E premte, 02.05.2025, 12:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Refik Havolli: Kur antivlera na sundon

E hene, 20.01.2025, 07:52 PM


Refik Havolli

Kur antivlera na sundon

Me(dia) sot promovojnë:

Big Brother VIP, “big” marrëzi,

Shëmtim që shoqën kund se ka,

Banalitet, ç’na gjet, o shok, o vëlla.

Degjenerimi bëhet udhërrëfyes për rininë,

Mesazhi: “VIP bëhu, lëri vlerat hajrin kush s’ua pa”

Karrierën dhe pasurinë ”prej shpie i ke”

Jo mbi dije, por mashtrim, që met ë çke.

Ç’njerëzore! Agresiviteti vlerësohet,

Mashtrimi dhe tallja mbi të tjerët dominohet.

Të abuzohesh, viktimizohesh, të bëhesh narcist,

Bullizmi e bipolaria të bëjnë një ”artist”.

Shikueshmëria mbretëron mbi moralin e shoqërisë,

Klikime ”progresive” ndërtojnë kështjellën e marrëzisë.

Këta “të famshëm” për ne bëhen lajm i parë,

Ndërsa vlerat familjare dhe kombëtare harrohen pa qarë.

Po të ndodhnin këto në jetë të zakonshme,

Ligji do i ndëshkonte, mendja s’do i pranonte.

Por ekrani i përkëdhel me dritë artificiale,

Publiku i përkrah, u jep krahë me mbështetje banale.

Në Suedi i mbyllën këto programe pa shpirt,

Aty ku antivlerat janë helm dhe e vërteta dritë.

Por ne publikojmë bullizmin, agresionin, mashtrimin,

Këto antivlera i kthejmë në normë, shpirtin e argëtim.

Më mirë të flasim për dituri dhe bamirësi,

Për përgjegjësi sociale, kulturë dhe dashuri.

Të ndriçojmë jetën me shkencë dhe me vlera,

Jo të degjenerojmë rininë me antivlera.

Lutje e thjeshtë, e kthjellët e me zë të lartë:

Mos klikoni, mos shpërndani këtë “big” marrëzi.

Lëreni dritën e dijest të shkëlqejë përsëri,

Të triunfojë shpirti veç me dashuri!

__________

Refik Havolli është një ekonomist dhe menaxher i njohur, i lindur më 10 qershor 1967 në fshatin Llapashticë të Podujevës. Fillimisht, ai kreu shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme në Podujevë dhe pastaj vazhdoi studimet e tij në Universitetin e Prishtinës, duke marrë sukses në nivelin universitar dhe pasuniversitar.

Havolli vazhdoi karrierën e tij akademike duke përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku mori titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Nëpërmjet pjesëmarrjes së tij aktive në seminare dhe konferenca, ai ka ndarë njohuritë dhe përvojën e tij në fushën e ekonomisë me audienca vendore dhe ndërkombëtare.

Ai gjithashtu është një autor i njohur i poezisë, duke publikuar veprat e tij në forma librash si dhe ka kontribuar në disa monografi vendore dhe ndërkombëtare me krijime të tij. Në vitin 1992, Havolli themeloi kompaninë e tij të suksesshme "Passable", ku ka shfaqur aftësi të shquara menaxheriale dhe udhëheqëse që nga fillimi.

Në fushën e arsimit të lartë, Havolli ishte një ligjërues i rregullt në Kolegjin e Menaxhimit Ndërkombëtar "Globus" në Prishtinë që nga viti 2019-2022. Përveç kësaj, prej muajit shtator të vitit 2020, ai është gjithashtu Anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryetar i Komitetit të Auditimit dhe Menaxhimit të Riskut në IMFJB "Pro Finance Home" Sh.a në Prishtinë, tregues i rolit të tij të rëndësishëm në fushën e financave dhe menaxhimit në nivel korporativ.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx