E enjte, 01.05.2025, 03:36 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës

E marte, 29.10.2024, 07:56 PM


Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurëse për shqiptarët e Kosovës

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

“Ndërmjetësuesit” e BE-së lavdërojnë veten: Ne e dimë çfarë është më e mira për të tjerët”. Dhe vazhdojnë: “Liria është gjëja më e rëndësishme në botë, por shqiptarët nuk duhet ta kenë!”

Ajo që këta “demokratë” të çuditshëm zbulojnë për asociacionin serbo-çetnik në mes të Dardanisë shqiptare është interesante. Ajo që fshehin është jetike.

***

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar.

Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la...

Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion (kërcënime dhe sanksione ekonomike) shqiptarëve që ta formojnë.

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Lexova për idiotësinë e radhës së

“ndërmjetësuesve që “besojnë se nëse serbëve u jepet ajo që ata kërkojnë, serbët e Kosovës dhe Serbia do ta pranonin përfundimisht statusin e Kosovës si shtet i pavarur”. Me Serbinë brenda.

Dhe është shumë e çuditshme që “ndërmjetësuesit” më të rëndësishëm vijnë nga vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran!

Shqiptarët duhet të mbrojnë me çdo kusht qëndrimin e tyre, jo kompromise të mëtejshme në “dialogun” me brekët e palara të Rusisë në Ballkan, Serbinë pan-sllavistë, naziste-terroriste që vazhdimisht përkëdhelet (ledhatohet) nga BE-ja dhe jo vetëm, me fjalë të ëmbla, me butësi, me përulësi e me plotë dashuri perverse, të njëanshme.

“Demokratët” e BE-së që përmes “shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar edhe për motive fetare (megjithëse shumica 90% janë jofetarë), le të guxojnë të krijojnë shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë.

***

Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën.

Nëse qeveria aktuale e Kosovës apo këta kuislingë (kriminelë) opozitarë duan patjetër të abuzojnë - thyejnë Kushtetutën e Kosovës - dhe të nënshkruajnë plehra, ata do të trajtohen nga sovrani si kriminelë dhe tradhtarë të neveritshëm të vendit; le të ikin nga vendet e tyre dhe të kërkojnë azil për tradhti në Serbi dhe Rusi.

Megjithatë, armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Ata gërmojnë varret e tyre, bëjnë vetëvrasje.

Tradhtarë dhe gënjeshtarë në çdo hap. O tradhtarë të ndyrë të popullit dhe të vendit tuaj! Stuhi dhe bubullima do të vijnë mbi ju, të gjithë gurët e shtëpive të shkatërruara e të shpërndara do të fluturojnë mes jush dhe do godasin në çdo gjurmë të mashtrimeve tuaja.

***

Një zhurmë nga prapa dhe erë e keqe doli nga veshja më e brendshme (brekët e zyrtarëve “demokratik” të BE-së), dhe u përhap lehtë rreth të vetmes temë: “Asociacioni serb në midis të Kosovës shqiptare është më i rëndësishmi nga virtytet tona të reja.”

Gjëja interesante për njollat ??e disa mbeturinave në rrugë është se nëse ktheheni të nesërmen, ato janë zhdukur. Është pak si gjethe ose pupla - nuk do t'i gjeni më në të njëjtin vend. Prandaj më pëlqejnë, sepse kanë një jetë të përkohshme. Ashtu si ata dashakeq të korruptuar që kërkojnë nga qeveria shqiptare e Kosovës të lejojë lindjen e një Serbie të vogël në tokën e tyre. Por shqiptarët (pavarësisht se ku jetojnë) nuk duhet assesi ta lejojnë një vetëvrasje të tillë; miqtë e Serbisë terroriste që kërkojnë këtë pisllëk, gjithashtu kanë një jetë të përkohshme. Si mund të garantojnë të vdekshmit e zakonshëm që një Serbi “e vogël” por shumë e rrezikshme brenda territorit shqiptar nuk do ta shkatërrojë tërë Kosovën kur këta “garantues” të pamoralshëm të gjenden në birucat e ferrit?

Është për të ardhur keq që "ndërmjetësues" shakaxhinj që nuk mund të zgjidhin probleme shumë serioze në vendet e tyre - veçanërisht me ata qindra miliona "refugjatë" të rremë e të paligjshëm (mes tyre shumë kriminelë-terroristë) të cilët ilegalisht mbërrijnë çdo ditë nga Afrika, Arabia dhe Azia - por “dinë” saktësisht se si t'i zgjidhin problemet e të tjerëve?!

***

Edvin Kristaq Rama i këndon terroristit serb A. Vuçiç: Këtu janë frutat, lulet, gjethet dhe degët. Dhe këtu është zemra ime që rreh vetëm për ty!”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fahri Xharra: Veriu pellazgjik i Afrikës Petrit Dibrani: Etike dhe jetike e domosdoshme, për shqiptarët! Gjon Keka: Këta ishin miqtë e vërtetë të kombit tonë Dardano-Arbëror europian! Fahri Xharra: "Biblioteka shqiptare në Kosovë, fryt i atyre që i quanim tradhtar" Kalosh Çeliku: Me një ka zgjedhe nuk lërohet ara e Babait Blerim Rrecaj: Ç'kuptim kanë reklamat pa hesap Gjergj Kabashi: Turqia, Serbia dhe Rusia po bëjnë të pamundurën për krijimin e nacionalislamizmit nga radhët e shqiptarëve Gjon Keka: Lëvizja Kombëtare e Deçanit - Leva e zhvillimit dhe vetëdijes kombëtare dardane Kalosh Çeliku: Dita e nesërme nuk është larg Enver Bytyçi: Si Edi Rama e korruptoi Ilir Metën dhe Aleksandër Vuçiq korruptoi Edi Ramën?! Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?! Gjon Keka: Vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare nuk kanë asnjë vlerë për kombin tonë Klajd Kapinova: Ikona e anti Krishtit me petkun e bardhë është sot një radikal i kuq marksist Skender Jashari: Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës Xhafer Leci: LDK do t'i bënte nder vetes dhe demokracisë me pritjen meritore Fadil Gecit Fritz Radovani: Gjuha Shqype prej At Gjergj Fishtes Gjin Marku: Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun Fahri Xharra: Ç'është i gjithë ky antishqiptarizëm? Llesh Ndoj: Unë jo! Ju a jeni krenar z. kryeministër? Idriz Zeqiraj: Arma e fundit e opozitës - bojkoti i koalicionit me LVV!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx