Kulturë
Vlash Prendi: Një jetë në kërkim të visareve të kulturës popullore
E shtune, 12.10.2024, 06:55 PM
NJË JETË NË KËRKIM TË VISAREVE TË KULTURËS POPULLORE
-
Studiuesit të shquar Dilaver Kurti me rastin e 90 – vjetorit të lindjes
NGA
VLASH PRENDI
Të
shkruash për libra që pasqyrojnë në vetvete vlera të veçanta historike,
mishëruar në kërkime folklorike, nuk është aspak e lehtë, pasi ato në kuptimin
tërësorë janë vetë histori dhe mbi bazën e tyre, është bërë e mundur pasqyrimi
i ngjarjeve historike të ndodhura qindra vjet më pare. Kjo, për faktin se edhe
në të kaluarën e largët ka pasur folkloristë që pavarësisht arsimimit kanë
ditur t’i radhisin dhe përshkruajn ngjarjet e pasqyruar në kengët tona
popullore, në menyrë të tillë që të bëhet tepër i lehtë pershkrimi historic i
tyre edhe në mungesë të dokumentave historike. Parë në këtë kendveshtrim,
folklori në përgjithësi dhe kengët folklorikë në veçanti, kanë një rendësi të
vaçantë ne jetën tone, pasi ato përcaktojnë nivelin kulturorë - historik të një
bashkësie njerëzish.
Me
kërkime folklorike janë marrë shumë figura të shquara, janë organizuar
ekspedita kërkimore folklorike në vende dhe zona të ndryshme dhe rezultatet
kanë qënë mjaft premtuese. Si rrjedhim, në Institutin e Antropologjisë dhe
Trashegimisë Kulturore ndodhen dosje të shumta me mbledhje nga fusha e
folklorit, që përbëjnë një thesar plot pasuri të pashtershme për organizimin e
aktiviteteve dhe festivaleve folklorike në mbarë vendin. Por punën, përpjekjet
dhe aktivitetin më të rendësishëm në këtë drejtim e kanë bërë bijtë e ketyre trevave me tradita, të cilët
kanë hulumtuar, mbledhur dhe sistemuar sipas disiplinave dhe botuar mjaft këngë
dhe mbledhje folklorike që pasqyrojnë vlerat kulturore dhe shpirtërore të
krahinave të caktuara. Kjo do të thotë se shpirti krijues dhe artdashës i
popullit tone, nuk do të shterojë ndër shekuj, si rezultat i punës vetmohuese
të këtyre njerëzve të apasionuar, që nuk mund të harrohen.
Po
të ishte gjallë studiuesi i mirënjohur dhe fokloristi i shquar Dilaver Kurti,
këto ditë do të mbushte plot 90 vjeç, por mjerisht ai ka rreth 26 vjet që është
ndarë nga jeta, duke lënë në rrethin e Matit ku lindi, një emër të mirë dhe
disa vepra studimore dhe folklorike, për të mos u harruar kurrë. Ishte një
personalitet i kulturës shqiptare, mbledhës i pasionuar i vlerave shpirtërore,
folklorike dhe etnokulturore duke kontribuar që rrethi i njohur i Matit të
krijonte fizionominë e tij dhe të dallohej në aktivitete të ndryshme, për
veçantitë kulturore, artistike dhe folklorike. Folkloristi i njohur Dilaver
Kurti lindi në qytetin e Burrelit më 19 tetor të vitit 1934, qytet ku mori edhe
mësimet e para, për t’u diplomuar më vonë në Universitetin e Tiranës, në
Fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë. Pikërisht në qytetin e Burrelit ku
lindi dhe u rrit, u ngjz edhe dashuria për t’u marrë për vite të tëra me
kërkime arkeologjike, etnokulturore dhe folklorike, rrjedhë e së cilës ishte
edhe grumbullimi dhe sistemimi i tre
veprave me shumë vlera, të cilat nuk mundi t’i botonte në të gjallë të tij, por
u botuan pas vdekjes nën kujdesin e djalit të tij Artan Kurti, njëherit edhe
botues i revistës kulturore dhe studimore “Emanthia”, duke përmbushur kështu
një nga dëshirat më të mëdha që kishte Dilaveri. Bëhet fjalë për veprat
“Trashegime iliro - arbërore”, "botuar në vitin 1999, pra një vit pas
ndarjes së tij nga jeta, “Shenime etnografike nëpër Mat” - 2004, dhe “Folklor
nga Mati” botuar në vitin 2014. Gjej rastin këtu të falenderoj studiuesin e
mirënjohur dr. Kastriot Marku, i cili m’a pati dhuruar para ca kohësh këtë të
fundit, duke më tërhequr vemendjen për vlerat e padiskutueshme të materialit të
përzgjedhur që autori kishte përfshirë në këtë vepër.
E
lexova me kënaqësi këtë libër - monument për krijimtarinë dhe mbledhjen
folklorike të Matit, perms të cilit Dilaver Kurti sjell para kexuesit larminë e
këngëve folklorike të asaj krahine me shumë tradita. Kur e merr në dorë një
vepër të tillë, menjëherë të bie në sy mjeshtria e mbledhjes, klasifikimit dhe
grupimit të kengëve dhe ruajtja me fanatizëm i elementëve gjuhësorë,
tradicionalë dke kulturorë të trevës së Matit. Dilaveri është nohës i mire i
histories së vendlindjes, nohës i vendeve historike, i traditave të trevës së
vet, i folklorit të vendlindjes. Duke qënë për shumë vite drejtor i Muzeut
Historik të Matit, institucion të cilin e pati ngritur vetë rreth vitit 1969,
iu dha rasti të shkelte me këmbë të gjitha fshatrat e rrethit të matit për të
mbledhur material arkeologjike, dëshmi historike dhe kengë folklorike. Çanta e
tij e vjetër peshonte rendë kur shudiuesi kthehej ne qytetin e tij të dashur,
por atij i dukej tepër e lehtë, sepse brena saj kishte material studimore dhe
historike që do të ndrisnin epoka. Këto material dhe këngë folklorike, do t’i
nënshtroheshin më vonë një studimi dhe përpunimi të kujdesshëm, për t’u bërë
pjesë e organeve tona të shtypit, si dhe revistave të ndryshme si “Etnografia
shqiptare”, “Studime historike”, “Monumentet”, si dhe “Iliria”, me të cilat
kishte bashkëpunim të rregullt, ku ka botuar dhjetra artikuj studimorë.
Kam
lexuar shumë libra dhe përmbledhje me kengë folklorike, por libri i Dilaver
Kurtit “Folklor nga Mati” zë një vend të vacantë në folkloristicën shqiptare.
Veç gjurmimit dhe mbledhjeve interesante të pasurive folklorike, autori i
librit ruan trajtat e të folurit dialektorë sipas zonave, e ka paisur sejcilën
kengë me shpjegime dhe shenime historike, shpesh here jep edhe motërzime të
disa kengëve duke dhënë edhe vendin ku i ka mbledhur. Ky material është i ndarë
në 14 kapituj, ku spikasin baladat, kengët historike, kengët e dasmave, lirikat
shoqërore, kengët e dashurisë dhe prozat popullore, pa perjashtuar edhe disa
materiale të tjera me shumë interes për lexuesin. Një nga kapitujt më të
rendësishëm është a ii balagave të mbledhura me shumë kujdes dhe ruajtur në
origjinalitet. Janë gjithsej dymbëdhjetë balada, të cilat në shumicën e tyre
janë motërzime që subjektet e tyre mund të gjenden edhe në këngët folklorike të
trevave të tjera të Shqipërisë, por ndryshimi është tek vargjet. Ja disa vargje
bazuar tek legjenda “Kush e solli Dotuntinën?”, të mbledhura nga autori në Baz
të Burrelit: “Ki Halili na u çu n’kamë, / besën e burrit ja ka dhanë: / Nuk rri
xhallë pa ardh me t’marrë! / Shkuen nandë muej, e shkuen nandë vjet, / ki
Halili ke motra s’u xhet, / Ne kjo motra tuj vajtue, / Tuj qa babe e tuj qa
nanë, / tuj qa vllaznit çi kish lane, / tuj qa venin ku sish le...”. Kështu mun
të thuhet edhe për kengën “Selman Lika”, një baladë e njohur me motive
tragjike, ku i zoti is htëpisë do të martojë dy djemtë në një ditë, por të dy
