Kulturë
Timo Mërkuri: Rruga drejt heshtjes poetike
E marte, 21.01.2025, 07:55 PM
RRUGA DREJT HESHTJES POETIKE
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
“Orët e mbrëmjes” e Ilirian Zhupës shtjellon ndjenjën e ndarjes mes dy
individëve dikur të lidhur në marrëdhënie emocionale, duke ruajtur një hije misteri
mbi arsyet e ndarjes. Heroi lirik shfaqet në një gjendje të trazuar shpirtë -rore, ndërsa përjeton vetminë dhe mallin në
mënyrë të heshtur e introspe-ktive. Përsëritja e pyetjes së tij “po ç’kohë është atje?” pasqyron
përpjekjen për të ringritur ura lidhjeje shpirtërore përmes reflektimit dhe kujtesës,
duke ruajtur gjallë dashurinë dhe mallëngjimin në botën e tij të brendshme.
Simbolet e mbrëmjes, natës dhe heshtjes shërbejnë si metafora të ndjenjave të
thella dhe komplekse, duke krijuar një atmosferë ku melankolia dhe reflektimi
ndërthuren me ndjeshmërinë poetike.
Forma
e jashtme e poezisë të jep përshtypjen e një bashkëbisedimi të heshtur, dhe çdo
varg duket si një plagë që dhemb. Ngrohtësia dhe përmallimi që derdhen në
vargje krijojnë ndjesinë se ky dialog zhvillohet “ndërmjet” dy të dashuruarve,
të ndarë, por të lidhur ende në nivel shpirtëror. Megjithatë, mungesa e dialogu
të mirëfilltë tregon se kjo është një bisedë intime e heroit me veten, një
rrëfim i brendshëm ku personi i dashuri është prani e pashlye-shme në botën
shpirtërore të ij, dhe zë vend të rëndësishëm si kujtim apo reflektim mbi një
lidhje të pazgjidhshme. Poezia përcjell fuqinë e ndjenjave që triumfojnë mbi
kohën dhe distancën, duke lënë të kuptohet se një dashuri e tillë mbijeton në
kujtime, në harmoni të përhershme të ndjenjës.
I-
Pyetja e parë që mund të “bëhet” është: pse poeti ka ruajtur anonimatin e
heroit të tij në aspektin gjinor dhe ja le lexuesit ta interpretojë? Poeti ka ruajtur anonimatin e heroit së pari: për të
ruajtur universalitetin e poezisë dhe së dyti: për t’i dhënë hapësirë lexuesit
në interpretime të shumta.
Anonimizimi
gjinor i heroit krijon një efekt abstrakt: lidhja emocionale, mallë-ngjimi dhe
intimiteti nuk kufizohen nga identitete specifike gjinore, por perce-ptohen si
përvoja universale njerëzore. Kështu anonimizim i heroit shërben që fokusi të
mos jetë te individi, por te ndjenja dhe përjetimi, duke e ngritur poezinë në
nivel simbolik dhe duke i dhënë rezonancë më të gjerë shpirtërore. Sigurisht që
i jep mundësi lexuesit për të zotëruar hapësirën, për ta bërë poezinë më
personale, pasi mund ta lexojë nga këndvështrimi i vet, duke ndjerë se ajo flet
drejtpërdrejt për të ose për ndonjë marrëdhënie të tij.
E
parë në këtë këndvështrim, nuk është gabim interpretimi (ynë) që heroi të jetë
poeti, pra një djalë, por njëkohësisht nuk përjashtohet e drejta e dikujt
tjetër për ta parë heroin si një vajzë. Pikërisht kjo hapësirë interpretimi
është në vetvete një nga vlerat artistike të poezisë, pse nuk kufizohet në një
identitet, por fton lexuesin të ndërtojë përvojën e vet të leximit. Është
pikërisht kjo hapje e mundësive interpretatative që përforcon universalitetin e
ndjenjave të shfaqura, duke e bërë poeziznë të prekshme për këdo që përjeton
dashuri, mall, apo nevojën për lidhje shpirtërore. Heroi apo heroina mund të
jetë çdokush që përjeton këtë ndarje dhe kërkon një pikë lidhjeje përtej
distancës fizike dhe kohore.
II-
Në këtë poezi, ekziston mundësia që heroi të mos bashkëbisedojë drejtpë-rdrejt
me një person të dashur, qoftë dhe nëpërmjet distancës, por të jetë në bisedim
me ndjenjat e tij të brendshme, ku ai ruan kujtimin e personit, me të cilin
është ndarë. Kjo qasje përforcon dimensionin introspektiv të poezisë, duke e
bërë atë një reflektim mbi dashurinë dhe vetëdijen.
Në
këtë kontekst vargjet "Dy-tri fjalë
më tutje, dy-tri ëndrra më tej" mund të lexohen si dialog i brendshëm
i heroit, ku fjalët dhe ëndrrat janë përfytyrime që mbajnë gjallë lidhjen me
personin e dashur, të ndarë fizikisht, apo juridikisht për jo shpirtërisht. Ky
bashkëbisedim i brendshëm e bën atë të pranishëm në mënyrë simbolike, dhe e
shndrron në pjesë të botës së tij shpirtë rore. Atëherë dhe përsëritja e
pyetjes "po ç’kohë është atje"
interpretohet si përpjekje e heroit për të ndier dhe krijuar afërsi me ndjenjat
e tij, duke kërkuar një lidhje me atë që ka humbur. Kjo pyetje, e cila
tingëllon si thirrje e heshtur, reflekton ankthin dhe dëshirën e tij për të
mbajtur të gjallë kujtimin e një dashurie të kaluar. Dhe vargu "Këtu po bie heshtja, po ç’kohë është atje"
tregon një moment meditativ, ku heshtja përfaqëson më tepër vetminë e heroit se
sa ndalimin e komunikimit, dhe i jep
hapësirë dialogut të brendshëm. Kjo heshtje mbart peshën e kujtimeve, dhe e lidh heron me një dimension
emocional të përjetshëm. Përmes këtij interpretimi, poezia merr kuptim tjetër:
nuk është vetëm dialog me një të dashur të larguar fizikisht, por edhe një
reflektim mbi dashurinë që jeton brenda shpirtit të heroit, pavarësisht
rrethanave të jashtme. Pikërisht kjo ndjenjë e brendshme e bën poezinë universale.
III-Në
poezi bashkbisedimi bëhet në mbrëmje dhe
natën kohë kur njeriu nis e mediton, bisedon me veten e tij, me botën e tij të
brendëshme. Kjo është një pikë e rëndësishme që thekson dimensionin
introspektiv të poezisë. Mbrëmja është një kohë e natyrshme për meditim dhe
reflektim, dhe zgjedhja e saj si momenti kur heroi bisedon me veten shërben të
theksojë thellësisë shpirtëro -re. Mbrëmjeve
dhe netëve (të gjata të dimrit) ndodhin shpesh përballjet e brendshme me
mendimet dhe ndjenjat që janë të fshehura gjatë ditës, kur njeriu është më i
angazhuar me aktivitetet e jashtme.
Në
këtë kuptim, poezia e Zhupës fiton një natyrë introspektive. Poeti përdor
mbrëmjen si kohë simbolike që i mundëson të përballet me vetveten dhe të bëjë
pyetje ekzistenciale që kanë të bëjnë me koherencën e jetës dhe vdekjes. Kjo
ndihmon në krijimin e një atmosfere të brendshme, ku pyetjet dhe pasigu-ria që
shoqërojnë jetën bëhen më të dukshme dhe më të qarta. Në vargjet e poezisë:"Këtu po bie mbrëmja, po ç'kohë është atje"
dhe"Këtu po bie nata, po ç’kohë
është atje"poeti bisedon me vetveten, përballë një kohë të brendshme,
ku ai përpiqet të kuptojë ku ndodhen realitetet e tij shpirtërore dhe ekziste-nciale,
dhe ku ka hapësirë për meditime dhe analize. Mbrëmja dhe nata si kohë simbolizojnë
një periudhë që është pa aktivitet në botën e jashtme, duke i dhënë mundësinë
poetit të reflektojë mbi atë që është "atje":
koha që është kaluar, ajo që është e humbur dhe ajo që mbetet ende pa u
kuptuar. Ky bashkë -bisedim me veten është i rëndësishëm sepse e shndron
poezinë në akt refle-ktimi dhe shprehje të brendshme që shkon përtej thjeshtësisë
së jashtme, dhe hap një dimension filozofik dhe emocional.
IV-Duke
marrë shkas nga hamendësimi i mësipërm po shtojmë pyetjen tjetër se: si do
ishte situate poetike nqse personi i dashur, të cilit i drejtohet heroi, të
jetë një person i vdekur? Në kulturën shqiptare është i njohur rituali i
bashkbi-sedimit me të vdekurin, kryesisht në vizita në varreza,psh: “Ku ke rënë
moj trëndelinë/Pse s’kujton mua të zinë/Të kujtoj e qajme lot/Po jam thellë e
nuk dal dot”. Kushdo që ka në varreza
gruan, burin, të dashurën apo fëmijën e njeh dhe e ka përjetuar këtë formë
bashkbisedimi, e di peshën e madhe shpirtërore që të ul në gjunjë pranë varrit
për të nisur bisedën, e njeh lehtësimin shpirtëror që përfiton pas tij. Ajo që
dua të them është se një poet që ndërton një poezi me temë dhe përsosmëri
artistike të tillë, ai ka përjetuar dhimbje të mëdha, të cilat i ka shndruar në
art poetik të nivelit të epërm. Në mos gaboj ju kam folur për origjinën e
Zhupës nga treva e Bregdetit ku doket zakonore rruhen edhe nëpërmjet këngëve
dhe ku ritet mortore e ligjërimet vajtimore janë një pasuri rrezëllitëse
poetike, dhe që ne, bijtë e kësaj treve i
kemi pjesë të zakonëshme të fjalorit të përditshëm. Sigurisht që kjo trashëgimi
i shton dhe një dimension tjetër poetikës së Zhupës.
Por
le të kthehemi te një vizitë në varreza, fjalët e poezisë: “Këtu po bie heshtja, po ç’kohë është atje/
Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më tej” janë mot a mo fjalë
bashkbisedimi që bëjnë, kryesisht gjyshet dhe prindërit me bijtë e nipërit e
tyre të ndjerë gjatë vizitave në
varreza, prandaj na duken të njohura e të dëgjuara. Referenca e poezisë ndaj “jetëve” dhe “vdekjeve”, ”tutje”, “tej”
nënkupton se heroi përpiqet të komunikojë me një të dashur që nuk është e
pranishme fizikisht në këtë jetë, por që vazhdon të ekzistojë në një dimension
shpirtëror. Në këtë rast, poezia merr
përmasa më të thella dhe më universale, duke trajtuar lidhjen shpirtërore në
tejkalim të kufijve të jetës dhe vdekjes. Ky interpretim shton dimensionin
metafizik në poezi, duke e bërë atë një reflektim mbi përjetësinë e dashurisë. Janë
vargjet “Dy-tri jetë më tutje, dy-tri
vdekje më tej” ato që krijojnë një aludim të qartë për një lidhje në hapë-sirën
midis jetës dhe vdekjes.
Duke
vijuar mendimin e shprehur më sipër, themi se përsëritja e pyetjes “po ç’kohë është atje” merr një tjetër
kuptim në këtë kontekst. Kjo pyetje mund të shihet si një përpjekje për të
kuptuar dimensionin e përtejë jetës ku ndodhet personi i dashur. Pyetja nuk
është thjesht për hapësirën fizike, por për gjendjen e një bote të padukshme
dhe misterioze. Vargu “Këtu po bie
heshtja, po ç’kohë është atje” simbolizon ndjenjën e vetmisë dhe mungesës
së përgjigjes nga ana e personit të dashur, e cila është heshtje absolute. Duhet
të themi se në këtë rast, heshtja nuk shkatërron lidhjen, por e bën atë më
intime, një dialog të brendshëm që ndodh në botën shpirtërore të heroit. Nëse
personi i dashur është i vdekur, poezia kalon nga thjeshtësi e mallëngjimit në
poezi meditimi mbi ekzistencën, dashurinë dhe përjetësinë. Si tekst vargu është
i ngjashëm me fjalët që nënat dhe gjyshet pëshpërisin apo vajtojnë mbi varrin
ku prehet biri apo nipi, në formën ligjërimore: “A të dhembin plagët biro, a ke
ftohtë aty, a të lag shiu. Dil pak se do rrijë nëna aty për ty” etj.
Ky
aspekt gjen mbështetje dhe te tonaliteti i ulët i poezisë dhe melodiciteti i
dhimbshëm i saj, por më shumë vlen të themi se kjo përmasë i jep poezisë
rezonancë më të gjerë, duke i lejuar lexuesit të përjetojnë ndjenjën e humbjes
në mënyrë personale dhe emocionale, përmes fjalëve të thjeshta, por të
ngarkuara simbolikisht. Sigurisht që dëshirojmë që ky hamendësim i yni të jetë i
gabuar, por dhimbja e madhe që përmban poezia nuk na le ta përjashtojmë si mundësi,
ndonëse do vijojmë analizën në interpretimin e idilit në distancë të heroit
poetik dhe të dashurës së tij të larguar.
V-
Kjo poezi introspektive e Ilirian Zhupës ka një strukturë tepër interesante që
nuk haset në poezinë shqipe, si dhe ndihmon në forcimin e mesazhit që poeti dëshiron
të përcjellë. Poezia ka një ndërtim të qartë e të përsëritur sikur këmbngul në
idenë e pritjes së përgjigjeje, duke krijuar një atmosferë meditimi dhe
introspektive. Le të shohim disa aspekte të ndërtimit të vargut dhe strukturës
së poezisë:
Poezia
ka tre strofa dhe çdo strofë ka një strukturë të përsëritur trevargore, ku
vargu i parë dhe i tretë janë të njëjtët, dhe përsëritja krijon një ritëm të
fortë dhe lidhje me kohën e hapësirën,
që është tema kryesore e poezisë. Përsëritja vargjeve shërben për të theksuar
idenë e kohës që është atje, ku ndodhet e dashura që mungon, pra në një
realitet të paqartë dhe të largët: "Këtu
po bie mbrëmja, po ç’kohë është atje". Ky varg, i përsëritur nënkupton
një dyshim apo merak që ka heroi për situatën ku ndodhet personi tjetër,
duke sjellur ndjesinë e padurimit dhe
meraku të madh. Vargu i dytë i secilës strofë është struktura-lisht i njëjtë,
por me një ndryshim në një ose dy fjalë:, psh: "Dy-tri rrugë më tutje, dy-tri sheshe më tej" te strofa e parë, "Dy-tri fjalë më tutje, dy-tri ëndrra
më tej" te strofa e dytë dhe “Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më
tej” te strofa e tretë. Kjo mënyrë shërben jo vetëm për të ruajtur një
ritëm dhe harmoni ndërmjet vargjeve, por edhe për të theksuar ndryshimin që
ndodh në çdo moment të poezisë. Kështu, poeti krijon përputhje të strukturës
ndërkohë që sjell variacione në përmbajtjen, pse u jep vargjeve efekt të
përsëritur, të freskët dhe me kuptime të ndryshme madje dhe me vlerën e një njësie
matjeje, kur shprehet: “Dy-tri rrugë më
tutje, dy-tri sheshe më tej".
VI-Pyetja:"Po ç'kohë është atje?" është pikë e
rëndësishme që thekson dimensi-onin filozofik dhe emocional të poezisë. Ky pyetje nuk është e lidhur me
motin apo kohën në sensin e zakonshëm, por ka kuptim më të thellë e më të brendë-shëm,
pasqyron përpjekjen e heroit poetik për të kuptuar kohën shpirtërore dhe
distancën emocionuese nga personi i dashur. Gjithashtu duhet të themi në lidhje
me këtë pyetje se: për heroin, poezia flet për një kohë që nuk matet me orë apo
minuta, pse është kohë shpirtërore e lidhur me përjetimet personale, dhe
distancën shpirtërore. Poeti po përpiqet të kuptojë se si të përjetojë kohën që
ndan atë nga e dashura, duke u fokusuar në atë se çfarë ndodh atje, dhe si
ndryshon jeta dhe shpirtërimi i saj në mungesën e tij, e shprehur më thjeshtë
ai do të dijë si funksionon bota “atje tej”.
Te
vargjet:"Këtu po bie nata, po ç’kohë
është atje,/Dy-tri fjalë më tutje, dy-tri ëndrra më tej."poeti kryen
një reflektim të brendshëm mbi kohezionin shpirtë-ror me të dashurën, ku ëndrrat
dhe fjalët ndodhen po ashtu në një distancë të paqartë. Përsëritja e pyetjes
"po ç'kohë është atje?" na
ndihmon të kuptojmë që kjo kohë është ndjesi. E rëndësishme është të ndjehet se
pyetja “po ç’kohë është atje?” nuk kërkon
përgjigje për kohën natyrore, por është shprehje e pasigurisë shpirtërore, një kërkim
për të kuptuar se si është ndërtuar koha pa praninë e tij te e dashura. Në
kuptimin literal kjo pyetje ka qasje me
një varg vajtimor të viseve të mia që thotë:
“Qysh do ma kalosh beharë/Pa motër e vëlla pranë/ Xhan o shpirt e shpirt
o djalë”.
Sigurisht
që mund të hamendësojmë se pyetja ka të bëjë psh. me konceptin “kohë vdekjesh”
psh nga epidemia, nga lufta, apo kohë dasmash, kohë lindjesh etj. Ky mund të jetë interpretim i mundshëm dhe shumë
i vlefshëm i pyetjes “po ç’kohë është
atje?”. Në këtë kuadër, poezia mund të bëjë një ndarje të dy kohrave të
ndryshme, kohë të jetës dhe kohë të vdekjes.
Në vend që të kërko-jë një informacion të zakonshëm mbi kohën e një vendi të
caktuar, poeti mund të jetë duke pyetur për një kohë të ndryshuar nga ndodhitë
historike, shoqëro-re apo ekzistenciale si lufta, epidemitë, ose periudhat e
gëzimit si dasmat dhe lindjet etj.. Janë pikërisht vargjet: "Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më tej"
në të cilat poeti sjell në kujtesë dy dimensione të kohës: njëra që është e
lidhur me jetën, siç janë momente të bukura si dasmat dhe lindjet, dhe tjetra
që përmban vdekjet, të shkaktuara nga luftërat, epidemitë ose tragjeditë shoqë-rore.
Kjo ndarje mes dy kohrave (jeta dhe vdekja) tregon një kontrast mes periudhave
të jetës dhe periudhave të krizave ekzistenciale, ku jetët dhe vdekjet nuk janë
thjesht ngjarje të natyrshme, por janë të lidhura me një kohë që ka ndryshuar për
shkak të ngjarjeve të rënda. Në këtë kontekst, poeti, duke e bërë këtë pyetje,
mund të shprehë frikën, dyshimin dhe shqetësimin për çfarë ka mbetur nga koha e
tij pas përjetimit të tragjedive..
VII-Është
interesante fakti se poezia “Orëve të mbrëmjes” e Zhupës shfaq me një
thjeshtësi madhështore relativitetin e kohës dhe largësitë që ekzistojnë mes
individëve njerëzorë. Në vargjet e saj të përsëritura, poeti ngre pyetjen
universale mbi mënyrën se si koha përjetohet ndryshe nga heroi dhe e dashura e
tij, të cilët, ndonëse fizikisht (mund të jenë) pranë, ndodhen në hapësira të
largëta shpirtërore. Koha këtu nuk është njësi e matshme, por një enigmë që
merr formë nga ndjenja dhe vetmia.
a.
Në poezi, autori sugjeron se koha perceptohet ndryshe nga dy individët, që
fizikisht mund të ndodhen afër (“dy-tri
rrugë më tutje”), por realisht janë shumë larg në përjetime dhe ndjeshmëri.
Pyetja e përsëritur “Po ç’kohë është
atje?” shfaq dyshimin mbi egzistencën e një kohe të përbashkët. Në këtë
aspekt shpaloset ideja se koha është përvojë personale, që ndriçon ose errëson
shpirtin në mënyrë të pavarur nga realiteti fizik. Në një kontekst filozofik,
kjo ide përputhet me relativitetin kohor të Einsteinit, ku koha nuk është
absolute, por varet nga pozicioni dhe përvoja e vëzhguesit. Në përrallat dhe
mitet tona (“Një ditë atje tejë ishte sa
një vit këtu te ne”), koha zgjerohet apo tkurret në varësi të hapësirës e
përjetimit individual, duke krijuar një metaforë për vetminë dhe lidhjet mes
njerëzve.
b.
Tri momentet kryesore të poezisë: “mbrëmja”,
“nata” dhe “heshtja”, nuk janë
thjesht ndarje të ditës, por stade emocionale e ekzistenciale që shfaqin largësinë
njerëzore. Në këtë aspekt,mbrëmja simbolizon fillimin e një ndarje. Ndërsa bie
mbi heroin, ajo paralajmëron heshtjen që do pasojë dhe ngritjen e distancave të
padukshme. “Nata” është një hapësirë
e fshehur midis ëndrrës dhe realitetit, ku koha përthyhet e tkurret. Për atë që
është “dy-tri fjalë më tej,” nata
mund të jetë një harrim. Dhe “heshtja”,
që mbyll ciklin, është kulmi i ndarjes ekzistenciale. Kjo heshtje nuk është
thjeshstë mungesë zëri, por e mundësisë për të ndarë një botë të përbashkët. Në
të, edhe jeta dhe vdekja duken si dy rrugë të paarsyeshme që ndodhin
paralelisht, por nuk bashkohen kurrë.
c.
Në poezi Zhupa e trajton kohën jo si kronologji të ngurtë, por si përvojë rela-tive,
ku hapësirat dhe ndjenjat e shndërrojnë atë në diçka të ndryshme për çdo qenie.
Pyetja “Po ç’kohë është atje?” ngre
një dyshimin filozofik mbi mundësinë e një kohe universale: nëse për heroin
është mbrëmje, për tjetrin mund të jetë mëngjes, apo edhe një vit i largët në
të shkuarën a të ardhmen. Kjo përplasje kujton relativitetin filozofik të
përrallave, ku një ditë në një botë tjetër përjeto-het si një vit në tonën, një
botë e tërhequr midis realitetit dhe iluzionit.
ç.
Dukuria e kohës si përvojë subjektive lidhet me ndarjen që ekziston mes dy
individëve: njëri përjeton mbrëmjen, ndërsa tjetri ndodhet jashtë këtij
rrethimi kohor. Kjo ide përmban një melankoli të thellë dhe një kritikë
ekzistenciale ndaj paaftësisë së njerëzve për të ndarë përvojën e njëjtë.
Relativiteti i përjetimit kohor shërben si metaforë për ndarjet e mëdha që
ekzistojnë midis njerëzve: ndarje emocionale, shpirtërore, apo kulturore.
Dy-tre rrugë, fjalë, ëndrra apo jetë nuk janë thjesht masa të vogla largësie,ato
janë simbole të kësaj distance të
pakapshme. Poezia na thotë se afërsia fizike nuk tregon përbashkësinë
shpirtërore.
E
lexuar në këtë kontekst ndjejmë se poezia “Orëve të mbrëmjes” është një poezi e
heshtur në fjalë, por e zhurmshme në filozofinë e saj. Relativiteti i kohës
shndërrohet në metaforë për vetminë dhe ndarjen , duke na kujtuar se koha dhe
hapësira nuk janë njësi matëse, por dimensione ndjenjash të thella. Në këtë aspekt
ndjejmë se Zhupa na lë me pyetjen e pakapshme: a mundet koha e dy qenieve të
bashkohet ndonjëherë, apo secili prej nesh mbetet në mbrëmjen e vet të
pashpallur?
VIII-Në
krijimin "Orët e mbrëmjes" të Zhupës, tensioni poetik rritet në
mënyrë graduale nga strofa në strofë,si pasojë e përdorimit të përsëritjeve,
ritmit dhe zgjerimit të kuptimit vargor.
Për pasojë ky progres rrit intensitetin emocional e filozofik të poezisë, duke
çuar lexuesin nga një përjetim i përditshëm drejt reflektimit të thellë mbi
kohën dhe ekzistencën. Le ti shohim konkretisht sipas strofave:
a.Në
strofën e parë, vargjet shfaqin një situatë të zakonshme, momentin e rënies
së mbrëmjes, një fenomen i zakonshëm
natyror. Përsëritja e vargut "Këtu
po bie mbrëmja, po ç’kohë është atje" krijon një ritëm të qetë, por
shfaq dhe një dyshim fillestar mbi ndryshueshmërinë e kohës dhe hapësirës.
Pyetja "ç’kohë është atje" të ndez një ndjenjë distance dhe misteri më
shumë se një kurozitet. Formulimi i pyetjes u ngjan shumë pyetjeve të prindërve
që i kanë fëmijët psh mnë një eskursion në një qytet tjetër, interesimi i tyre
nuk ka të bëjë literalisht më kohën shi apo diell, por me situatën që
përjetojnë fëmijët aty dmth kanë ftohtë, janë lagur apo jo.
b.Në
strofën e dytë, intensiteti poetik rritet me kalimin nga "mbrëmja" në "nata." Termi “mbrëmja” lidhet shpesh me diçka të bukur, një shëtitje në
bulevradin e qytetit në mbrëmje etj, por termi “nata” ka tjetër konotacion, ai
lidhet me diçka të errët dhe me rreziqe të mundëshme etj.Vargu"Dy-tri fjalë më tutje, dy-tri ëndrra më tej"
shton një shtresë emocionale dhe simbolike. "Fjalët" dhe "ëndrrat"
përfaqësojnë intimitet, dëshira dhe komunikim të paplo-të, rrit ndjesinë e mungesës dhe të ndarjes,
(nata është koha e gjumit jo e bisedave). Përsëritja e vargut pyetës thellon
shqetësimin mbi atë që ndodh "atje"
duke e shfaqur dukshëm pasigurinë dhe dyshimin.
c.
Poezia arrin kulmin në strofën e tretë, ku "heshtja"
dhe "nata" marrin kupti-me
ekzistenciale, tyë cilat nuk na qetësojnë. Vargu: "Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më tej" zgjeron kuptimin e poezisë drejt reflektimit
mbi jetën dhe vdekjen, dhe e vendos lexuesin përballë pyetjeve të ekzistencës. Është
heshtja ajo që shndrohet në simbol i përfundimit të bashkbisedimit dhe i
mungesës absolute dhe përsëritja e pyetjes tashmë nuk është vetëm një
kuriozitet, por shndrohet në një thirrje për të kuptuar kohën dhe përtej saj.
Pra,
në thelb përmes përsëritjeve dhe përshkallëzimit nga “mbrëmja”, në “natë” dhe
më pas në “heshtje”, Zhupa krijon një
tension mbi kontrastin mes të njohurës dhe të panjohurës, mes afërsisë dhe
largësisë. Është një strukturë poetike që rrit jo vetëm ritmin emocional të
poezisë, por edhe reflektimin filozofik, duke e bërë lexuesin të ndiejë peshën
e kohës dhe misterin e saj në çdo strofë.
IX-
Në poezinë e Zhupës, figurat artistike janë të pakta në numër, por të janë nga
ato figura që u ngjajnë gurëve të themelit në fillimin e një ndërtese, këtu për
ndërtimin e strukturës poetike dhe shprehjen e thellësive emocionale e
filozofike. Le ti analizojmë figurat artistike dhe ndikimin e tyre në efektin poetik.
1.
Në poezinë e Zhupës, “koha” dhe “heshtja” janë dy simbole që lidhen me
realitetin shpirtëror dhe ekzistencial të poetit. Mbrëmja dhe nata janë jo
vetëm kohë ditore, por kryesisht janë simbole të reflektimit, të meditimit dhe
kalimit të kohës. Kjo kohë natyrore i jep mundësinë poetit të meditojë për
jetën dhe vdekjen sit e vargjet"Këtu po bie mbrëmja, po ç’kohë është
atje". "Këtu po bie nata, po ç’kohë është atje" “Mbrëmja” dhe “nata” simbolizojnë një kohë të brendshme, një periudhë
introspektive, ku koha nuk matet me orë dhe minuta, por me pasiguri dhe
meditime. Koha "atje" bëhet
një simbol i misterit dhe distancës shpirtërore që poetët shpesh e eksplorojnë.
2.Metaforat
përdoren në poezi për të ndërlidhur konceptet e jetës dhe vde-kjes , gjithashtu
për të shfaqur pasigurinë dhe ndjeshmërinë shpirtërore të poetit si te
vargu:"Dy-tri jetë më tutje, dy-tri
vdekje më tej." ku , "jetë"
dhe "vdekje" janë përdorur
si metafora që përfaqësojnë të kundërta ekzistenciale: kalimi nga një jetë plot
bukuri dhe shpresë në një vdekje që përfaqëson fundin e mundësive dhe sfidave.
Ky përdorim i jetës dhe vdekjes si njësi krahasuese bën që lexuesi të
reflektojë për kalimin e kohës dhe ndikimin e saj në qenien njerëzore.
3.
Një tjetër figurë e dukshme janë imazhet që krijohen përmes përdorimit të
fjalëve që e zbulojnë gjendjen shpirtërore të poetit. Fjalët "dy-tri" përdoren për të përshkruar
distancat shpirtërore e fizike që ndodhen mes poetit e personit të dashur."Dy-tri rrugë më tutje, dy-tri sheshe më
tej." Ky është një imazh shumë i fuqishëm dhe estetik, na tregon se:
edhe pse ka një distancë fizike, ajo nuk është pengesë. Poezia luan me
ndjeshmërinë, përfytyrimin dhe përdorimin e numrave që nuk janë absolutë, por
përçojnë një ide të distancës shpirtërore.
4.
Personifikimi i kohës është një tjetër
figurë interesante. Në poezi, koha ka një veprim të qartë dhe natyrë që është
shumë më tepër se thjesht një kalim orësh. Ajo shndrohet në një entitet që
poeti mund ta ndiejë dhe me të cilin mund të bisedojë. "Po ç’kohë është
atje?" Këtu ky personifikim e bën kohën të duket si person i gjallë që mund të kuptohet dhe që ka
një formë për të komu-nikuar me poetin. Pyetja "po ç’kohë është atje" është një mënyrë që poeti përdor
për të dhënë peshë dhe agjencë një koncepti të përditshëm, siç është koha.
X-Nuk
mund të rrija pa përmendur faktin se kjo poezi shquhet për minima-lizmin e fjalëve,
dukuri që shfaqet si mjet i fuqishëm artistik për të përqendru-ar thelbin
emocional e filozofik të vargjeve. Struktura e thjeshtë dhe përsëritja e
pyetjes "po ç’kohë është atje?"
krijojnë një ritëm të qëndrueshëm, duke e kthyer poezinë në një reflektim të
ngjeshur mbi ndarjen, kohën dhe lidhjen njerëzore. Poezia nuk përdor përshkrime
të gjata apo të detajuara, ajo mbë-shtetet në simbolika të përmbledhura si “mbrëmja”, “nata” dhe “heshtja”, qësi një urë e ngritur mbi tri këmbë. Këto elemente të
thjeshta përçojnë një gamë ndjenjash,shmangin teprinë e fjalëve, dhe lënë
hapësirë interpretimi subjektiv të lexuesit.
Minimalizmi
vihet re dhe me përdorimin e një gjuhe të thjeshtë e të drejtpër-drejtë, ku çdo
fjalë ka peshë dhe qëllim. Kjo thjeshtësi shërben për të theksuar ndjenjat e
heroit lirik, duke mos e mbingarkuar mesazhin me detaje të panevo-jshme, por
duke e mbajtur të pastër dhe emocionalisht të fuqishëm. Në këtë mënyrë, Zhupa
arrin të krijojë një poezi që është njëkohësisht e thjeshtë në formë dhe e
pasur në përmbajtje.
Në thelb, poezia "Orët e mbrëmjes" shquhet për ndërtimin e saj të thjeshtë në formë,me një përdorim minimalist të fjalëve, duke krijuar dialog mes kohës, hapësirës dhe ekzistencës.Me gurë të thjeshtë ai ka ndërtuar një kështjellë poetike sa të bukur aq dhe të fortë. Mjeshtërisht përmes përsëritjeve ritmike të pyetjeve që nuk (presin) marrin përgjigje dhe zhvillimit gradual të tensionit poetik, Zhupa na fton të reflektojmë mbi relativitetin e përjetimit dhe misterit njerëzor që qëndron përtej së njohurës. Kjo poezia me thjeshtësinë e saj kapërcen përditshmërinë dhe shndrrohet në meditim filozofik dhe ekzistencial. Vlera e kësaj poezie qëndron në universalitetin e saj, ndërsa vetë Zhupa shfaqet si një poet i aftë të shpreh përjetime të thella me finesë artistike që e bën poezinë e tij të paharrueshme dhe konkuruese në poezinë europiane..
Sarandë, më Janar 2025
ORËVE
TË MBREMJES
Këtu
po bie mbrëmja, po ç’kohë është atje,
Dy-tri
rrugë më tutje, dy-tri sheshe më tej.
Këtu
po bie mbrëmja, po ç’kohë është atje?
Këtu
po bie nata, po ç’kohë është atje,
Dy-tri
fjalë më tutje, dy-tri ëndrra më tej.
Këtu
po bie nata, po ç’kohë është atje?
Këtu
po bie heshtja, po ç’kohë është atje,
Dy-tri
jetë më tutje, dy-tri vdekje më tej.
Këtu
po bie heshtja, po ç’kohë është atje
f.16