duke u bërë thirrje të rinjve të "bombardojnë
shtabin" dhe të shpallin se "te rebeli është i justifikuar",
shkruan ëikipedia.
Vetëm
4 muaj më vonë sipas arkivave gazeta:”
Zëri i Popullit “ kishte mua, j që trajtonte suksesin e Revolucionit Kulturor
në Kinë, për t'i bërë ballë
"burokratizimit brenda partisë" dhe hrushovizmit, Enver Hoxha mbajti një fjalim më 6 shkurt
1967 në një takim të organizatave bazë të Minierës së Qymyr-gurit në
Krrabë, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove të Universitetit Shtetëror të
Tiranës. Fjalim i cili u botua nga gazeta numrin e nesërm. Në numrin e gazetës
të datës 8 shkurt 1967 u botua nisma e nxënësve të gjimnazit "Naim
Frashëri" në Durrës, që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive , duke qenë se pjesë e rrafshit kulturor që
duhej revolucionarizuar ishte edhe prania e fesë sipas fjalimit që ndoqën. U
krijua «shtabi i përgjithshëm për drejtimin e luftës kundër zakoneve prapanike
dhe bestytnive fetare» me në krye R.Alinë.Më 11 prill 1967 dekreti nr. 4263 i
Presidiumit të Kuvendit Popullor me propozimin e qeverisë shtetëzoi të gjitha
pronat e komuniteteve fetare përpos ndërtesave ku kishin të vendosura selitë.
Komunitetet fetare vazhduan ligjërisht aktivitetin e tyre deri më 13 nëntor të
atij viti, kur me dekretin nr. 4337 të
Presidiumit të Kuvendit Popullor, me
propozim të qeverisë, shfuqizohen të
gjitha statutet e komuniteteve fetare dhe ligji hyn në fuqi menjëherë.
2.
Pjesë
nga letra e pioniereve kinez:”Me ndenjat e
një gëzimi të madh në radhë të parë i shprehim Partisë së Punës së
Shqipërisë, udhëheqësit më të dashur të popullit shqiptar, mikut më të ngushtë
të popullit kinez, xhaxhi Enver Hoxhës se dhe qeverisë së RP të Shqipërisë dhe
popullit heroik shqiptar, përshëndetjet më të larta dhe më të sinqerta
revolucionare. Ne me ndenjat e një miqësie të thellë ju urojmë juve thellësisht
për fitoret e mëdha dhe sukseset e shkëlqyera që keni arritur në luftën kundër
imperializmit amerikan, revizionistëve sovjetik dhe reaksionarëve të vendeve të
ndryshëm si dhe në revolucionin
socialist e në ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e unitetit të lëvizjes
komuniste ndërkombëtare.
Koment: A
nuk është ky tekst i shkruar nga anëtarët e K.Q të PK të Kinës?
Nuk
duket si një letër pionierësh, por si
një letër e hartuar e shkruar dhe dërguar nga shefat e KQ të PK të Kinës dhe të firmosur nga këta
pionierë të vegjël.
3.
Letra
vijon :”Ne me gëzim të madh po shohim se populli punëtor dhe heroik shqiptar. që nuk i trembet syri
fare para dhunës e forcës nën udhëheqjen e ndritur të PPSH me shokun Enver Hoxha ne krye me frymën revolucionare të mbështetjes në
forcat e veta dhe të luftës me vështiruesit duke u bashkuar i tëri si një trup i vetëm dhe duke mbajtur në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën ka arritur fitore, suksese shumë të
mëdha dhe admiruese në çështjen e madhe të ndërtimit të socializmit dhe në luftën për mbrojtjen e paqes në botë.
Fitoret tuaja janë një grusht i rëndë dhe vdekjeprurës për imperializmin amerikan, revizionistët
modernë dhe gjithë reaksionarët e vendeve të ndryshme. Ato janë një mbështetje
dhe inkurajim i madh për lëvizjen nacional-çlirimtare të popujve të botës .Ne i
konsiderojmë fitoret tuaja, si fitoret tona se dy partitë dhe popujt tanë janë miq të ngushtë si në ditë të mira dhe të këqija, janë të
lidhur sëbashku dhe të pandarë.
Koment:Është
e çuditshme se si pionierët e një katundit diku larg, në një humbëtirë kineze kur teknologjia
mungonte tërësisht dhe nuk është kjo e
sotmja njohka aq mirë arritjet e
shqiptarëve. Mirëpo ajo, që e bënë të pabesueshme këtë letër se është shkruar
nga dora e disa pionierëve janë
temat, që rrok letra dhe mënyra e trajtimit
të tyre. Janë shkruar me kujdes dhe janë hartuar brenda:” kuzhinës kineze të
propagandës maoiste.
4.
Vijojmë
me letrën:”Ne jemi pionierë të Kinës së re. Idetë e Mao Ce Dunit kanë lëshuar rrënjë në zemrat tona të vogla.
Ne duam dhe e admirojmë pa kufi kryetarin Mao, pasi çdo fjalë e tij është e
vërtetë. Ne patjetër do ti lexojmë qysh në vogëli veprat e kryetarit Mao, që të
jemi brez i ardhshëm i çështjes së revolucionit proletar.
Koment:Midis
radhëve të kësaj letre të shkruar nga një dorë e stërvitur nga agjitopët e propagandës maoiste, padashur
është deshifruar një zbulim që tregon se kush është vërtetë autori i kësaj
letre. As, që bëhet fjalë se janë
pionieret e një katundi të largët.
Mjafton
vetëm kjo frazë për të kuptuar se kush e ka shkruar këtë letër për treshen e
shtetit shqiptar:”Ne patjetër do ti lexojmë qysh në vogëli veprat e kryetarit
Mao...
Vijon
letra:’Ne me gëzim po ju njoftojmë juve
se populli 700 milionësh kinez me qëllim që të çohet deri në fund
çështja e revolucionit në Kinë dhe në botë,
duke ngritur lartë flamurin e kuq të ideve të Ma Ce Dunit, tani është
duke zhvilluar revolucionin e madh kulturor proletar. Fitoret tona janë
fitore t ideve të Ma Ce Dunit, janë një
goditje shumë e madhe kundër
imperialistëve, revizionizmit modernë dhe reaksionarëve të vendeve të
ndryshme dhe një inkurajim shumë i madh
për popujt revolucionarë të botës. Megjithë që popullin kinez dhe shqiptar i ndajnë mijëra male e dete,
idealet e përbashkëta na kanë lidhur
sëbashku. Miqësia jonë luftarake është më e lartë se malet tona dhe më thellë
se detet.Ne pionerët kinez e themi para gjithë popujve të botës se së bashku me PPSH dhe popullin shqiptar do të ngremë më lartë flamurin e madh të marksizëm
leninizmit dhe të internacionalizmit proletar të bashkuar me gjithë popujt
revolucionar të botës do të çojmë deri
në fund me vendosmëri luftën kundër imperializmit me atë amerikan në krye dhe
kundër revizionizmit modern me qendër udhëheqjen e PK Të BS.Ne kemi besim të patundur se në
epokën e madhe kur era e Lindjes ka
mposhtur erën e Perëndimit,
imperialistët dhe revizionistët i kanë ditët e shkurtra. Çështja jonë e drejtë
patjetër do të fitojë plotësisht në gjithë botën......letra vijon më tej me
fjalë propagandistike siç ishte metoda propagandistike për letrat që dërgoheshin aso kohe.....
Koment: Më 15 shkurt, 1967 në shembullin e dacibaove maoiste, dyert e institucioneve fetare u gdhinë të
mbushura me fletë-rrufe me kërcënime për kë do të donte t'i hapte se do të shkonin
para përgjegjësisë shkruan shtypi i sotëm. Letra e dërguar nga larg ardhur nga zyrat e KQ të Partisë Komuniste kineze ishte një mesazh
për tre krerët e shtetit shqiptar për shembullin, që duhet të ndiqnin. Ajo letër nuk ishte
shkruar asnjëherë nga pionierët, që as e dinin
dhe s’do ta mësonin ndonjëherë se
tre krerëve të shtetit të vogël komunist në Ballkan në emër të tyre u ishte
dërguar një letër. Letra mbante një mesazh ishte si ata zogjtë, që mbanin në pulat e tyre mesazhin e koduar. “Te
ne filloi rrëmuja kulturore, ju çfarë prisni!
“Kryetari
Mao, thonë pionierët, pra fjalët e tij
janë të vërteta por ju çfarë prisnin, sepse Mao ishte ndërkohë një udhëheqës botëror , dhe të
paktën 12-13 vite më vonë shteti
shqiptar do të luftonte fantazmën e
vdekur të kryetarit Mao. Megjithatë duhet kuptuar qartë se kjo letër
ishte mesazh për tre krerët e shtetit shqiptar, të cilët pas 4 muajsh nisën
“ofensivën kulturore në Shqipëri”.