| E marte, 14.01.2025, 07:50 PM |
Hamza Halabaku
U
BËFTË ARBËRIA!
Atdhe,
Vite
si të fundshekullit të shkuar,
Mos
pastë më për Ilirinë!
Në
’97 u shkel ligji, u prish rregulli,
As
në qiell, as në tokë e lanë njerëzinë!
Atdhe,
Vitet
pasuese Arbërisë i dhanë flakë,
Fëmijët
mos paçin më vite të tilla!
Zot,
jepi kësaj toke fuqinë e lashtë,
Liria
të mos mbyllet në qeli me grila!
Atdhe,
Jepu
forcë albanëve shtatë e shtatëdhjetë,
Ta
mbyllin me nder këtë njëqindvjetor!
Iliria
me Arbërinë janë vullkan i nxehtë,
Andaj
më i fortë do t’bëhet trualli Arbëror!