Kerko: a
Ndue Ukaj: Pavarësia
E diele, 16.02.2025, 07:55 PM
Ndue Ukaj
Pavarësia
Pavarësia
është nata e gjatë e dhimbjeve
e
dita e gjatë e dëshirave;
është
zëri i atyre që jeta i ka rrezu’
dhe
zëri i atyre që zgjohen me dëshira për t’u lartësu’,
një
zë që bëhet orkestër dhe i mbledh
një
nga një dëshirat,
dhimbjet
dhe
i strehon
në
këngën e madhe të dashurisë njerëzore.
Pavarësia
është shkollë,
po,
shkollë e gjatë e jetës.
Nuk
mësohet një ditë,
nuk
është deklaratë politike
e
më së paku një deklaratë shtypi.
Ajo
mësohet përditë,
mëngjeseve
blu e netëve të errëta.
Pavarësia
nuk është një akt, një gjendje, një fjalë.
Është
një udhë e gjatë nëpër trajektoret e jetës.
Kur
ke kryq mbi shpinë,
gjithmonë
pranë teje ndodhet një Veronikë dhe t’i fshin djersët,
një
tjetër të ndihmon të bartësh kryqin e të ecësh.
Pavarësia
është shkolla e bukur e dashurisë
e
shkolla e dashurisë nuk është deklaratë politike,
gëlqere
e bardhë sa për t’i mbul’ njollat e zeza.
Ajo
është shkollë e pambarim e jetës
me
themele në miliona dëshira të zvetënuara
e
në miliona që lindin përditë.
Flamuri
nuk është alfa e jetës, as qëllimi.
Simbolet
e vërteta janë sytë e njerëzve.
Kur
ata janë të gëzuar, ka pavarësi të plotë,
kur
janë të pikëlluar, ka veç trishtim.
Po,
pavarësi është lidhja
e
miliona fijeve të këputura e të tretura.
Është
kambana që bie pa pushim
dhe
thërret t’i dëgjosh ata
që
kanë nevojë për dritë, kur janë të zhytur n’terr,
që
kanë nevojë për nënkresë të butë, kur janë n’stuhi.
Po,
pavarësi është shumësia e zërave,
që
i dirigjon një orkestër e mrekullueshme
dhe
t’i dëfton fytyrat e atyre syve të bukur
që
kurrë nuk u mbyllën
kur
mbi ta ranë plumba,
granata
dhe ua copëtuan gjymtyrët.
Është
pikëllimi i atyre
që
kaluan nëpër njëmijë rrathë ferri.
Pavarësia
nuk është jeta e prijësve,
e
atyre që me epsh shohin veç naltësi
dhe
rrallë u ndodh të shikojnë teposhtë.
Pavarësi
nuk janë kufijtë që ruhen me ushtarë
as
deklaratat shterpe të prijësve,
deklaratat
ethshme të atyre që kanë role të aktrojnë
dhe
përherë dëfrehen kur shohin budallenj
të
nënshtruar te këmbët e tyre.
Pavarësia
janë hartat e shpirtit,
tingujt
që përbejnë një orkestër të madhe,
me
njerëz të veshur bukur e sygëzuar
që
bashkohen
për
ta rrëzuar kultin e dhunës
dhe
me dëshira njerëzore,
ndërtojnë
monumentin e dashurisë.
(Këtë poezi timen, mbrëmë, në Festivalin Ndërkombëtar të
Poezisë “Republika”, e deklamoi aktori Xhevdet Doda)