E merkure, 30.04.2025, 05:30 AM (GMT+1)

Editorial

Eshref Ymeri: Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

E hene, 24.02.2025, 07:59 PM


Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj me Ukrainën, me këtë kryevatër të kulturës sllavianolindore, Rusia fashiste, filloi sulmin agresiv kundër saj. Banda kriminale e Kremlinit ishte e bindur plotësisht se me sulmin e koduar “operacioni special”, do t’i lante hesapet me Ukrainën brenda dy-tre ditëve. Por nuk e kishte parashikuar absolutisht se do të ndodhej përballë unitetit shembullor të mbarë popullit heroik të Ukrainës dhe të forcave të tij të armatosura, të cilat e bënë pluhur e hi mitin e rremë të  “madhështisë” së Rusisë dhe të  “pathyeshmërisë” së ushtrisë fashiste ruse, si e pajisura me  “armatimin më të mirë” në botë.

Nuk është hera e parë që Rusia i ka përfunduar me turp luftërat agresive që ka pasë ndërmarrë këto dy shekujt e fundit kundër vendeve fqinje. Le të kujtojmë luftën ruso-japoneze të vitit 1906, luftën kundër Finlandës që filloi më 30 nëntor 1939 dhe përfundoi më 15 mars 1940, në të cilën Rusia pati 127 mijë? ushtarë të vrarë (asokohe Lidhja e kombeve e përjashtoi Bashkimin Sovjetik nga radhët e veta), luftën në Afganistan, të cilën e pagoi me 30 mijë të vrarë dhe 60 mijë ushtarë të sakatuar.

Deri në mbrëmjen e djeshme (23 shkurt), sipas faqes së Internetit “Fakti”, ushtria fashiste ruse e ka vaditur tokën ukrainase me gjakun e 867 180 ushtarëve dhe oficerëve të vrarë. Por popullit rus, të edukuar me psikologjinë shumëshekullore të bujkrobit, nuk i bën përshtypje absolutisht vrasja e kaq shumë bijve të tij. Përkundrazi, uniteti i tij rreth bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, është bërë edhe më i çeliktë.

Normalisht, Organizata e Kombeve të Bashkuara duhej ta kishte përjashtuar menjëherë Rusin nga radhët e veta që para tre vjetëve. Me këtë qëndrim soditës ndaj Rusisë fashiste, e cila sulmoi një vend fqinj në shek.XXI, kjo Organizatë dëshmoi se është thjesht një figurante në sytë e mbarë botës.

Kaliforni, 24 shkurt 2025



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ndue Ukaj: Bandat haxhiqamile dhe ato komuniste Blerim Latifi: Të prehesh në varr me emrin e armikut në gur Ndue Dedaj: Festa e Pavarësisë së Kosovës pa firmëtarët e saj! Frank Shkreli: Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Ndue Ukaj: Tymnaja primitive politike Frank Shkreli: Ndërroi jetë Nikolin Kurti – Nipi i të Lumturit Dom Shtjefën Kurti Ndue Ukaj: Nesër, qytetarët e Kosovës, duhet t’i thonë jo anti-amerikanizmit të Albin Kurtit Ndue Dedaj: Për më shumë “shqip” ndër shqiptarët e Malit të Zi Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Ndue Ukaj: Antiamerikanizmi në Kosovë është antishqiptarizëm Frank Shkreli: Ndërsa në Washington kujtohen Martirët e Komunizmit, politikani britanik jep mesazhin e tij në Shkodër Gjon Keka: Kosova të kthehet në udhën që e trasojë presidenti Rugova Ndue Ukaj: Rrena e madhe e Kurtit Ndue Ukaj: Albin Kurti, injorant politik Ndue Ukaj: Në Shtëpinë e Bardhë sot kanë ra këmbanat për ne! Entela Binjaku: "Viti i Emineskut" sapo ka nisur! Ndue Ukaj: Më erdhi me vjellë, kur e lexova këtë fjali kaq vulgare e kaq të pacipë të kryeministrit Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx