Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte komandant i madh, por edhe një politikan i madh

| E marte, 14.01.2025, 07:54 PM |


Gjergj Kastrioti ishte komandant i madh, por edhe një politikan i madh

Nga Gjon Keka

Gjergj Kastrioti përveçse një komandant i madh ishte edhe një politikan i madh e vizionar i Arbërisë dhe Europës.

Në kohën e mbretërimit të tij ai dhe populli i tij ishin të lidhur fortë dhe se populli dardano-arbëror nuk donte tjetër udhëheqës pos tij.

Ai edhe po të ishte sot, i bindur se do të ishte i dashur nga populli i tij,sepse zemra e tij dhe mendja e tij punonin për Atdheun e tij, Shtetin e tij dhe Popullin e tij.

Sikur flasin kronistët dhe bashkëkohësit e tij ai kujdesej për popullin e tij, për sigurinë e mirëqenjen e tij më shumë se për veten.

Ai flinte shumë pak, shpesh vetëm dy orë.

Dashuria e tij për rendin ishte shembullore; çdo gjë kishte vendin e vetë dhe çdo gjë ishte në vendin e vetë.