Shtesë » Historia
Jahja Drançolli: 31 vjet më parë, më 26 shkurt 1993, Milosheviq dëboi rreth 200 familje kroate nga Janjeva
E hene, 26.02.2024, 06:10 PM
Jahja Drançolli:
31
vjet më parë, më 26 shkurt 1993, Milosheviq dëboi rreth 200 familje kroate nga
Janjeva, të cilët ishin vendosur këtu së paku 700 vjet më parë!
Janjeva
dhe janjevasit një popullsi e përzier midis vendasve dhe emigrantëve gjermanë
(sasëve) dhe raguzanëve (nga Dubrovnik i sotëm), sipas një letre të Papa
Benediktit XI, përmendën për herë të parë në Kosovë në vitin 1303. Ndërsa në
gjysmën e parë të shekullit XV Janjeva përmendet si qendër konusllore e
Republikës së Raguzës. Pas një historie të gjatë këtu nën pushtimin osman dhe
më vonë nën serbët gjatë historisë moderne, në vitin 1993 kroatët e Janjevës u
dëbuan me forcë nga autoritetet serbe të udhëhequra nga Slobodan Milosheviq.
Kisha
katolike kushtuar Shën Nikollës, e përmendur në vitin 1303, u rindërtua në
vitin 1856 dhe që atëherë ritet fetare janë mbajtur në gjuhën kroate. Historia
e dhunës serbe kundër kroatëve njihet kryesisht në vitet 1920, 1948. Pas
persekutimit të viteve 1990-ta, kroatët e Janjevës u vendosën kryesisht në
Kistanje afër Kninit (Kroaci), dhe sipas tyre ky vend tani quhej Novo Janjevo.
Sipas
një hulumtimi të vitit 2002, 966 familje janjavase jetonin në të gjithë
Kroacinë!