Kerko: a
Florim Zeqa: LDK në udhëkryqin e madh politik!
E enjte, 20.03.2025, 07:53 PM
LDK në udhëkryqin e madh politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur në të
kaluarën e LDK-së post-rugoviane dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, Prof.
Avdullah Hoti do të mbahet mend si njeriu i parë i veshur me postin e deputetit
që e ngtiti zërin publikisht për reformimin e brendshëm të LDK-së.
Me sorosian nuk ribëhet
LDK-ja
Veprimin
e Prof. Avdullah Hotit disa e konsideruan të vonuar, sa të tjerë si të
panevojshëm, kurse unë mendoj që ishte hap i duhur dhe në kohën e duhur. Prova
me urtësi dhe durim e priti shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja
për të reaguar guximshëm dhe me pragmatizëm intelektual nevojën urgjente të
largimit të kryetarit aktual pas debaklit zgjedhor të partisë.
Thirrja
e profës për largimin e kryetarit aktual vjen si rikujtesë për reflektim të
Abdixhikut, i cili, fillimisht pas shpalljes së rezultateve preliminare e
pranoj fajin e dështimit të LDK-së në zgjedhje, por nuk e vazhdoj me veprimin
pasues të largimit nga kreu i partisë, si akt moral i dështimit politik!
Të
gjithë ata që po e mbrojnë kryetarin aktual me gjuhën e tyre linquese ndaj
zërave kritik, nuk janë gjë tjetër veçse vijimësi e rrenuesve serik të LDK-së!
LDK
nga pronë kolektive e Riinvest-it u kthye firmë private të Lumirit të
katapultuar në krye të LDK-së nga Isa Mustafa, nga rrënuesi më fatkeq i
filozofisë politike rugoviane, ku Lumi i gjatë përmes rrugës "Rrugës së
Re" në koordinim të plotë me shkatërruesen e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe nën
kumbarinë e majtistit Edi Rama, i dhanë goditjen fatale filozofisë politike
rugoviane në LDK!
Kjo
është rruga në të cilën e ka futur LDK-në Lumir Abdixhiku me veglat e tij, e
cila nuk ka gjë të përbashkët me të djathtën shqiptare e më së paku me
filozofinë politike rugoviane!
Një
rikujtesë për ata që po mendojnë se Lumiri ka shënuar rritje. Rritja simbolike
nuk është meritë e Lumirit, por e elektoratit rugovian i cili ende beson në
filozofinë politike rugoviane në LDK, të varrosur nga Isa Mustafa me sejmenet e
tij dhe të betonizuar së fundmi nga dy sorosianët, Vjosa dhe Lumiri!
E
para, Vjosa është në koalicion me majtistin kosovar Albin Kurti, kurse i dyti,
Lumiri në bashkëveprim me majtistin shqiptar Edi Rama.
Ju
mbështetës të Vjoses dhe Lumirit, që besoni se ringjallja dhe fuqizimi i LDK-së
vjen përmes majtizmit, atëherë më tregoni cila është rruga e së djathtës në
Kosovë?!
Të drejtën morale të thirren në filozofinë politike rugoviane e kanë të gjithë ata që e ndjejnë në shpirt dhe e zbatojnë në vepër ideologjinë e tij politike, por jo edhe ata që thirren në frymën rugoviane, ndërsa në anën tjetër u shërbejnë ideologjive tjera politike.