Shtesë » Historia
Milazim Zeqiraj: Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë
E hene, 12.04.2021, 08:51 PM
Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë
22
vjet nga Masakra e 13 Prillit 1999 në shtëpinë e Sali Sokolit në Fshatin
Studenicë
Nga
Dr. Milazim Zeqiraj
Më
13 Prill 1999 në pragun e shtëpis u bë krimi ndaj Zotit të shtëpis së Sali
Sokol Zeqiraj dhe anëtarve të familjës
Lipaj (vajzave Qendresë 15 1vjeqare ,Mirdonë 13 vjeqare,Njomzë 13
vjeqare-ushtare e UÇK, Lindihanë 13 vjeqare nxënese të shkollës fillore „Hysni
Zajmi“në Vrellë, dhe nënave Salë,Hajrije,Sabrije dhe Hatman) nga paramilitaret
e Banjës së Pejës të udhëhequr nga Vojvodë Mihail Petrushiq-drejtor i dhunshem
në Shkollën Fillore „Hysni Zajmi“në Vrellë, Raca Baqkoviq, Obren Petrushiq më
të birin Vlladen, Millan Raduica, Radovan Koraq,dy rom-djemt e Ukë Jasharit dhe
paramilitar tjerë.Keta janë përgjegjes për
masakern në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj në Studenicê.
Fshati
Studenicë (Gurishtë) i takon Komunës së Istogut (Burimit) që shtrihet në
veriprendim të rrugës Vrellë
(Tedel)-Radavc në km. e dytë me pozitë
të mirë gjeo-strategjike , vrojtim të
hapur deri ne 30 km. në rrafshin e
Dukagjinit.Nga fshati mirë verehet
rrethi i Istogut,Gurakocit,Banjës së Pejës dhe vete qyteti i Pejesë. Nga rruga
kryesore e fshatit në drejtim të veriut fillon
një ngritjë drejt Bjeshkëve të Nemura. Shtëpia e deshmorve gjindet në prendim të fshatit.
Qeverit
e pas luftës asnjëhere nuk organizuan mbledhjën
e dëshmive nga dëshmitaret për ti bërë
Serbisë aktpadi për gjenocidin e
bërë ne Kosoveë.
Në
fillim të vitit 1998 në Studenicë vendoset shtabi i UÇK „Adrian Krasniqi“ , më fillimin e luftës,
aty gjejne strehim numer i madh i
banorve të prekur nga lufta. Shtabi i
UÇKs organizon mbrojtjë për banoret e fshatrave Vrellë,
Prigodë,Studenicë,Ornoberdë dhe Kaliqan .Përkujdesja e të strehuarve në
fshatra bëhej nga vëndasit .
Në
fillim të vitit 1999 familjaret e Lipajve
të lagjës Kamenicë (Temali) të fshatit Sudenicë ,për siguri
vendosen në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj
.Djemt e tyre ishin kyqur në UÇK kurse shtëpit e tyre ne Temal ishin
bërë strehë e ushtarve të UÇKs.
Shtëpia
e Slihut ishte e përshtateshme për strehim , me
hapsira tê mjaftueshme për familjar dhe bodrumin për mbrojtjë gjat
granatimeve . Zoti i shtëpise Salihu dhe
zonja e shtëpisë Zyla ishin tepër bujar
,dispononin ushqime dhe veshmbathjë të
mjaftueshme për ta .Familjaret Lipaj
ndiheshin si në shtëpin e tyre . Zoti i shtëpise në çdo kohë vrojtonte
terenin nga friga për ndonjë nderhyrjë
të pa pritur nga paramilitaret . Shtëpia
Tij shumë heret ishte ve në
shenjestër nga paramilitaret e Banjës se Pejës për shkak të
veprimtarisë së tij haumanitare-kombëtare , strehimit të
familjeve të prkura nga lufta dhe furnizim i ushtarve më ushqime dhe gjera tjera .
Shpresat
se liria është afer u rrit të popullata
dhe te ushtaret e UÇK në front më
fillimin e bombardimit të soldateskes kriminale serbe më 24.Mars 1999 nga NATO.
Ushtria dhe paramilitaret serb nga humbjet e mëdha në teren, filluan
masovikisht krime,masakra,dhunime ,debime dhe asgjesim të pasurive të
shqipetarve.
Nga
expertet ushtarak të UÇKs, disa ditë para 12.4. 1999 ushtria serbe e vendosur
në Koderë të Banjesë së Pejesë, Koderë të Tomocit dhe Pollaqer të Istogut përforcohet më armatim të rënd për një luftë dhe dëbim masiv të popullsisë shqipetare të
fshatrave te Istgut.Paramilitaret e Banjës
së Pejës u zotuan për krime dhe pastrim të terenit në Vrellë Studenicë,Orrnoberdë
dhe Kaliqan.Nga data 13-14 Prill 1999
ushtria serbe dhe paramilitaret i shperngulen dhe i masakruan mbi 90% të
banorve shqipetar nga Istogu deri në Radavc.
Për
masakren në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj
dhe krimet tjera ne këtë fshatra përgjegjesë janë kryesisht
paramilitaret e Banjesë se Pejës .
Me
12.Prill në mbrëmje ushtaret e UÇKs e informojn Salihun që të leshojnë
shtëpin,sepse ka një përgaditjë të Ushtrise dhe paramilitarve serb për një
ofenzivë të eger në rajon.
Në
mbrëmje Salihu më të gjithë familjaret
vendoset nja 2 km.në veri të fshatit Studenicë në lagjen e Cakutajve në
një shtallë të bagëtive më shumë banorë
tjerë deri në mengjez.
Mengjezi
i 13.Prillit 1999 ishte qetë. Ushtaret UÇK
në pikat e vrojtimit ishin në gadishmeri dhe përcillnin situaten në
teren tregon Enver dhe Fadil Lipaj ushtar të UÇKs.
Diku
nga ora 7 e mengjezit Vajzat Qëndresa ,Mirdona ;Njomza , LIndihana si dhe nënat
Sala ,Hajrie dhe Sabrije sebashku me
Zotin e shtëpis Salihun vendosin të
kthehen në shtëpi në Studenicë për tu furnizuar më ushqime,veshmbathjë dhe
medikamente për fëmijë,pleq dhe të
plagosur.
Më
të kthyer në shtëpi përgadisin plaqkat,barnat dhe ndezin zjarrin
per ti pjekur bukët.
Gjat
natës se 12.Prillit paramilitaret të ndihmuar nga ushtria serbosllave
kaluan tinzisht në zonën e lirë të
popullsisë . Ushtria serbe e vendosur në pikat e veta i informon paramilitaret
në teren së në shtëpin e Salihut ka njërz të strehuar së po verehet tymii në oxhak.
Kah
ora 8 fillon granatimi i fshatit Vrellë, Studenicë dhe Kaliqan.Menjëhere fillon
terheqja e ushtarve të plagosur dhe banorve te strehuar në mal në tenda te improvizuara dhe tek
Cakutajt drejt bjeshkëve të Nemura.
Granatimet
ishin te fuqishme ,kthimi prapa ishte i pa mundur siq tregon Rrahimja -bija e Salihut-nëna e Qëndreses dhe
Mirdones dhe reja e nënës Salë.
Vajzat,nënat
dhe Zoti i shtëpisë Slihu strehohen në bodrumin e shtëpisë më qellim që
pas granatimeve të leshojnë shtëpin dhe
të takohen më familjaret tjere. Granatimet e 13.Prillit zgjaten deri në orët e
pasdidtës më qellim që popullsia të mos
ketë mundësi kthimi.
Paramilitaret
mire të informuar dhe të mbrojtur nga
ushtria serbosllave rrethojnë shtëpin
dhe e granatojnë nga të gjitha anët
Nga
shtëpia i pari del Salihu i cili fillon me bisedu dhe me
ju rezistu paramilitarve se ketu jam në
shtëpin time më familjen time.Nga pas më një plumb nga afërsia pushkatohet ,pastj nga bodrumi i shtëpise i nxjerrin të gjithë ,katër vajzat dhe katër nënat dhe
i pushkatojnë të gjitha në pragun e shtëpisë . Kufomat i
hudhin në bunarin para shtëpis.Në bunar hudhet gelqere ,minohet
dhe mbulohet më qellim që ti humbin gjurmet
e krimit.
Paramilitaret
dhe disa polic strehohen në një shtëpi afer, presin familjar tjerë për një
hakmarrjë më të madhe.
Familjaret
tjerë Lipaj, nëna Zylë e zoja e shtëpisë sebashku më Rrahimen dhe djalin e vogel Trimin dhe banoret e strehuar ne këte
rajon ishin në marrshim drejt bjeshkës.Kthimi prapa ishte i pa mundur nga bombardimet e ushtrise
serbosllave.Ne oret e pasditës Enveri dhe Liridoni në bjeshkë të Kaliqanit takohetn më
Rrahimen,nënën Zylë dhe Trimin dhe
informohen se Qendresa,Mirdona,Njomza,Lindihanja si dhe nënat,Salë,Sabrie
,Hajrije dhe Zoti i shtëpise Slihu nuk janë këthyer nga shtëpia në Studenicë .
Kolonat
e gjata më popullsin ishte në levizjë drejtë bjeshkeve te Nemuna
me plot borë dhe acar.Familjaret
sebashku kalojne bjeshken ,arrijne ne Mal të Zi pastaj më disa kamiona
kalojnë në Shqiperi dhe pas nje jave peripeti arrijnë në Shinovlash të
Durrësit.
Shtëpia
e Salihut në Studenicë në fillim të
Majit 1999 digjet nga Paramilitaret serb
tregon Zymer Smajl Zeqiraj,i cili qendroj i strehuar në bjeshket e Korenikut
deri në përfundim të luftës më
12.6.1999..
Shtepia ku u kry krimi