E shtune, 20.04.2024, 10:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Vildan Sharra: Historia e Sheshit të Flamurit

E diele, 27.11.2022, 08:58 PM


Historia e Sheshit te Flamurit

Nga Vildan Sharra

Do na behet Shqiperia? Do na behet ne e do! Nuk jane vargje poetike,  as kenge patriotike.Trojet arberore ishin ne prag te rrezikut dhe shfarosjes prej fqinjeve

te perhershem grabitqare. Per afro pese shekuj nen roberine e eger otomane,  me gjithe perpjekjet e here pas hershme nuk kishin mundur te krijonin nje shtet te vetem shqiptar.

Gjithe popujt ,  pjese e perandorise otomane,  kishin kohe qe kishin formuar shtetet e tyre,  ishin forcuar ushtarakisht dhe here pas here sulmonin dhe rrembenin tokat arberore. Intelektualet shqiptare ishin shume te ngjitur me perandorine otomane,  nuk u mungonte deshira per nje nje Shqiperi autoktone ,  por nuk kishin kurajo dhe besim te populli. Kete e deshmon me se miri Lidhja e Prizrenit. Edhe pse pati jehone te madhe ne histori,  Lidhja e Prizrenit u themelua per te protestuar kunder vendimeve te Traktatit te Berlinit per copetimin e tokave shqiptare dhe jo per pavaresi nga perandoria otomane. Fillimisht u mbeshtet nga Porta e Larte. Qellimi i udheheqesve te saj ishte per nje autonomi te popullit shqiptar ne perandori. Lidhja nuk arriti te organizonte shqiptaret nen nje komande te vetme,  nuk pati besim te plote tek fshataresia,  dhe nuk pati perkrahjen e shteteve europiane.

Shembulli me i mire ne historine tone eshte lufta legjendare per pavaresi nga Turqia nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit. Ishin kerkesat e vazhdueshme,  ishte gadishmeria e popullit arberor qe e zgjuan ndergjegjen kombetare te tij. Eja Gjergj,  eja trim i trimave,  populli po te pret.Barleti na e ben te qarte ne librin e historise se lavdishme te Skenderbeut,  fjalet e tija te pavdekshme dhe kuptimplote… Lirine nuk ua solla une,  por e gjeta tek ju…Skenderbeu i bashkoi princat e percare shqiptare ne luften fitimtare kunder ushtrive otomane. Por cfare ndodhi ne vitet 1900-1912?

Perandoria otomane po jetonte momentet e fundit. Ne viziten e tij te dyte tek mbreti i Greqise ne v.1900 ,  Ismail Qemali takon nje shqiptar,  i cili i tha … Bej,  mos u beso ketyre koke-trasheve, bej te pamunduren te krijosh nje Shqiperi te lire per ne,  dhe te ribashkohemi te gjithe shqiptaret atje.(1) Me poshte I.Q…u shpjegon gjithe shqiptareve qe kishin shkuar per t’a takuar,  me shprese se kishte ardhur koha per t’u shkeputur nga Turqia… aresyet qe e detyruan te linte detyren dhe sherbimin ne perandori, ...dhe shprehu deshiren qe t’i qendrojme besnik perandorise ?!(2) Shume patriote shqiptare shpresuan se kishte ardhur momenti per nje Shqiperi te Pavarur. Duhej nje udheheqes qe t’i bashkonte shqiptaret ne nje kryengritje te pergjithshme ne trojet e roberuara.

Hasan Prishtina ne fillim te v. 1912,  deklaron hapur ne parlamentin turk dhe organizon nje kryengritje te pergjithshme ne trojet shqiptare. U mblodhen tek shtepia e Syrja bej

Vlores ne Turqi. Hartuan planet,  caktuan detyrat ,  fillimin e kryengritjes ne tre drejtime,  ne Dardani,  ne Shqiperine e jugut dhe Shqiperine e mesme. Hasan Prishtina e fillon kryengritjen ne pranvere,  e cliron gjithe dardanine dhe ngre flamurin shqiptar ne te gjitha trevat. Po udheheqesit e tjere… jo vetem qe nuk e ngriten popullin,  por edhe premtimet per arme dhene Hasan Prishtines nuk i mbajten.(3)

Ismail Qemali ne Kuvendin e Pavaresise,  Hasan Sharra ne rreshtin e dyte, Tetor 1912

Fqinjet kishin filluar luften per copetimin e trojeve shqiptare. Nga te gjitha krahinat ,  shkonin ne Vlore dhe bisedonin me Ismail Qemalin tek pallati I Sharrajve, me tregonin familjaret e mi qe ishin te pranishem ne ato momente .Duhej vepruar sa me shpejt… atdheu ishte ne rrezik…Nje telegram nga Qamil Pasha,  i cili i propozoi postin e ministrit ne kabinetin e ri. U nis menjehere,  me shprese se mund t’a shpetonte atdheun me ndihmen e Portes se Larte. Shprese e kote,  perandoria kishte mbaruar prej kohesh.

Ne 27-28 tetor 1912 u mblodhen ne shtepine e Sharrajve dhe biseduan per situaten teper te renduar ne trojet shqiptare,  Fazil Toptani, Urat Toptani,  Nexhip Draga, Dervish Hima, Namik Delvina, Bektash Cakrani, Sali Nivica, Alem Mehmeti, Aziz Pashe Vrioni etj…(4)Te gjithe ishin te mendimit se duhej vepruar sa me pare,  serbet kishin filluar sulmin,  pushtimin e trojeve shqiptare. Turgut Pasha e kishte c”armatosur popullsine ne 1911. Si rrjedhoje serbet perparonin lehte,  pa ndonje pengese seriose,  e masakronin popullsine. Hasan Sharra ishte me i besuari i Ismail Qemalit… i qetesonte te pranishmit… presim udhezimet prej tij... Ismail bej Vlora e cakton mbajtesin e protokollit dhe e kishte te besuar per dergimin e letrave dhe dokumenteve te patrioteve te ndryshem gjate gjithe periudhes se pavaresise.(5)

Ne rrethana te tjera une do ta pranoja postin e ministrit me kenaqesi,  por nje detyre me larte me detyroi te mos e pranoj… Qamil Pasha me ne fund e kuptoi dhe pranoi aresyen time…dhe ne u ndame me respekt reciprok…Une u telegrafova,  ne te gjitha krahinat e Shqiperise,  te lajmeronin arritjen time…momenti kishte ardhur per ne,  te realizojme aspiratat tona kombetare. Une u kerkova , te gjithe delegatet te nisen nga te gjitha anet e vendit ne Vlore,  ku do te mbahej kuvendi kombetar.(6) Shihet qarte,  Ismail Qemali ,  pasi e diskutoi dhe mori aprovimin nga Qamil Pasha, me ne fund dha kushtrimin dhe u nis per ne Vlore. Serbet dhe greket i kishin zaptuar me te shumtat e trojeve shqiptare!

Shpallja e Pavaresise eshte ngjarja me madheshtore ne historine e popullit shqiptar. Shtepia e Sharrajve u hap me gezim te madh,  shkruan Kristo Floqi ne librin e tij.(7) Delegati Xhemal Karahasani ne shkrimin “Nje udhetim historik nga Durresi ne Vlore “ tregon:”Qe te gjithe hyme ne Vlore dhe zbritem ne shtepine e Hasan Aga Sharres e vellezer”. Mua , Ismail beu me mbajti aty.(8)Ishte e hene 25 Nentor, 1912.

Pjesemarresit qe kishin ardhur bene pushim,  te marten dhe te merkuren. Komisioni Pergatitor kishte kohe qe i kishte marre masat mbrojtese,  ekonomike dhe organizative. Te enjten pasdreke te 83 delegatet(9) u drejtuan ne anen tjeter te rruges,  perbri pallatit te Sharrajve,  ne Sarajet e Vlorajve, tek shtepia e Xhemil Bej Vlores. Atje ishte nje sallon i madh ne katin e trete. .Ne oren 2 pas dreke deri ne oren 4:15 zhvilloi punimet Kuvendi Kombetar,  dhe te gjithe njezeri e shpallen Shqiperine Politikisht te Pavarur. Ne perfundim te kuvendit ,  Murat bej Toptani shpalosi flamurin Kuq e Zi qe e kishin sjelle grupi i atdhetareve nga Rumania, na tregonte Xha Memdui qe ishte i pranishem ne ate dite.

Konsulli austriac Wenzel Lijhanec ne relacionin (konfidential) derguar qeverise se tij midis te tjerave shkruan: “ Me 28 mbrema, pasi na pat grishur Ismail Qemal beu, vajtem une dhe konsulli italjan ne shtepine e tij(te kryetari i madh Hasan Sharra) na i shpjegoi se si kish rrjedh puna si asamble kombetare dhe na u lut qe vendimin e saj t”ia transmentojme qeverive t”ona…”,  perkthyer nga gjermanishtja prej Luan Malltezit.(10)

Brenda pak diteve u pregatit nje flamur i madh i cili u vendos ne krahun e majte te pallatit te Sharrajve,  ku qendroi Qeveria e Perkohshme ,  deri sa u pregatit godina ne Skele,  me largimin e flotes greke, ne prill 1913.Nje atmosfere festive dhe mallengjyese ,  e papare ndonjehere mbreteronte ne rruget e Vlores. Sheshi perballe godines se Qeverise qendronte i tejmbushur me popullin qe brohoriste dhe valviste flamujt kuq e zi,  Te na rroje Shqiperia! Rrofte! Rrofte! Rrofte Flamuri!

Entuziazmi popullor do te arrinte kulmin tre dite me vone. Isa Boletini me trimat e tij mbriten ne Vlore. Populli i kishte rrethuar dhe i percillte drejt godines qeveritare. Femije dhe te rritur ,  i preknin ,  i perqafonin,  i zbriten nga kuajt,  u mernin armet ,  brohorisnin me te madhe Isa Boletinin. Ata mbeten te shastisur! Nuk e prisnin nje gezim kaq te madh,  na tregonte xha Memdui.

Isa Boletini me trimat e tij, por jo ne Vlore

Fotua e propoganduar e I.Boletinit me trimat e tij ne rrugen e pavaresise ne Vlore nuk eshte autentike. 1- Ne v.1912 ne Vlore nuk kishte rruge me banesa dykateshe; 2- Rruga e Pavaresise eshte e drejte ,  me gjeresi 6.5 dhe perfundon te sheshi i flamurit ,  10 metra e gjere,  rruga ne foto eshte e gjere ~3 metra dhe merr nje kthese te forte; 3- Ne fotot qe ka dale me I.Q. ne Vlore dhe me vone ne Angli ka tjeter custom popullor me ngjyra me te hapura.

Ko po shkon ? Tek Sheshi i Flamurit !- ishte pergjigja. Sheshi perpara nderteses ku ishte vendosur Qeveria e Perkohshme dhe ku dukshem nga te gjitha anet valvitej flamuri i madh , ishin prone e vellezerve Sharra. Qe ato dite ,  ai vend u quajt “ Sheshi i Flamurit”,  nuk pati emerim qeveritar,  ishte populli qe spontanisht e emeroi ate .

Gjithshka ka ndryshuar dhe po ndryshon ne ate shesh,  nga njera qeveri ne tjetren,  por jo dashuria e popullit shqiptar per Sheshin e Flamurit.

Nga fundi i viteve 1700,  aty ishte nje fushe ,  me te shumten e vitit ishte e mbushur me uje. Sharrajt u vendosen per here te pare ne 1780-90. Kohe me pare e kishin blere ate vend prej familjes Vlora. Oxhaku i Sharrajve i kishte sarajet ne Kavaje,  te vendosur atje dy shekuj me pare nga Tirana,  ku edhe kishin prona te shumta, ndertuan manastire dhe

cezma te shumta me uje te pijshem.Lagja Sharra,  cezma Sharra egzistonin ne Kavaje deri ne vitet 1970 ,  ndoshta dhe me vone. Hasmeria me fisin Alltuni i detyroi Sharrajt te vendoseshin ne Vlore.

Pasi ndertuan shtepite e tyre provizore,  menjehere germuan nje kanal te madh per kullimin e ujrave,  qe perkon nga stacioni i autobusave ,  prane xhamise sot,  dhe ujrat derdheshin ne lagjen “Kume”. Ne femijerine time kujtoj nga shirat e shumta,  rrugica ku jetoja permbytej nga ujerat dhe balta prej kodres se Budakut. Ardhja e Sharrajve ne Vlore e ndryshoi jeten shoqerore te qytetit dhe fshatrave perreth. Rendi i vjeter patriarkal,  i mykur,  qe e kishte pllakosur jeten shoqerore ne Vlore kishte filluar te shkermoqej. Dal ngadal filloi te ngrihej nje klase e re shoqerore,  e quajtur klasa e mesme, klasa e agallareve qe disa dekada me vone do te ndryshonte historine e Vlores dhe krejt Shqiperise. Sharrajt do te quheshin “ndertuesit e Vlores”.

Duke pare keto ndryshime ,  fisi i Vlorajve e la kalane e Kanines ku jetonin dhe ndertuan sarajet e tyre ne v.1825. Ndertesat luksoze te rrethuara me nje mur 3.5 metra te larte,  me hyrje ne drejtimin jugor,  ku edhe ishte planifikuar qendra e qytetit te Vlores. Ne anen lindore te sarajeve u ndertua nje rruge 15-20 metra e gjere. Nga ana tjeter Sharrajt filluan ndertimin e nje ndertese te madhe me gure te bardhe te sjelle nga Karaburuni.

Kjo i acaroi maredheniet e mira dhe miqesore midis tyre. Ndertesa nuk duhej te ishte me e madhe,  jo me shume se dy kate qe ironikisht , nuk duhej t’i bente hije sarajeve te pashallareve te Vlores. Edhe pse e ndryshuan planin e nderteses,  Porta e Larte nuk e lejoi perfundimin e saj. Do te duheshin mbi 20 vjet te perfundohej,  kur perandoria qe kalbezuar,  pikeririsht ne prag te shpalljes se pavaresise.

Trojet Shqiptare u shpallen te pavarura ,  por me te shumtat ishin te okupuara nga fqinjet. Ne krahinen e lire te Vlores u grumbulluan mbi 250 mije njerez dhe 30-35 mije ushtare te perandorise. Menjehere pas perfundimit te kuvendit ,  I.Q. diskutoi me konsujt Austro-Hungarez dhe Italjan per masat qe duheshin marre per t’a ndihmuar ushtrine e braktisur perandorake. Gjest teper fisnik dhe humanitar?!(11) Per muhaxhiret shqiptare qe kishin mbushur ullishtat dhe kodrat e Vlores per t’i shpetuar agresionit te fqinjeve, qe barbarisht po shkateronin shtepite dhe masakronin popullsine e pambrojtur shqiptare… nuk u diskutua ate mbremje …?!

Dasmen e Madhe te Pavaresise ne Vlore e organizuan dhe e financuan klasa e mesme dhe fshataresia shqiptare. Patriotizmi i zjarrte i masave popullore nuk ishte shuar asnjehere gjate gjithe kohes nen roberine otomane. Hera-heres shperthente fuqishem,  por mungonin udheheqesit e denje per t’a organizuar dhe kurorezuar ne fitore perfundimtare. Klasa feudale shqiptare ishte krejtesisht ne sherbim te perandorise.

Pinjolli i famijes se Vlorajve, Eqrem bej Vlora,  e shpreh shume qarte ne kujtimet e tija te vitit 1962. Ai shkruan : “ Nje loje mahnitese e natyres! Nje vegim,  nje drite mashtruese ,  hije kobuese e prapseprape nje realitet i se kaluares dhe i se tashmes. Shkelqim dhe mjerim, lavdi dhe turp,  ngjitje dhe rrezim-nje pleksje e cuditeshme! Nje tablo e kontrasteve mes te cilave jetojme! Per ne te tre,  Qemal Vrionin,  Avni Delvinen dhe per mua,  ngritja e familjeve tona kishte nisur me rrezet e lindjes se diellit te kesaj Perandorie”. Shume e sakte,  shkelqim, lavdi dhe ngjitje per shqiptaret dhe Shqiperine,  mjerim , turp dhe rrezim per “klasen feudale” dhe Perandorine.(12)

Propoganda qe i bejne mediat e ndryshme periudhes se Shpalljes se Pavaresise ,  pervecojne si shpetimtare delegatet e ardhur ne kuvend si perfaqesues te “parise vendore”.( Queshin ne ato kohe sunduesit krahinore ne perandori). Ne mbledhjen e Komisionit Pergatitor ne 27 Nentor 1912,  Qazim Kokoshi,  Ibrahim Avdullau,  Osmen Haxhiu,  Jani Minga dhe Ceno Sharra ,  i kerkuan I.Qemalit qe Shtetin e Ri Shqiptar duhet ta drejtojne ata qe jane perpjekur dhe kane luftuar per krijimin e tij. Perfaqesuesit me te denje ne kuvend per krahinat jugore do te ishin Cercis Topulli,  Mihal Grameno etj.,  armiq te Dovletit,  aq te dashur per popullin, i thane I.Qemalit. Paaftesia e ministrave te zgjedhur ne Qeverine e Perkohshme ,  rrethanat nderkombetare dhe kombetare e detyruan Qeverine e Perkohshme dhe I.Qemalin te jap doreheqjen. Shteti i Ri Shqiptar hyri ne rrugen e nje anarkie te madhe.

Sheshi i Flamurit u be qendra e te gjitha ngjarjeve te asaj kohe. Vendosja e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit te ndertesa e Sharrajve ne 1914,  pushtimi italian dhe nxjerrja lashte ligjit e Flamurit Shqiptar ne 1916,  vdekja ,  pritja dhe percjellja e I.Qemalit per ne Kanine ,  jane disa nga ngjarjet kryesore ne Sheshin e Flamurit . Ne 3 Shtator 1920,  Sheshi i Flamurit do te perjetonte nje tjeter moment historik,  hyrjen madheshtore te ushtrise popullore qe kishte befasuar gjthe boten,  kishte shporur nga Vlora nje nga ushtrite me te forta te kohes.

Pas “Luftes se Vlores” drejtimin e qytetit e moren nen kontrol te plote patriotet e vertete,  klasa e mesme dhe fshataresia. Filloi rindertimi i Sheshit te Flamurit. Sharrajt i dhuruan bashkise se Vlores pjesen perpara pallatit te tyre. Sarajet e Vlorajve kishin pesuar nje demtim te madh , si resultat i bombardimeve,  shkruan E.Vlora. Te afermit e mij tregojne … ato ishin te ndertuara me drure,  dhe ndertesa te tilla nuk i kalojne te 100

-at. Duheshin 10 mije franga flori per t’i riparuar. Eqrem bej Vlora ia shiti bashkise se qytetit per 10 mije franga flori,  - shkruan ne kujtimet e tija.Bashkia i prishi dhe ndertoi nje lulishte te madhe dhe te bukur.

30 Prill 1924,  populli vlonjat dhe te ardhur nga te gjitha trojet shqiptare,  ne Sheshin e Flamurit,  te revoltuar po percillnin ne banesen e fundit atdhetarin,  birin shpirteror vlonjat Avni Rustemin. Ne Qershor 1924,  perseri nga qendra atdhetare e shqiptareve,  Sheshi i Flamurit,  marshuan drejt Tiranes dhe e rrezuan Qeverine pergjegjese per vrasjen e Avni Rustemit. Tashme Sheshi i Flamurit ishte kthyer ne nje epiqender e zjarte patriotizmi.

Pas Shpalljes se Pavaresise ,  perpjekjet e Parise vlonjate per rindertimin e Sheshit te Flamuirt kishin hasur pengesa te shumta nga pushtuesit e huaj dhe qeverite e ndryshme qe erdhen ne pushtet. Pushtuesit italiane nuk e lejuan trupin e Ismail Qemalit te prehej ne Sheshin e Flamurit. Pas peripecish te shumta,  nen presionin e madh te Parise se Vlores ,  mbreti i vetshpallur i Shqiperise lejoi ngritjen e nje monumenti simbolik ne lulishten te Sheshi i Flamurit dhe rivarrimin e eshtrave te Ismail bej Qemalit ne 28 Nentor 1932. Planin per ndertimin e nje monumenti perkujtimor per autoret e Shpalljes se Pavaresise nuk e perfilli.

Vlora ne 1939, nuk shihet shatervani me kater topat

7 Prill 1939. Fashistet italiane pushtuan Vloren dhe gjithe Shqiperine. Ne te gjithe vendin ata ndertuan ndertesa dhe monumente te stilit italian. Edhe ne Vlore,  ne Sheshin e Flamurit,  vendin e “Shenjterimit Kombetar Shqiptar”,  ndertuan nje shatervan me kater topa. Historikisht i papershtatshem,  do te sherbente si vend qetesimi ne mbremje per qytetaret vlonjate dhe nje “kend lojrash” per femijet,  ne vitet e diktatures. Ka mendime te shumta per vitin e ndertimit te ketij shatervani,  por fotua e Vlores e vitit 1939,  e tregon mos egzistencen e tij para kesaj periudhe.

Pas mbarimit te luftes se dyte boterore,  Shqiperia ra nen sundimin e eger diktatorial. Menjehere filluan ndryshimet renjesore te historise. Me te shumtet e organizatoreve te Shpalljes se Pavaresise i egzekutuan,  i futen neper burgje dhe i shpallen tradhetare. Filluan te bejne ndryshime ne Sheshin e Flamurit. Ndertuan nje podium ne krah te kunder,  ku dikur ishte biblioteka e qytetit,  me vone ngrinin podiume provizore midis dy lulishteve ose perpara Bar Lulishtes. Me historianet e tyre i fshine nga historia autoret kryesore.

Artistat e diktatures ndertuan(kopjuan) monumentin bolshevik ne Sheshin e Flamurit

Ne vitin 1972 ndertuan monumentin e pavaresise qe eshte edhe sot ne Sheshin e Flamurit. Ky monument eshte kopjuar nga monumentet bolshevike ne Bashkimin Sovjetik. Edhe pse autoret e tij shprehin mendimet e tyre,  ndoshta te diktuara apo imponuara nga Byroja Politike e Partise se Punes ne ate kohe,  monumenti nuk pasqyron te verteten historike,  sakrificat e medha te popullit te Vlores dhe krahinave perreth.

Nentor 2022.

1.The Memoirs of Ismail Kemal Bey,  f.296

2. The Memoirs of Ismail Kemal Bey ,  f.296

3. Libri i Kujtimeve te Hasan bej Prishtines

4. Gazeta Telegraf,  30 Tetor 1912,  f. 14-15

5. Isuf Luzi,  Filozofia e Bukurise,  f.38

6. The Memoirs of Ismail Kemal Bey,  f.370

7. Libri i Kristo Floqit, botuar ne Korce ne v.1932,  f.67

8. Instituti i Historise, ”Lufta per clirimin Kombetar ne vitet 1878-1912, mbledhur nga Petraq Pepo,  butuar ne v.1962

9. The Memoirs of Ismail Kemal Bey,  f.372

10. Luan Malltezi,  Rapport i Konsullit Wenzel Lijhanec,  29 Nentor 1912,  botuar ne v.2012

11. Luan Malltezi, Raport i Konsullit Wenzel Lijhanec,  29 Nentor 1912,  botuar ne v.2012

12. Eqrem bej Vlora,  Kujtime,  Vellimi i dyte,  f. 48-49



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jahja Drançolli: 110 vjet më parë, Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane Jusuf Buxhovi: Rasha Nemanjane - Kështjellë e fundit e Bizantit Ilirik Jusuf Buxhovi: Dinastia e Nemanjajve dhe Rasha Jusuf Buxhovi: Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë Jusuf Buxhovi: Dokumentet autetntike të Kongresit të Berlinit rrënojnë gënjeshtrën serbe për Kosovën dhe shqiptarët Jusuf Buxhovi: Lufta e Dardanës e vitit 1389 - midis mitit dhe realitetit Jahja Drançolli: Si sot 72 vjet më parë, kriminelët ruso-sovjetike vrasin pa mëshirë lulen dhe elitën e popullit polak! Milazim Zeqiraj: 11 Marsi 1981 ishte fillimi për një Kosovë ndryshe 14 janar ‘90/ Demostrata e Shkodrës që i parapriu rënies së regjimit komunist Jusuf Buxhovi: Rekrutimi i dhunshëm, Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e partizanëve shqiptarë Jusuf Buxhovi: Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë, terrori ushtarak dhe vrasja e Milladin Popoviqit Jusuf Buxhovi: Zgjerimi i Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare dhe Lufta e Drenicës Jusuf Buxhovi: Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe rezistenca kombëtare Jusuf Buxhovi: 'Çlirimi' i Kosovës nga partizanët shqiptarë dhe jugosllavë dhe ripushtimi sllavo-komunist Jahja Drançolli: Bombardimet dhe agresioni i shtetit serbo-malazez në qytetin e Dubrovnikut Gëzim Llojdia: Si ishte mbledhja e parë e parlamentit të vitit 1923? Jusuf Buxhovi: Hyrja e kryengritësve shqiptarë në Shkup Gëzim Lojdia: Kur pionierët kinezë i dërgonin letër Diktatorit Enver Hoxha Milazim Zeqiraj: Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë Albert Zholi: Qemal Stafa u vra në betejë, e vranë në kurth apo u vetëvra?!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora