E premte, 02.05.2025, 02:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Hamza Halabaku: U bëftë Arbëria!

E marte, 14.01.2025, 07:50 PM


Hamza Halabaku

U BËFTË ARBËRIA!

Atdhe,

Vite si të fundshekullit të shkuar,

Mos pastë më për Ilirinë!

Në ’97 u shkel ligji, u prish rregulli,

As në qiell, as në tokë e lanë njerëzinë!

Atdhe,

Vitet pasuese Arbërisë i dhanë flakë,

Fëmijët mos paçin më vite të tilla!

Zot, jepi kësaj toke fuqinë e lashtë,

Liria të mos mbyllet në qeli me grila!

Atdhe,

Jepu forcë albanëve shtatë e shtatëdhjetë,

Ta mbyllin me nder këtë njëqindvjetor!

Iliria me Arbërinë janë vullkan i nxehtë,

Andaj më i fortë do t’bëhet trualli Arbëror!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx