Kerko: a
Frrok Kristaj: Kisha e Zymit, qendër fetare, arsimore, kulturore e kombëtare
E hene, 14.10.2024, 06:53 PM
KISHA
E ZYMIT – QENDËR FETARE, ARSIMORE, KULTURORE E KOMBËTARE
Nga
Frrok Kristaj
Epiqendra
e të gjitha lëvizjeve të banorëve të Zymit me rrethinë, për fe, shkollë,
kulturë, përcaktim kombëtar, liri e për kultivim të traditave shekullore, në
çdo periudhë kohore, ka qenë pikërisht Kisha e Zymit.
Në
Kishë të Gurit (Dioqeza e Prizrenit), arsimi në gjuhën arbërore zë fill nga
viti 1610, kur Andrea Bogdani mësimet fillestare i kishte nxënë në vendlindje,
prej nga përcillet në CollegiumIlirikum në Loreto të Italisë.
Në
Kishën e Shën Gjergjit në Gur nd’Has (vendbanim afër Zymit), sipas raportit të
vitit 1638 të imzot Gjergj Bardhit, argjipeshkëv i Tivarit, gjatë viteve
1637-1641, Andrea (Ndre) Bogdani, përgatiti dy kandidatë, të cilët i mësonte
për t’i dërguar në shkollë në Itali, për shkollim të mëtejme për priftërinj.
(InjacZamputi: “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në
shekullin XVII”, vëllimi II, Tiranë, 1963, faqe 257).
Në
Argjipeshkvinë e strehuar në Kishë të Zymit, një shekull më vonë, Gjon Nikollë
Kazazi, argjipeshkëv në Argjipeshkvinë e strehuar në Zym, në raportin e vet të
3 dhjetorit të vitit 1747, të dërguar nga Zymi, dëshmon se në selinë e vet në
Zym janë përgatitur shtatë të rinj për t’i dërguar në seminar në Itali, prej të
cilëve më i moshuari ishte 18 vjeç, kurse më i riu shtatë vjeç (JovanRadoniq,
“Rimskakurijajužnoslovenskezemljeod XVI do XIX veka”, Beograd, 1950, faqe 572).
Në
Kishë të Zymit, sipas patër VinçencMalajt, shkolla në gjuhën shqipe u hap në
vitin 1864, duke mos llogaritur të dhënat e hershme të të mësuarit të
shkrim-leximit fillestar, nga
Patër
Emilio A. Cles - Patër Mila, në Itali. “Cronicadellemissionialbaneze” (Romë,
1864), të cilin e solli akademik Atë Viçenc Malaj, “Shënime bio-bibliografike
mbi Gjeçovin”, “Koha”, Titograd (tash Podgoricë) në Mal të Zi, nr. 5-6/1979,
faqe 481, 79, kapitull i cituar faqe 107-110). Vlen të përmendim se që nga viti
1899 shkolla shqipe e Zymit u pranua nga Perandoria Osmane, që do të thotë se
Shkollës së Zymit iu lejua legalizimi. Kjo ngjarje u shënua dhe figuron në
hartën e shkollave shqipe, në "Rritja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
1882-1908".
Në
Kishë të Zymit, nga viti 1880 ka vepruar shkolla në gjuhën shqipe, në të cilën
mësimet i kanë mbajtur (më rreth 50 nxënës) priftërinjtë e ritit françeskan
(Atë PjetërBattista (Verolle në Itali), Atë Pjetri i Ri (Battista) - Pecollaj,
zymjan, Atë TomëIvanaj, Atë SerafinKucari, Atë PashkDugagjini, Atë
PjetërZarishta etj.), (Dr. JasharRexhepagiqi “Shkolla dhe arsimi në Kosovë nga
fundi i shekullit XVIII gjer më 1912“, faqe 190). Po ashtu, sipas shënimeve
(“Rritja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1882-1908”) dhe hartave historike të
shkollave shqipe, nga viti 1899 deri në vitin 1912 në Shkollën e Zymit, që
mësimi mbahej në lokalet ndihmëse të Kishës së Zymit, kanë mësuar shkrim-lexim
mbi 30 nxënës. Shkolla e Zymit ishte një institucion në gjuhën shqipe me frymë
humaniste, që i takonte periudhës së Rilindjes Kombëtare, e cila iu bashkua një
lëvizjeje gjithëkombëtare për të kultivuar dashurinë për fe e atdhe për t’iu
bashkuar të gjitha qendrave të mëdha shqiptare për një shkollë unike kombëtare.
Në
Kishën e Zymit, në vitin 1900, shkolla funksionoi në gjuhën shqipe. Nga ai vit
(1900) Shkolla e Zymit e ka pasur Abetaren e vet - "Abetarja e Zymit” - 20
maj 1900. Ky tekst mësimor është përdorur deri në vitin 1918, kur okupatori
serb e ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe, ndërkaq “Abetarja e Zymit” është
përdorur në Shkollën e Vashave në Prizren deri në vitin 1935.
Në
Kishën e Zymit, në janar të vitit 1913, patër PashkPrela, famullitar i Zymit,
dhe FranGaspërLufi, mësues i Zymit, pasi e tubuan popullatën e Zymit dhe të
katundeve më të afërta, në përkrahje të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, e ngritën Flamurin Kombëtar Shqiptar (JahoBrahaj
“Flamuri i Kombit Shqiptar”, Tiranë, 2002, faqe 166).
Në
Kishë të Zymit, më 19 prill 1941, vullnetarët hasjanë, me Flamur Kombëtar në
dorë, duke e ndjekur ushtrinë serbo-malazeze nga Planeja, Mazrreku e Gjonaj,
arritën në Zym. Me atë rast ata Flamurin Kombëtar e vendosën në stacionin e
xhandarmërisë në Zym. Pastaj shkuan te famullitari i kishës, patër FilipPalaj,
për ta shkruar proklamatën për pavarësinë e Shqipërisë etnike, për çka edhe e
formuan “Komisionin e pavarësisë”, si dhe në Qelë të Kishës e vendosën Flamurin
Shqiptar. Më pastaj, nga aty, veprimtarët e Hasit e vazhduan rrugën për Ramajë
e më tutje, në katundet e Hasit të Rrafshit.
Nga
Kisha e Zymit, me 20 prill 1941, veprimtarët zymjanë (Zef Tini, Mihill Jetish
Kristaj, Frrok NikëDila (Kolëdoçi), Mikel Gegë Prekpalaj dhe Ukë NozPrekpalaj)
kishin shkuar në Bashkinë e Prizrenit, ku e kishin marrë me forcë Flamurin e
Shoqërisë së Zymit, që e kishte mbishkrimin ''RrnoftëShoqnia Shqiptare -
RrnoftëShoqnia e Zymit”, të cilin flamur, që nga viti 1918, ua kishte
konfiskuar me dhunë pushteti okupues i Jugosllavisë mbretërore.
Në
Kishën e Zymit, më 6 dhjetor 1941, u themelua shoqëria fetaro-kulturore
“ShnaNdou”. Me atë rast kryetar i Shoqërisë ishte zgjedhur famullitari i
Kishës, patër FilipPalaj.
Kjo
është Kisha e besimit, e shkollës, e kulturës dhe e Qëndresës kombëtare.
Kjo
është Kisha e Zymit – Kisha Jonë!