E merkure, 30.04.2025, 11:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Dimë të hamë, a dimë të ushqehemi?

E diele, 13.10.2024, 06:08 PM


Dimë të hamë, a dimë të ushqehemi?

Nga Shyqyri Fejzo

Shtonin në peshë, u rritej tensioni

Kjo gjendje shumë po i mundonte

Të dy shokët shkojnë te doktori

Me shpresë rrezikun tu ndalonte

Pyet doktori "tre vahtet çfarë hani"?

"Të dy ngjajmë me të njëjtin huq

Pjatat i lëmë të pastra si xhami

Nginjemi me meze e mish të kuq"

Muart veten në qafë o të ngratë

Duhet ndryshuar dieta sa më parë

Hani  barishtet, lakra, supë sallatë

Kështu shëndeti do u vejë mbarë

Doktor, të ushqyerit qënka gallatë

Barishte ha delja ndaj rron shtat vjet

Ke parë ndonjë ujk të hajë sallatë

Do hamë ç' duam e mendojmë vet

Unë s'kam parë kurrë në jetën time

Që ujku të hajë bar, bostan a perime

Si ujku ne s'jemi budall e pa mendë

Të heqim dorë nga qingjat e dhentë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx