E premte, 25.07.2025, 12:35 PM (GMT+1)

Kerko: a

Blerim Rrecaj: Me pamje kah parku

E merkure, 30.10.2024, 07:50 PM


Blerim Rrecaj

Me pamje kah parku

I pashë dy skica që dikur shkrova

Nuk paskam thënë kushedi se çka

Veç dy gjethe paskan rënë prej pishe

Sëbashku e krahpërkrah

Në vend të njejtë pas pesë vjetësh

Sa hap e mbyll sytë pas një titre filmi

Petale lulesh të bagemëve si fluska bore

E zbardhëllonin një copë gjelbërimi

Njëra në ditë tetori e tjera në një ditë maji

T'i bije shkurt e trup se fjalët si ndejat i zgjata

Dy kujtime kohëndryshme seç i bëra bashkë

Të cilëve në një vend (s')po u pret sopata

E shkruar nga një kënd lodrash

Ora i afrohet ngadalë mesditës

Dy fëmijë në këta kuaj druri i vunë çantat

Marrin krahë gati sa s'fluturojnë

Zenë vend e luhaten nëpër kolovajza

Hapësirë mbuluar nga hije shumëkatëshesh

Dy fëmijë tjerë e një gjyshe e një nënë

Përkunden si nëpër djepa nga duart e dashura

Rrëshqitësja ende e lirë si rrjeta merimangë

Po luaj pak me fjalë te ky kënd lodrash

Pasi që bëjë pjesë tek të rriturit e të mëdhenjtë

Timon i mendjes më dërgon atje

Te ai kënd lojrash që ishte dhe s'është më

Buzëqeshje pranë plepave

Me seriozitet shkruava ca vargje

Po më dolën me tone humori

Dhe një buzëqeshje e lehtë misteri

Doli prej meje seriozit

Dhe i lashë këto vargje

Pa i grisur e pa i fshirë

Le të rrinë diku të shkruara

Si një dokument në një arkiv

Qesha unë ulur në stol

Dhe e lashë pas këtë mjedis

Qesha unë e qeshën plepat

I çuditur mbet i biri i tyre filiz

Ë-Ndërrim

Sot pasmesnate po ndryshon ora

Sekush se pyet sa a flemë një orë më shumë

E themi me plot gojën se si arinjve në dimër

Mos është duke na shkuar krejt jeta në gjumë

Ç'themi tjetër ne njerëz të fjalëve

Duam dhe ne të ndryshojmë përsëmbari

Kur këtë e themi veç për veten tonë

Themi e dijmë këngën po s'na shkon zëri

Ç'po ndodh e ç'po bëhet me ne arsyetuesit

Laurën s'ka kush e lëshon kohën që ta ndal

Akrepa ore lëvizim si hapat tanë para e prapa

Si ta çpështjellojmë veten e këtë lëmshnajë

Hera-herës

"Ah mjaft fjalosëm, s'kemi ç'themi prapë!..."-Dritëro Agolli

E thërras heshtjen mysafire

Vjen ajo t'më vizitoj

Rri sa rri e kërkon (v)-izën

Se i duhet që të shkoj

Tash vetëm më ka lënë

Të rrinte me mua edhe pak

Shkoj ajo me trokëllimë heshtime

Mbeta i vetëm e qesharak

Shoh gjurmët që la në ajër

Si përjashtë si në dhomë

Duku heshtje të heshtim sëbashku

Kur të kesh kohë vizitomë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Enver Bytyçi: Shqipëria dhe Kosova në renditjen globale për lirinë! Aurel Dasareti: Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës Fahri Xharra: Veriu pellazgjik i Afrikës Petrit Dibrani: Etike dhe jetike e domosdoshme, për shqiptarët! Gjon Keka: Këta ishin miqtë e vërtetë të kombit tonë Dardano-Arbëror europian! Fahri Xharra: "Biblioteka shqiptare në Kosovë, fryt i atyre që i quanim tradhtar" Kalosh Çeliku: Me një ka zgjedhe nuk lërohet ara e Babait Blerim Rrecaj: Ç'kuptim kanë reklamat pa hesap Gjergj Kabashi: Turqia, Serbia dhe Rusia po bëjnë të pamundurën për krijimin e nacionalislamizmit nga radhët e shqiptarëve Gjon Keka: Lëvizja Kombëtare e Deçanit - Leva e zhvillimit dhe vetëdijes kombëtare dardane Kalosh Çeliku: Dita e nesërme nuk është larg Enver Bytyçi: Si Edi Rama e korruptoi Ilir Metën dhe Aleksandër Vuçiq korruptoi Edi Ramën?! Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?! Gjon Keka: Vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare nuk kanë asnjë vlerë për kombin tonë Klajd Kapinova: Ikona e anti Krishtit me petkun e bardhë është sot një radikal i kuq marksist Skender Jashari: Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës Xhafer Leci: LDK do t'i bënte nder vetes dhe demokracisë me pritjen meritore Fadil Gecit Fritz Radovani: Gjuha Shqype prej At Gjergj Fishtes Gjin Marku: Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun Fahri Xharra: Ç'është i gjithë ky antishqiptarizëm?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx