Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Islamizmi politik rrezik për Kosovën

| E diele, 03.11.2024, 07:59 PM |


ISLAMIZMI POLITIK RREZIK PËR KOSOVËN

Nga Sami Islami

Prej sa mbaj mend, feja nuk është përzier në politikë, edhe pse, herë-herë, edhe më herët (në periudha të ndryshme), është manipuluar me fe, sidomos me shifra.

Deri pas Luftës së Fundit të viteve 1998-1999, feja islame ka qenë fe tradicionale, por pas luftës, feja islame, duke e gjetur një boshllëk të volitshëm për të vepruar,  nisi të nxjerr kryet. E nxitur nga armiqtë tanë, në rend të parë nga serbët, turqit, arabët etj., islami nisi të lulëzojë më shpejt se asnjëherë më parë. Unë kam shkruar bukur shumë për këtë dukuri tepër negative dhe tepër të rrezikshme për popullin shqiptar, andej e këndej Drinit.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është i shitur tek Serbia dhe tek Turqia. Ky hoxhë deklaron se Kosovën do ta bëj shtet islamik, një tjetër  thotë se flamuri kombëtar është leckë, e shqiponja është sorrë... Propaganda fetare nga hoxhallarë të shitur dhe antikombëtarë  ka marrë hov të madh! Është e çuditshme se si inteligjenca shqiptare andej e këndej Drinit, në vazhdimësi, të hesht.

Nuk po dëgjohen se janë gjallë, as  Akademitë e Arteve dhe  të Shkencave të të dy shteteve shqiptare!

Turqia duke e shfrytëzuar një klimë të favorshme për përhapjen e islamit politik, nëpër mes të hoxhallarëve  të pa identitet po vepron pa pengueshëm.

Kësaj maskarade po i ndihmojnë edhe  mediat private e shtetërore. Një xhami që u hap tash vonë në Tiranë, e që për këtë ngjarje erdhi enkas nga Turqia mulla Erdogani. Kryeministri Edi Rama dhe pothuaj e tërë politika shqiptare atje i bënë temena këtij antishqiptari. E ky është armiku më i madh ishqiptarëve, i cili po i “ndihmon” Kosovës shumë duke ndërtuar  xhamia, kurse në Serbi Fabrika.

Vetëm në Kosovë për njëzet vjet i ndërtoi mbi 1000 xhamia! Shih ti!  Dhe pse? Sepse myslimanët shqiptarë nuk paskan ku të falen!

Po në realitet qëllimi është që Kosova  dhe Shqipëria (në këtë rast më shumë Kosova), të krijohet një  imazh  i një shteti tipik islamik.

Dhe qëllimi i fundit do të ishte që shqiptarët të identifikohen si ekstremistë islamikë, dhe si të tillë Evropa dhe SHBA-ja, në një të ardhme të afërt,  të hiq dorë nga përkrahja e shqiptarëve. Në këtë mënyrë herët a vonë armiqtë tanë Serbia, Mali i Zi, Greqia, ndoshta edhe Bullgaria, t’i kenë duart e lira për ta pushtuar Kosovën e ndoshta edhe Shqipërinë, ashtu siç vepruan në kohën e Pavarësisë sonë, në vitin 1912!

Por, fatmirësisht, me paraqitjen e një  shoqate kombëtare shqiptare në Deçan dhe me mbështetjen e madhe  të intelektualëve të pavarur, ky projekt turko-serb do të dështojë.

Kjo Shoqatë Kombëtare Shqiptare po  mbledh rreth vetes intelektualë të të gjitha profesioneve dhe profileve. Shoqata do ta ketë në qendër Shqiptarinë, pa ngjyrime politike dhe fetare. Do të krijohet një fe e re që nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame ose të krishtere! Ritet e lindjes, martesës dhe të vdekjes do të jenë për krejt  shqiptarinë.