bien në luftë, por nuset nuk kthehen, sepse Selman Lika kishte edhe djem të
tjerë. Ja s ii thotë nusja e pare:”... Selman Lika asht menue, / nuses pare i
asht afrue, / fol i here nuse me mue, / se s’kam gjalë në odë me t’çue. / Ti
mor babe të bajsh gajret, / gjelt kan mbet për mall të vet, / do t’pres gjalin
q eke shtatë vjeç...”. Kjo kengë është mbledhur nga autoti në tre varjante të
ndryshme, ku ruhet subjekti, por ndryshojnë vargjet, duke shtuar larminë e
krijimit të baladave tona nga rapsodi popullor. Tërheq vemendjen një baladë me
motive tragjike, ku nëna kishte një djalë, që sapo e martoi e pati zënë gjarpri
dhe kishte vdekur, askush nuk e njohu kur e gjetën tek burimi, vetëm gruaja e
tij. Autori mendon se kjo është një baladë realiste dhe ngjarja ka ndodhur
vërtetë në një nga fshatrat e Matit, duke risjellë ritin e rinjohjes me anën e
rrobave: “...Vojt e zeza nanë / e njoht s’e ka / vojt e mjera motër / e njoht s’e ka / vojt e mjera grue / e njoft
e ka / prej grikës kmeshës / qe mere ja kish punue”.
Një
nga kapitujt më të rendësishëm në këtë është edhe a i këngëve historike. Dihet
se trevat tona kanë karakteristika të veçanta, por shpesh histori të përbashkët,
sepse fati i ka vënë para situatash të vështira luftarake, që u kanë bërë ballë
me sukses vetëm të bashkuar. Kështu ndodh me epokën e Gjergj Kastriotit, apo
luftrat qe ka zhvilluar populli i Matit për liri dhe pavarësi, këngët për të
cilat nuk mungojnë në këtë libër. Vite më pare, kasha dëshirë që nëpërmjet
Radio Tiranës të dëgjoja kengën kushtuar betëjës së Skëndërbeut me forcat turke
të drejtuara nga Sulltan Mutatit tek Guri i Vashës, vargjet e së cilës i kujtoj
edhe sot: “...Skenderbeu nga shpina e atit, / Baj selam Sullta Muratit, / Thuj
sa të dush me pru taborre, / Bash në Mat kan me u mbjellë vorre, / Se me gjak
t’anadollakut, / Do t’skuqet Lugina e Matit...”. kengë të tilla të lindura në
trevën e Matit të shtojnë krenarinë kombëtarë dhe respektin dhe mirënjohjen për
vlerat kulturore dhe historike të këtij rrethi dhë personalitetet që merren me
mbledhjen dhe sistemimin e tyre, mes të cilëve mund të përmendim Hamdi Hysukën,
Rakip Laskun, Aqif Ymerin, Esat Rukën, Mëhill Elezin, Ramiz Fiçorin e ndonjë
tjetër. Tematika e tyre është e larmishme, por edhe përshkrimi i luftrave perms
kengëve është dinitoze dhe heroike. Mati është një trevë e njohur në trojet
shqiptare e dalluar për patriotizëm, kulturë, heroizëm, burrëri, besë dhe
mikpritje etj, të cilat pasqyrohen gjallërisht në këngën historike të kësaj
treve, megjithëse dokumentet historike dhe krijimtaria gojore pak gjendet e
dokumentuar. Sidoqoftë krijimtaria gojore popullore ka mbetur e pashlyer në
kujtesën e bartësve të saj. Fillimet e këngës historike të Matit, Studiuesi i
shquar Dilaver Kurti i kërkon edhe në epikën legjendare, prandaj nga kërkimt
ndër vite ai ka regjistruar dy këngë që aso kohe këndoheshin në trevën e Matit.
Ndonse kenga “Ibrahim Keta i ri” dhe “Arnaut Osmani” nuk janë të panjohura për
ne, sepse këndohen edhe në treva të tjera, autori i sjell ato për të treguar se
pikërisht këtu ze fill kënga historike. Thuajse në të gjithë trevën e rrethit
të Matitit janë dëgjuar këngë legjendare të kënduara në dasma e gëzime
familjare, sidomos ato majë krahu e rrallë të shoqëruara me lahutë, vegël
muzikore tipike që përdorej në disa fshatra të Matit. Kështu janë kënduar edhe
shumë këngë historike, të cilat përshkruajn luftën e matjanëve ndaj pushtuesi
turk, atij serb dhe malazez, si dhe u ngre përmendore mjaft figurave historike
të trevës së këtij rrethi, që vunë në plan të parë çështjen e lirisë së
atdheut. Kënga “N’at Stamboll u ngef Hyrjeti” bën fjalë për operacionet turke
të vitit 1911 dhe luftën e matjanëve, kundër masakrave që patën bërë taborret
turke ndaj popullsisë vendase: “Ne kjo Matja luginë e vjetër, / Shumë e vrejtun
qe ndër shekuj, / Kush ka dasht me t’shkallmu ty, / Si ky turku me Serbi. / Ti
ke qanë gjithmonë krenare, / Ktu i huej nuk ka gzu fare, / N’fushë t’kamtrosës
n’ato grika. / Komisionin e zu prita, / Se Kurt Aga kishte thane: / Në Gjalish
a ven me zanë…”. Por edhe kengët kushtuar fuftës kundër pushtuesi serb dhe atij
malazes, zënë një vend të rendësishëm në vepër. Aso kohe luftën e drejtonte
Kuvendi i Dyzetëve, mbledhur në Suç të Burrelit rreth vitit 1911, i cili bëri
të mundur mbrojtjen e Matit nga pushtimi shovinist: “Moj Serbi ked alë e madhe,
/ Ke zanë Shehrin e dibranëve, / Po t’vret mali i macukllanëve, / N’mal
t’Macukullit ke Gjuri i Vashës, / Atje asht asqeri i Pashës, / Asqeri i Pashës
krejt matjanëSheh Deliu po shon ezanë, / - S’na le Serbi me fal akshamë. /
Kercet pushka ting e tang, / Ting e tang po bahet flake…”. Në fshatin Bushkash,
autori ka mbledhur një kengë që flet për luftën e matjanëve kundëe forcave të
Esad Pashës, të cilat kishin msy Bushkashin në vitin 1915. Ja Kenga: “ Xhumoi
Matja, xhumoi Trraja, / N’at Pëshkash u ngef nizaja, / Pal Berhani kishte
thane: / - Tanë komitat t’çohen n’kamë, / Brahem Taren çat kruetan, / Me xhith
shokë të xhallë me e zanë, / Mjaft i bajtëm kto çausha, / Pa nefer tuj lujt
npër fusha…”. Të bie në sy mjeshtria e mbledhjes, shkrimit dhe paraqitjes reale
të kengëve, siç i ka dëgjuar nga bardët e folklorit. Larmia kontrastuese por e
ekuilibruar ndër vargje, duket edhe në mënyren e trajtimit të materialit poetik
nga folkloristi, sepse diku zotëron rrëfimi epik, më tej përshkrimi i saktë i
ngjarjeve që shpesh arrin nivelin e shembujve më të goditurit në këngën tonë
popullore. Diku tjetër zotëron lirizmi i thellë, i hollë dhe i ëmbël që shpesh
arrin një shkallë të lartë shprehje duke treguar mjeshtrinë e autorit të
veprës, por shpesh edhe kënga ruan një linjë kronologjike, duke nisur nga
lindja e heroit, deri në fundin e aktivitetit te tij. Sidoqoftë, këta ngjarje
dhe njerëz mbeten të pavdekshëm në histori, prandaj edhe sot pas kaq shekujsh
figura të tilla mbetën në kujtesë përmes këngëve të mbledhura nga studiuesi i
paharruar Dilaver Kurti.
