Kulturë
Shyqyri Fejzo: Mosha e tretë është prej qelqi!
E diele, 12.01.2025, 06:35 PM
Shyqyri Fejzo
Mosha
e tretë është prej qelqi!
Si
prej qelqi qënka mosha e tretë
U
rrëzove, mund thyesh një këmbë
Por
ka dhe avaze të tjera kjo jetë
Fjala
e keqe shtërngohet në dhëmbë
Lehtë
të sëmuresh në këtë moshë
Si
prej qelqi je, këtë mos e harro
Nuk
bëhesh më shpejt i shëndoshë
Hiqe
nga mendja nuk je më hero
Kujtimeve
të mira u jepni dritë
Kujtimet
e zymta në hije i lini
Sot
me të tashmen jemi përditë
Përvojë
kini, çfarë duhet e dini
Mos
lemë të kaluarën të na drejtojë
Të
veprojmë me forcë e me dëshirë
Mos
lëmë të ardhmen të na friksojë
Të
tashmen ta jetojmë sa më mire
Një
jetë plot zhvilluat ndjenjën tuaj
Për
atë sot shumë të drejtë kini
Mbajeni,
si krenarë për veten tuaj
Kuptohet,
është pjesë e asaj që jini
"Në
kohën tonë" kjo frazë s'ka vend
Koha
juaj është kjo që jeni tani
Pjesë
e së tashmes, merret me mend
Rininë
heroike nuk ua mohon njeri
Brezin
e ri, mendimet e tyre mos harrojmë
Mund
të mos kenë të njëjtat ide si ju sot
Por
ata janë e ardhmja që po ndërtojnë
Jepni
këshilla, mençuria vlen sot e mot
Gatuar
me brumë çeliku, gjatë po jetoni
Paralel
me moshën,dhimbja e shqetësimi
Siç
janë situatat përpiquni t'i pranoni
S'ndryshoni
dot gjë, veten mos stresoni
Habiteni,qeshni
me gurgule si e kini zakon
Me
turmat bulevardi pa kokë e pa bisht
Që
me oligarkët do të bëjë revolucion
Ky
lloj është i paparë në botë sigurisht
Mes
pohimit e mohimit kontradita vegjeton
Vetë
zhvillimi do e gjejë gjuhën them unë
E
djeshmja ndriçon, e sotmja ndriçim kërkon
Sigurisht,
do e gejë se janë i njëjti brumë.
Shyqyri Fejzo, Hamburg-Gjermani.Janar 2025