Editorial
Sami Islami: Islamizmi politik rrezik për Kosovën
E diele, 03.11.2024, 06:59 PM
ISLAMIZMI POLITIK RREZIK PËR KOSOVËN
Nga
Sami Islami
Prej
sa mbaj mend, feja nuk është përzier në politikë, edhe pse, herë-herë, edhe më
herët (në periudha të ndryshme), është manipuluar me fe, sidomos me shifra.
Deri
pas Luftës së Fundit të viteve 1998-1999, feja islame ka qenë fe tradicionale,
por pas luftës, feja islame, duke e gjetur një boshllëk të volitshëm për të
vepruar, nisi të nxjerr kryet. E nxitur
nga armiqtë tanë, në rend të parë nga serbët, turqit, arabët etj., islami nisi
të lulëzojë më shpejt se asnjëherë më parë. Unë kam shkruar bukur shumë për
këtë dukuri tepër negative dhe tepër të rrezikshme për popullin shqiptar, andej
e këndej Drinit.
Kreu
i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është i shitur tek Serbia dhe tek
Turqia. Ky hoxhë deklaron se Kosovën do ta bëj shtet islamik, një tjetër thotë se flamuri kombëtar është leckë, e
shqiponja është sorrë... Propaganda fetare nga hoxhallarë të shitur dhe antikombëtarë ka marrë hov të madh! Është e çuditshme se si
inteligjenca shqiptare andej e këndej Drinit, në vazhdimësi, të hesht.
Nuk
po dëgjohen se janë gjallë, as Akademitë
e Arteve dhe të Shkencave të të dy
shteteve shqiptare!
Turqia
duke e shfrytëzuar një klimë të favorshme për përhapjen e islamit politik,
nëpër mes të hoxhallarëve të pa
identitet po vepron pa pengueshëm.
Kësaj
maskarade po i ndihmojnë edhe mediat
private e shtetërore. Një xhami që u hap tash vonë në Tiranë, e që për këtë
ngjarje erdhi enkas nga Turqia mulla Erdogani. Kryeministri Edi Rama dhe
pothuaj e tërë politika shqiptare atje i bënë temena këtij antishqiptari. E ky
është armiku më i madh ishqiptarëve, i cili po i “ndihmon” Kosovës shumë duke ndërtuar xhamia, kurse në Serbi Fabrika.
Vetëm
në Kosovë për njëzet vjet i ndërtoi mbi 1000 xhamia! Shih ti! Dhe pse? Sepse myslimanët shqiptarë nuk
paskan ku të falen!
Po
në realitet qëllimi është që Kosova dhe
Shqipëria (në këtë rast më shumë Kosova), të krijohet një imazh
i një shteti tipik islamik.
Dhe
qëllimi i fundit do të ishte që shqiptarët të identifikohen si ekstremistë
islamikë, dhe si të tillë Evropa dhe SHBA-ja, në një të ardhme të afërt, të hiq dorë nga përkrahja e shqiptarëve. Në
këtë mënyrë herët a vonë armiqtë tanë Serbia, Mali i Zi, Greqia, ndoshta edhe
Bullgaria, t’i kenë duart e lira për ta pushtuar Kosovën e ndoshta edhe
Shqipërinë, ashtu siç vepruan në kohën e Pavarësisë sonë, në vitin 1912!
Por,
fatmirësisht, me paraqitjen e një
shoqate kombëtare shqiptare në Deçan dhe me mbështetjen e madhe të intelektualëve të pavarur, ky projekt
turko-serb do të dështojë.
Kjo
Shoqatë Kombëtare Shqiptare po mbledh
rreth vetes intelektualë të të gjitha profesioneve dhe profileve. Shoqata do ta
ketë në qendër Shqiptarinë, pa ngjyrime politike dhe fetare. Do të krijohet një
fe e re që nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame ose të krishtere! Ritet e
lindjes, martesës dhe të vdekjes do të jenë për krejt shqiptarinë.