Një
kapitull të vaçantë përbëjnë edhe këngët e dasmës në Mat, të cilat na vijnë nga
pena e palodhur e Dilaver Kurtit plot larmi , me karakteristika të veçanta dhe
tipike për trevën ku kanë lindur. Siç shihet nga material ii mbledhur nga Z.
Kurti, këngët e dasmës në Mat janë të larmishme, plot kolorit dhe me tingëllim
melodioz adhurues, kjo duket tek mënyra e trajtimit të materialit poetik. Sipas
të dhënave që na sjell autori, shohim se diku zotëron rrëfimi poetik, në një
tjetër përshkrimi i saktë dhe objektiv, në disa të tjera lirizmi i thellë që e
çon këngën në një shkallë të lartë tingëllimi dhe ëmbëlsie. Nisur nga tradita,
dasmën e hapin gratë dhe vajzat e fisit të dhëndrrit ditën që ndahen thirrësit,
prandaj edhe shumë këngë dasme që autori na sjell në këtë vepër u kushtohen
riteve tradicionale, që dikur zbatoheshin në dasmat tona, duke filluar nga
hapja e dasmës deri në mbylljen e saj. Në këtë konekst, studiuesi Dilaver kurti
sjell para lexuesit një pasuri të pakrahasueshme folklorike, jo vetëm për
Matin, por edhe për pasuritë folklorike kombëtare. Ja një kengë që flet për
ritin e prerjes së druve për dasëm, qe autori e ka mbledhur në fshati Burgajet:
“Çaf ka lulja çe qan me lot, / Drutë e saj po preten sojt, / N’dasht të qaj,
n’dasht mos të qajë, / Unë prej nanës do ta daj! Çaf ka lulja çe qan me lot, /
Drutë e saj po preten sojt, / N’dasht të qaj, n’dasht mos të qajë, / Unë prej
babës do ta daj! Siç shihet, mjetet artistike në këto kengë janë të thjeshta,
me figura stilistike rastësore, ato kuptohen mjaft qartë dhe janë tregues i
nivelit kulturor të kësaj treve. Karakteri ritual i këngëve të dasmës matjane
vazhdon me përgatitjen e mundshme të familjes dhe të afërmve për ditën e
dasmes, prandaj edhe kengët pasqyroni këto pergatitje. “Këto dasma t’shkofshi
mare, o dhanërr – o, / Si larushku si merr gardhë, o dhanërr - o, / Këto dasma
t’shkofshi mare, o dhanërr - o, / Posi gruni si bi n’arë, o dhanërr - o, / Do
ta korrim pale e pale, o dhanërr - o, / Do ta shimë në lame me kale, o dhanërr
- o, / Do ta shtimë nëpër hambarë, o
dhanërr - o, / Do ta hamë me pashallarë, o dhanërr - o”. Janë të shumta këngët
qe na sjell në kujtesë i mirënjohuri Dilaver Kurti, sepse në këtë libër zënë
vend edhe këngë mergimi, vaje, kenët e dashurisë e deri tek prozat popullore,
duke dhënë një material të pasur dhe një
kudër të komletuar të pasurive folklorike të trevës së Matit, të cilat në shumë
raste jan bërë objekt interpretimi nga këngëtarët më të njohur të kësaj krahine
si Feride Kurti, Esat Ruka, Fatmira Likmeta, Drita Suçi, Nezir Neli, Tomë
Gjergji, Ymer Toçi, Qamil Gjika, Avni Hoxha, Hysni Hysnelaj etj, të cilët i kanë
dhënë jetë ndër dekada kengës popullore dhe folklorike Matjane.
Për
vlerat e padiskutueshme që ka, libri i studiuesit të njohur Dilaver Kurti
“Folklor nga Mati” është një manual folklorik me vlera të veçanta që pasuron
traditën popullore dhe folklorike të Matit dhe hyn me dinjitet në radhën e
veprave më të mira të traditës sonë folklorike.