E enjte, 24.07.2025, 10:00 PM (GMT+1)

Kerko: a

Albert Vataj: “Fluturimi” i malësores në krahët e erës

E hene, 28.10.2024, 07:47 PM


“Fluturimi” i malësores në krahët e erës

Nga Albert Vataj

Është kjo malësore e hirshme në këtë foto, e fiksuar në një cak kredhjeje në krahët e erës, në një moment shpengimi dhe shkujdesjeje, që jep asaj shprehinë e një akti solemn çlirimi, dhe e hedh në prehrin e një përjetimi dehës, gosti ku ndihemi edhe ne të përfshirë. Me shtojzovallet vjen nga mistikja, e mbetet e fiksuar në një shkrepje blici, për të festuar në çdo shkas, atë më të lartin shpërblim të gazmimit .

Ajo është një malësore e kapur në “fluturim”, një flutur që kredh shpengueshëm veten e frytshme në epjen e ëndjes. Fërgëllon në këtë dorëzim prej ajri dhe shpërfaq në një solemnitet të hyjshem atë, më të epërmen hirin e saj, madhështinë e veshjet së saj ikonike, xhubletës.

Del ky çast nga epika e atyre maleve, nga thellësia e kohës, vjen e shndërron një moment të vetëm, në një shpirtje të dlirë madhështimi.

Vjen nga gjeneza, nga legjendat zbret, nga telat e lahutës fshikullon me melodi, nga frymëmarrja e thellë e maleve dhe kthjelltësia e qiejve, beh për të kërkuar dhe gjetur prehje dhe adhurim.

I tregohet shkasit me gjithë hijeshinë dhe bukurin e saj, në një ngulm për të shpërfaqur shpirtin e Malësisë, për t'i dhënë ëndjes sonë atë del nga mëkimi i krijuesit.

Shpesh një foto si kjo nuk është thjeshtë një foto, është gjithëçfarë ne arrijmë të perceptojmë; në këtë ndalim të beftë të kohës, në këtë memorizim të atypëratyshëm të çastit, në atë që ne arrijmë të shohim dhe të ndjejmë, si për të kërkuar afrinë e komunikimit dhe sinqeritetin e shprehjes që sakaq pulson.

Ajo kur kërcen duket se fluturon, sepse ka lindur me krahët plot erë e me shpirtin mbushur me qiej, është e veshur si një perëndesh sepse ajo del nga mitologjia për të mbretëruar në botën e megjishme të së bukurës, gëzimit dhe festës.

Malësorja, vetëm duke "fluturuar" arrin demonstrojë solemnitetin e veshjes që e stolis, xhubletën, e cila prej mijëvjeçarësh kërkon bukuri, hire dhe shpengim, për të shpaluar si lulja, petale pas petaleje bukurinë e vet të magjishme dhe kundërmuar aromat e dehjes së gjithë stinëve që ka mbrujtur në ngjizjen e hyjshme.

Vështroje këtë foto dhe lexoi këto radhë, për të kuptuar se sa bujarshëm jemi shpërblyer nga tradita, nga shpirti krijues i brezave dhe nga e hirshmja e bukurisë së malësores.

Ndoshta ti mund ta lexosh ndryshe këtë foto, ta përjetosh ndryshe këtë moment, por gjithësi nuk mund të ikësh pa e ndjer taftin e këtij fërgëllimi, pa u përfshirë e flakëruar në krahët e këtij kopulimi gazmues.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: “Barbarët” që shpëtuan qytetërimin dhe kulturën perëndimore Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të Albert Vataj: John Atkinson Grimshaw, një autodidakt që shkëlqeu me peizazhin hënor Albert Vataj: Dasëm në varreza Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmishëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Albert Vataj: Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx