Kulturë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte komandant i madh, por edhe një politikan i madh
E marte, 14.01.2025, 07:54 PM
Gjergj Kastrioti ishte komandant i madh, por edhe një politikan i madh
Nga
Gjon Keka
Gjergj
Kastrioti përveçse një komandant i madh ishte edhe një politikan i madh e vizionar
i Arbërisë dhe Europës.
Në kohën e mbretërimit të tij ai dhe populli i tij ishin të lidhur fortë dhe se populli dardano-arbëror nuk donte tjetër udhëheqës pos tij.
Ai
edhe po të ishte sot, i bindur se do të ishte i dashur nga populli i tij,sepse
zemra e tij dhe mendja e tij punonin për Atdheun e tij, Shtetin e tij dhe
Popullin e tij.
Sikur
flasin kronistët dhe bashkëkohësit e tij ai kujdesej për popullin e tij, për
sigurinë e mirëqenjen e tij më shumë se për veten.
Ai
flinte shumë pak, shpesh vetëm dy orë.
Dashuria
e tij për rendin ishte shembullore; çdo gjë kishte vendin e vetë dhe çdo gjë
ishte në vendin e vetë.